Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1CORINTHIANS 11

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    11:1 Mė imitoni mua, ashtu si unė jam imitues i Krishtit.

    11:2 Dhe unė po ju lavdėroj, vėllezėr, qė mė kujtoni nė tė gjitha gjėrat dhe i zbatoni porositė ashtu siē ua kam transmetuar.

    11:3 Por dua qė tė dini se kreu i ēdo njeriu ėshtė Krishti, edhe kreu i gruas ėshtė burri; edhe kreu i Krishtit ėshtė Perėndia.

    11:4 Ēdo burrė, kur lutet ose profetizon kokėmbuluar, turpėron kryet e tij.

    11:5 Edhe ēdo grua, qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saj, sepse ėshtė njėlloj sikur tė ishte e rruar.

    11:6 Sepse nė qoftė se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokėt; por nė qoftė se pėr gruan ėshtė turp tė qethet a tė rruhet, le tė mbulojė kryet.

    11:7 Sepse burri nuk duhet tė mbulojė kryet, sepse ėshtė shėmbėllimi dhe lavdia e Perėndisė, kurse gruaja ėshtė lavdia e burrit,

    11:8 sepse burri nuk ėshtė nga gruaja, por gruaja nga burri,

    11:9 edhe sepse burri nuk u krijua pėr gruan, por gruaja pėr burrin.

    11:10 Prandaj gruaja, pėr shkak tė engjėjve, duhet tė ketė njė shenjė pushteti mbi kryet.

    11:11 Gjithsesi nė Zotin as burri s`ėshtė pa gruan, as gruaja pa burrin,

    11:12 sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nėpėrmjet gruas, dhe ēdo gjė vjen nga Perėndia.

    11:13 Gjykoni ndėr veten tuaj. A i ka hije gruas t`i lutet Perėndisė pa u mbuluar?

    11:14 Po vetė natyra, a nuk ju mėson se, nė qoftė se njė burrė i mban flokėt tė gjata, kjo ėshtė ēnderim pėr tė?

    11:15 Por nė qoftė se gruaja i ka flokėt tė gjata, kjo ėshtė lavdi pėr tė, sepse flokėt i janė dhėnė asaj pėr mbulesė.

    11:16 Por nė qoftė se ndokush mendon tė kundėrshtojė, ne s`kemi zakon tė tillė, as kishat e Perėndisė.

    11:17 Por, duke porositur kėtė, unė nuk ju lavdėroj, se ju mblidheni, jo pėr mė tė mirėn, po pėr mė tė keqen.

    11:18 Para sė gjithash, sepse dėgjoj se kur bashkoheni nė asamble ka midis jush pėrēarje, dhe pjesėrisht e besoj.

    11:19 Sepse duhet tė ketė midis jush edhe grupime, qė tė njihen nė mes tuaj ata qė janė tė sprovuar.

    11:20 Kur mblidheni bashkė, pra, nė njė vend, kjo qė bėni nuk ėshtė pėr tė ngrėnė darkėn e Zotit,

    11:21 sepse, nė tė ngrėnėt, gjithėsecili merr darkėn e vet mė pėrpara; dhe njėri ka uri dhe tjetri ėshtė i dehur.

    11:22 A nuk keni, pra, shtėpi pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė? Apo pėrbuzni kishėn e Perėndisė dhe turpėroni ata qė s`kanė asgjė? Ēfarė t`ju them juve? T`ju lavdėroj? Pėr kėtė nuk ju lėvdoj.

    11:23 Sepse unė mora nga Zoti atė qė ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, nė atė natė qė po tradhtohej, mori bukėn

    11:24 dhe, si falėnderoi, e theu dhe tha: ``Merrni, hani; ky ėshtė trupi im qė ėshtė thyer pėr ju; bėni kėtė nė pėrkujtimin tim``.

    11:25 Gjithashtu, pas darkės, mori edhe kupėn, duke thėnė: ``Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim; bėni kėtė sa herė qė tė pini, nė pėrkujtimin tim``.

    11:26 Sepse sa herė tė hani nga kjo bukė ose tė pini nga kjo kupė, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai tė vijė.

    11:27 Prandaj ai qė ha nga kjo bukė ose pi nga kjo kupė e Zotit padenjėsisht, do tė jetė fajtor i trupit dhe i gjakut tė Zotit.

    11:28 Por secili tė shqyrtojė vetveten dhe kėshtu tė hajė nga buka e tė pijė nga kupa,

    11:29 sepse ai qė ha dhe pi padenjėsisht, ha dhe pi njė dėnim pėr veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.

    11:30 Pėr kėtė arsye ka nė mes jush shumė tė dobėt e tė sėmurė, dhe shumė vdesin.

    11:31 Sepse, po tė shqyrtonim veten tonė, nuk do tė gjykoheshim.

    11:32 Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, qė tė mos dėnohemi bashkė me botėn.

    11:33 Prandaj, o vėllezėrit e mi, kur mblidheni pėr tė ngrėnė, pritni njeri tjetrin.

    11:34 Dhe nė qoftė se dikush ka uri, le tė hajė nė shtėpi, qė tė mos mblidheni pėr dėnim. Dhe gjėrat e tjera, kur tė vij, do t`i rregulloj.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine