Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1SAMUEL 8

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    8:1 Kur Samueli u plak emėroi bijtė e tij si gjyqtarė tė Izraelit.

    8:2 I parėlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit nė Beer-Sheba.

    8:3 Por bijtė e tij nuk ndoqėn shembėllin e tij, u larguan nga rruga e drejtė duke siguruar fitime tė palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtėsinė.

    8:4 Atėherė tėrė pleqtė e Izraelit u mblodhėn, erdhėn te Samueli nė Ramah,

    8:5 dhe i thanė: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtė e tu nuk ndjekin gjurmėt e tua; prandaj cakto mbi ne njė mbret qė tė na qeverisė ashtu siē ndodh nė tė gjitha kombet".

    8:6 Por kjo nuk i pėlqeu Samuelit, sepse ata kishin thėnė: "Na jep njė mbret qė tė na qeverisė". Prandaj Samueli iu lut Zotit.

    8:7 Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dėgjo zėrin e popullit pėr tė gjitha ato qė tė thotė, sepse ata nuk tė kanė hedhur poshtė ty, por kanė hedhur poshtė mua, me qėllim qė unė tė mos mbretėroj mbi ta.

    8:8 Sillen me ty, ashty siē kanė bėrė gjithnjė nga dita qė i nxora nga Egjipti e deri mė sot: mė kanė braktisur pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera.

    8:9 Tani, pra, dėgjo kėrkesėn e tyre, por lajmėroi solemnisht dhe shpallju tė drejtat e mbretit qė do tė sundojė mbi ta".

    8:10 Kėshtu Samueli i tregoi tėrė fjalėt e Zotit drejtuar popullit qė i kėrkonte njė mbret.

    8:11 Dhe tha: "Kėto do tė jenė tė drejtat e mbretit qė do tė mbretėrojė mbi ju. Ai do t`i marrė bijtė tuaj dhe do t`i caktojė nė qerret e tij, me qėllim qė tė bėhen kalorės tė tij dhe tė vrapojnė pėrpara qerreve;

    8:12 pėr t`i bėrė ata kapidanė tė mijėshėve dhe tė pesėdhjetėshėve, pėr t`i vėnė ata t`i lėrojnė arat, t`i korrin tė lashtat, t`i prodhojnė armė lufte dhe vegla pėr qerret e tij.

    8:13 Do tė marrė bijat tuaja pėr t`i bėrė parfumiere, gjellbėrėse dhe furrtare.

    8:14 Do tė marrė arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; mė tė mirat qė keni, pėr t`ua dhėnė eunukėve dhe shėrbėtorėve tė tij.

    8:15 Do tė marrė tė dhjetėn e farėrave dhe tė vreshtave tuaja pėr t`ua dhėnė eunukėve dhe shėrbėtorėve tė tij.

    8:16 Do tė marrė shėrbėtorėt, shėrbėtoret, tė rinjtė tuaj mė tė mirė dhe gomarėt qė keni pėr t`i pėrdorur nė punimet e tij.

    8:17 Do tė marrė edhe tė dhjetėn e kopeve tuaja, dhe ju do tė jeni skllevėrit e tij.

    8:18 Atė ditė ju do tė ulėrini pėr shkak tė mbretit qė keni pėr vete, por Zoti nuk do t`ju pėrgjigjet".

    8:19 Me gjithatė populli nuk deshi t`i dėgjojė fjalėt e Samuelit dhe tha: "Jo, do tė kemi njė mbret mbi ne.

    8:20 Kėshtu do tė jemi edhe ne si gjithė kombet; mbreti ynė do tė na qeverisė, do tė na dalė nė krye dhe do tė luftojė nė betejat tona".

    8:21 Samueli i dėgjoi tėrė fjalėt e popullit dhe ia tregoi Zotit.

    8:22 Zoti i tha Samuelit: "Dėgjoje kėrkesėn e tyre dhe cakto njė mbret mbi ta". Atėherė Samueli u tha njerėzve tė Izraelit: "Secili tė kthehet nė qytetin e tij".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine