Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1KINGS 1

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    1:1 Tani mbreti David ishte plak dhe i shtyrė nė moshė dhe, megjithėse e mbulonin me rroba, nuk ngrohej dot.

    1:2 Prandaj shėrbėtorėt e tij thanė: "Tė kėrkohet pėr mbretin, zotėrinė tonė, njė vajzė e virgjėr qė ta ndihmojė atė, tė kujdeset pėr tė dhe tė flerė mbi gjirin e tij; kėshtu mbreti, zotėria jonė, do tė mund tė ngrohet.

    1:3 Atėherė kėrkuan nė tė gjithė territorin e Izraelit njė vajzė tė bukur dhe gjetėn Abishagin, Shunamiten, dhe e ēuan te mbreti.

    1:4 Vajza ishte shumė e bukur, kujdesej pėr mbretin dhe i shėrbente; por mbreti nuk e njohu.

    1:5 Adonijahut, birit tė Hagithit, i qe rritur mendja, dhe thoshte: "Do tė jem unė mbret!". Dhe gjeti qerre, kalorės dhe pesėdhjetė njerėz qė tė vraponin para tij.

    1:6 (I ati i tij nuk e kishte qortuar kurrė nė jetėn e tij, duke i thėnė: "Pse bėn kėshtu?". Edhe Adonijahu ishte shumė i bukur dhe kishte lindur mbas Absalomit).

    1:7 Ai u mor vesh me Joabin, birin e Tserujahut, dhe me priftin Abiathar, tė cilėt i vajtėn pas Adonijahut dhe e ndihmuan.

    1:8 Por prifti Tsadok, Benajathi, bir i Jehojadit, profeti Nathan, Shimei, Rei dhe trimat e Davidit nuk ishin me Adonijahun.

    1:9 Adonijahu flijoi dele, qe dhe viēa tė majmė pranė shkėmbit tė Zoheletit, qė ndodhet afėr kroit tė Rogelit dhe ftoi tė gjithė vėllezėrit e tij, bij tė mbretit, dhe tė gjithė njerėzit e Judės qė ishin nė shėrbim tė mbretit.

    1:10 Por nuk ftoi profetin Nathan, as Banajahun, as trimat, as Salomonin, vėllanė e tij.

    1:11 Atėherė Nathani i foli Bath-Shebės, nėnės sė Salomonit, dhe i tha: "Nuk ke dėgjuar qė Adonijahu, bir i Hagithit, ėshtė bėrė mbret, dhe Davidi, zotėria ynė, nuk e di aspak?

    1:12 Prandaj mė lejo tė tė jap njė kėshillė, qė tė shpėtosh jetėn tėnde dhe atė tė birit tėnd, Salomonit.

    1:13 Shko, hyr te mbreti David dhe i thuaj: "O mbret, o imzot, a nuk i je betuar vallė shėrbėtores sate duke thėnė: Biri yt Salomoni ka pėr tė mbretėruar pas meje dhe do tė ulet mbi fronin tim? Pse, pra, u bė mbret Adonijahu?".

    1:14 Pastaj, ndėrsa ti do tė jesh akoma duke folur me mbretin, unė do tė hyj pas teje dhe do tė mbėshtes fjalėt e tua".

    1:15 Kėshtu Bath-Sheba hyri nė dhomėn e mbretit. (Mbreti ishte shumė plak dhe shėrbehej nga Shunamitja, Abishagai).

    1:16 Bath-Sheba u pėrul dhe ra pėrmbys pėrpara mbretit. Mbreti i tha: "Ēfarė do?".

    1:17 Ajo iu pėrgjigj: "O imzot, ti i je betuar shėrbėtores sate nė emėr tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke thėnė: "Biri yt Salomoni ka pėr tė mbretėruar pas meje dhe do tė ulet mbi fronin tim".

    1:18 Tani pėrkundrazi Adonijahu ėshtė bėrė mbret dhe ti, o mbret, o imzot as nuk e di fare.

    1:19 Ai ka flijuar njė numėr tė madh qesh, viēash tė majmė dhe delesh; ka ftuar tėrė bijat e mbretit, priftin Abiathar dhe Joabin, komandantin e ushtrisė, por nuk ka ftuar Salomonin, shėrbėtorin tėnd.

    1:20 Tani sytė e tėrė Izraelit janė kthyer nga ti o mbret, o imzot, qė ti t`u tregosh atyre kush do tė ulet nė fronin e mbretit, zotit tim, mbas tij.

    1:21 Pėrndryshe ka pėr tė ndodhur qė kur mbreti, zotėria ime, do tė flerė me gjithė etėrit e tij, unė dhe biri im Salomon do tė trajtohemi si fajtorė".

    1:22 Ndėrsa ajo fliste akoma me mbretin, arriti profeti Nathan.

    1:23 Atėherė ia njoftuan mbretit ngjarjen, duke thėnė: "Ja profeti Nathan!". Ky hyri nė prani tė mbretit dhe u shtri para tij me fytyrėn pėr tokė.

    1:24 Nathani tha: "O mbret, o imzot, ndofta ke thėnė: "Adonijahu do tė mbretėrojė pas meje dhe do tė ulet mbi fronin tim"?

    1:25 Nė fakt sot ai zbriti dhe flijoi njė numėr tė madh qesh, viēash tė majmė dhe delesh, ftoi tėrė bijtė e mbretit, krerėt e ushtrisė dhe priftin Abiathar; dhe ja tani ata po hanė e pinė pėrpara tij dhe thonė: "Rroftė mbreti Adonijah".

    1:26 Por ai nuk mė ka ftuar mua, shėrbėtorin tėnd, as priftin Tsadok, as Benajahun, birin e Jehojadit, as Salomonin, shėrbėtorin tėnd.

    1:27 Kjo, a u bė pikėrisht nga mbreti, zoti im, pa i njoftuar shėrbėtorit tėnd kush do tė ulet nė fronin e mbretit, tė zotit tim, mbas tij?".

    1:28 Mbreti David, duke u pėrgjigjur, tha: "Thirrmėni Bath-Shebėn". Ajo hyri te mbreti dhe qėndroi mė kėmbė para tij.

    1:29 Mbreti u betua dhe tha: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti, i cili ka liruar jetėn time nga ēdo fatkeqėsi,

    1:30 unė do tė bėj sot pikėrisht atė qė tė jam betuar pėr Zotin, Perėndinė e Izraelit, duke thėnė: "Biri yt Salomon ka pėr tė mbretėruar pas meje dhe do tė ulet mbi fronin tim nė vendin tim"".

    1:31 Bath-Sheba u pėrul me fytyrėn pėr tokė, ra pėrmbys para mbretit dhe tha: "O Zot, bėj qė mbreti David tė jetojė pėrjetė!".

    1:32 Pastaj mbreti David tha: "Thirrmėni priftin Tsadok, profetin Nathan dhe Benajahun, birin e Jehojadit". Ata erdhėn nė prani tė mbretit.

    1:33 Mbreti u tha atyre: "Merrni me vete shėrbėtorėt e zotit tuaj, e hipeni birin tim Salomon mbi mushkėn time dhe e zbrisni nė Gihon.

    1:34 Atje prifti Tsadok dhe profeti Nathan ta vajosin mbret tė Izraelit. Pastaj i bini borisė dhe thoni: "Rroftė mbreti Salomon!".

    1:35 Do tė shkoni, pra, pas tij dhe ai do tė vijė tė ulet mbi fronin tim dhe do tė mbretėrojė nė vendin tim, sepse e kam bėrė princ tė Izraelit dhe tė Judės".

    1:36 Benajahu, bir i Jehojadit, iu pėrgjigj mbretit duke thėnė: "Amen! Kjo ėshtė edhe dėshira e Zotit, Perėndisė sė mbretit zotit tim!

    1:37 Ashtu si ka qenė Zoti me mbretin, zotin tim, kėshtu qoftė me Salomonin dhe e bėftė fronin tim mė tė madh se froni i mbretit David, i zotit tim!".

    1:38 Atėherė prifti Tsadok, profeti Nathan, Benajahu, bir i Jehojadit, Kerethejtė dhe Pelethejtė, dolėn e hipėn Salomonin mbi mushkėn e mbretit David dhe e ēuan nė Gihon.

    1:39 Prifti Tsadok mori bririn e vajit nga tabernakulli dhe vajosi Salomonin. Pastaj i ranė borisė dhe tėrė populli tha: "Rroftė mbreti Salomon!".

    1:40 Pastaj tėrė populli shkoi pas tij, duke u rėnė fyejve dhe duke ndjerė njė gėzim tė madh aq sa toka dukej se po ēohej nga brohoritjet e tyre.

    1:41 Adonijahu dhe tėrė tė ftuarit e tij, ndėrsa po mbaronin sė ngrėni, dėgjuan zhurmė; dhe kur Joabi dėgjoi zėrin e borisė, ai tha: "Ē`ėshtė kjo zhurmė e madhe qė vjen nga qyteti?".

    1:42 Ndėrsa vazhdonte tė fliste, ja qė arriti Jonathani, bir i priftit Abiathar. Adonijahu i tha: "Hyr, ti je njė trim dhe me siguri sjell lajme tė mira".

    1:43 Jonathani iu pėrgjigj Adonijahut dhe tha: "Aspak! Mbret Davidi, zoti ynė, bėri mbret Salomonin.

    1:44 Ai nisi me tė priftin Tsadok, profetin Nathan, Benajahun, birin e Jehojadės, Kerethejtė dhe Pelethejtė, qė e hipėn mbi mushkėn e mbretit.

    1:45 Kėshtu prifti Tsadok dhe profeti Nathan e vajosėn mbret nė Gibon, dhe qė andej janė nisur tė gjithė tėrė gėzim dhe tėrė qyteti po zien. Kjo ėshtė zhurma qė keni dėgjuar.

    1:46 Pėrveē kėsaj Salomoni ėshtė ulur nė fronin e mbetėrisė.

    1:47 Dhe shėrbėtorėt e mbretit kanė vajtur tė urojnė mbretin David, zotėrinė tonė, duke thėnė: "Perėndia yt e bėftė emrin e Salomonit mė tė lavdishėm se yti dhe e bėftė fronin e tij mė tė madh se yti!". Pastaj mbreti ra pėrmbys mbi shtrat,

    1:48 dhe tha gjithashtu: "Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia i Izraelit, qė sot uli njė njeri mbi fronin tim, duke u lejuar syve tė mi ta shikojnė"".

    1:49 Atėherė tėrė tė ftuarve tė Adonijahut u hyri tmerri, ata u ngritėn dhe ikėn secili nė rrugėn e tij.

    1:50 Adonijahu, duke pasur frikė nga Salomoni, u ngrit dhe shkoi tė kapet nė brirėt e altarit.

    1:51 Kėtė ia thanė Salomonit: "Ja, Adonijahu ka frikė nga mbreti Salomon dhe ėshtė kapur te brirėt e altarit, duke thėnė: "Mbreti Salomon tė mė betohet sot qė nuk do ta bėjė tė vdesė nga shpata shėrbėtorin e tij"".

    1:52 Salomoni u pėrgjigj: "Nė qoftė se tregohet njeri i drejtė, nuk do t`i bjerė nė tokė as edhe njė fije floku, por nė rast se tek ai gjendet ndonjė ligėsi, ai ka pėr tė vdekur".

    1:53 Kėshtu mbreti Salomon dėrgoi njerėz ta zbrisnin nga altari. Ai erdhi pastaj tė bjerė pėrmbys pėrpara mbretit Salomon dhe ky i tha: "Shko nė shtėpinė tėnde".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine