Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2CHRONICLES 5

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    5:1 Kėshtu u pėrfundua tėrė puna qė Salomoni kishte urdhėruar pėr shtėpinė e Zotit. Atėherė Salomoni solli tėrė gjėrat qė i ati kishte shenjtėruar: argjendin, arin dhe tė gjitha veglat, dhe i futi nė thesaret e shtėpisė sė Perėndisė.

    5:2 Atėherė Salomoni mblodhi nė Jeruzalem pleqtė e Izraelit dhe tė gjithė krerėt e fiseve, princat e familjeve atėrore tė bijve tė Izraelit, pėr ta ēuar lart arkėn e besėlidhjes tė Zotit nga qyteti i Davidit, domethėnė nga Sioni.

    5:3 Tėrė burrat e Izraelit u mblodhėn rreth mbretit pėr festėn qė binte nė muajin e shtatė.

    5:4 Kėshtu tėrė pleqtė e Izraelit erdhėn dhe Levitėt morėn arkėn.

    5:5 Ata e ēuan lart arkėn, ēadrėn e mbledhjes dhe tė gjitha pėrdorėset e shenjta qė ndodheshin nė ēadėr. Kėto gjėra i mbartėn priftėrinjtė dhe Levitėt.

    5:6 Mbreti Salomon dhe tėrė asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u grumbulluan rreth arkės dhe flijuan njė sasi kaq tė madhe dhensh dhe lopėsh qė nuk mund tė numėroheshin as tė llogariteshin.

    5:7 Priftėrinjtė e ēuan pastaj arkėn e besėlidhjes tė Zotit nė vendin e vet, nė shenjtėroren e tempullit, nė vendin shumė tė shenjtė, nėn krahėt e kerubinėve.

    5:8 Nė fakt kerubinėt i shtrinin krahėt mbi vendin e arkės dhe mbulonin nga lart arkėn dhe shufrat e saj.

    5:9 Shufrat ishin aq tė gjata sa qė skajet e tyre nė arkė mund tė shiheshin pėrballė vendit shumė tė shenjtė, por nuk dukeshin nga jashtė. Ato kanė mbetur atje deri ditėn e sotme.

    5:10 Nė arkė nuk kishte asgjė tjetėr veē dy pllakave qė Moisiu kishte vendosur nė malin Horeb, kur Zoti lidhi njė besėlidhje me bijtė e Izraelit, kur kėta kishin dalė nga Egjipti.

    5:11 Tani, ndėrsa priftėrinjtė dilnin nga vendi i shenjtė (tėrė priftėrinjtė e pranishėm nė tė vėrtetė ishin shenjtėruar pa respektuar rendin e klasave,

    5:12 dhe tėrė Levitėt kėngėtarė, Asafi, Hemani, Jeduthuni, bijtė dhe vėllezėrit e tyre, tė veshur me li tė bardhė, me cembale, harpa dhe qeste nė dorė rrinin mė kėmbė nė lindje tė altarit, dhe bashkė me ta njėqind e njėzet priftėrinjtė qė u binin borive)

    5:13 dhe kur trumbetarėt dhe kėngėtarėt si njė njeri i vetėm bėnė tė dėgjohet bashkarisht zėri i tyre pėr tė lėvduar dhe pėr tė kremtuar Zotin dhe e ngritėn zėrin nė tingullin e borive, tė cembaleve dhe tė veglave tė tjera muzikore dhe lėvduan Zotin: "Sepse ėshtė i mirė, sepse mirėsia e tij vazhdon nė pėrjetėsi", ndodhi qė shtėpia, shtėpia e Zotit, u mbush me njė re,

    5:14 dhe priftėrinjtė nuk mundėn tė rrinin pėr tė shėrbyer pėr shkak tė resė, sepse lavdia e Zotit mbushte shtėpinė e Perėndisė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine