Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1SAMUEL 13

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    13:1 Sauli ishte tridhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė; dhe mbasi mbretėroi dy vjet mbi Izraelin,

    13:2 ai zgjodhi tre mijė ushtarė tė Izraelit: dy mijė rrinin me tė nė Mikmash dhe nė krahinėn malore tė Betelit; dhe njė mijė me Jonathanin nė Gibeah tė Beniaminit; e ktheu prapa pjesėn tjetėr tė popullit, secili shkoi nė ēadrėn e vet.

    13:3 Jonathani e mundi garnizonin e Filistejve qė ndodhej nė Geba, dhe Filistejtė e mėsuan kėtė ngjarje; Atėherė Sauli urdhėroi qė t`u binin borive nė tėrė vendin, duke thėnė: "Le ta dijnė Hebrenjtė!".

    13:4 Dhe nė tėtė Izraelin filluan tė thonė: "Sauli mundi garnizonin e Filistejve dhe Izraeli tani urrehet nga Filistejtė". Kėshtu populli u thirr nė Gilgal pėr tė shkuar pas Saulit.

    13:5 Edhe Filistejtė u mblodhėn pėr tė luftuar kundėr Izraelit, me tridhjetė mijė qerre, gjashtė mijė kalorės dhe shumė njerėz, si rėra nė bregun e detit. Ata u nisėn pra, dhe u vendosėn nė Mikmash, nė lindje tė Beth-Avenit.

    13:6 Kur Izraelitėt e panė se ishin nė rrezik (pse populli u gjend ngushtė), u fshehėn nė shpella, nė gėmusha, ndėr shkėmbinj, nė guva dhe nė hauze.

    13:7 Disa Hebrenj kaluan Jordanin pėr tė vajtur nė vendin e Gadit dhe tė Galaadit. Sauli ishte akoma nė Gilgal dhe tėrė populli shkonte pas tij duke u dridhur.

    13:8 Ai priti shtatė ditė simbas kohės sė caktuar nga Samueli; por Samueli nuk po vinte nė Gilgal dhe populli kishte filluar tė shpėrndahej larg tij.

    13:9 Atėherė Sauli tha: "Mė sillni olokaustin dhe flijimet e falenderimit". Pastaj ofroi olokaustin.

    13:10 Sapo kishte mbaruar sė ofruari olokaustin, kur erdhi Samueli; dhe Sauli i doli pėrpara pėr ta pėrshėndetur.

    13:11 Por Samueli i tha: "Ēfarė bėre kėshtu?". Sauli u pėrgjegj: "Kur pashė qė populli po shpėrndahej larg meje, qė ti nuk kishe arritur ditėn e caktuar dhe qė Filistejtė po mblidheshin nė Mikmash, thashė me vete:

    13:12 "Tani Filistejtė do tė mė sulen nė Gilgal dhe unė akoma nuk i jam lutur Zotit". Prandaj e mblodha veten dhe ofrova olokastin".

    13:13 Atėherė Samueli i tha Saulit: "Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdhėrimin qė Zoti, Perėndia yt, tė kishte dhėnė. Nė fakt Zoti do tė vendoste pėr gjithnjė mbretėrinė tėnde mbi Izraelin.

    13:14 Tani pėrkundrazi mbretėria jote nuk ka pėr tė vazhduar, Zoti ka kėrkuar njė njeri simbas zemrės sė tij, dhe Zoti e ka caktuar princ tė populli tė tij, sepse ti nuk ke respektuar atė qė Zoti tė pati urdhėruar".

    13:15 Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali nė Gibeah tė Beniaminit, dhe Sauli kaloi nė revistė popullin qė gjendej me tė; ishin rreth gjashtė qind veta.

    13:16 Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njerėzit qė mbetėn me ta qėndruan nė Gibeah tė Beniaminit, ndėrsa Filistejtė ishin vendosur nė Mikmash.

    13:17 Pastaj nga kampi i Filistejve dolėn disa cuba, tė ndarė nė tri grupe: njeri grup mori udhėn nė drejtim tė Ofrahut, drejt vendit tė Shualit;

    13:18 njė grup tjetėr u fut nė rrugėn e Beth-Horonit; grupi i tretė mori rrugėn e kufirit qė sundon luginėn e Tseboimit, nė drejtim tė shkretėtirės.

    13:19 Nė tėrė vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe njė kovaē, sepse Filistejtė thonin: "Hebrenjtė tė mos prodhojnė shpata ose shtiza".

    13:20 Kėshtu tėrė Izraelitėt shkonin te Filistejtė pėr tė mprehur kush plorin, kush sėpatėn, kush belin.

    13:21 Ēmimi pėr mprehje ishte njė pim pėr belin, pėr sėpatėn, pėr sfurkun, pėr rregullimin e hostenėve.

    13:22 Kėshtu ditėn e betejės nuk shihje as shpatė, as shtizė nė duart e tėrė njeėzve qė ishin me Saulin dhe me Jonathanin, ato i kishin vetėm Sauli dhe Jonathani, bir i tij.

    13:23 Garnizoni i Filistejve doli pastaj dhe u drejtua nga qafa e Mikmashit.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine