Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2KINGS 19

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    19:1 Kur mbreti Ezekia dėgjoi kėto gjėra, grisi rrobat e tij, u mbulua me njė thes dhe hyri nė shtėpinė e Zotit.

    19:2 Pastaj dėrgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnan, sekretarin, dhe pleqtė e priftėrinjve, tė mbuluar me thasė, te profeti Isaia, bir i Amotsit.

    19:3 Ata i thanė: "Kėshtu thotė Ezekia: "Kjo ėshtė njė ditė ankthi, ndėshkimesh dhe turpi, sepse bijtė janė duke lindur, por nuk ka forcė pėr t`i pjellė.

    19:4 Ndofta Zoti, Perėndia yt, ka dėgjuar tėrė fjalėt e Rabshakehut, qė mbreti i Asirisė, zotėria e tij, ka dėrguar pėr tė fyer Perėndinė e gjallė, dhe do ta dėnojė pėr shkak tė fjalėve qė Zoti, Perėndia yt, ka dėgjuar. Larto, pra, njė lutje pėr atė qė mbetet akoma"".

    19:5 Kėshtu shėrbėtorėt e mbretit Ezekia shkuan tek Isaia.

    19:6 Dhe Isaia u tha atyre: "Kėtė do t`i thoni zotėrisė suaj: Kėshtu thotė Zoti: "Mos u tremb nga fjalėt qė dėgjove, me tė cilat shėrbėtorėt e mbretit tė Asirisė mė kanė fyer.

    19:7 Ja, unė do tė dėrgoj mbi tė njė frymė dhe sa tė dėgjojė ndonjė lajm, do tė kthehet nė vendin e tij; dhe nė vendin e tij unė do ta bėj qė tė bjerė nga shpata"".

    19:8 Kėshtu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisė qė rrethonte Libnahun, sepse kishte mėsuar qė ai qe nisur nga Lakishi.

    19:9 Por ai mori lajme nga Tirhakahu, mbret i Etiopisė, tė cilat thonin: "Ja, ai lėvizi pėr tė luftuar kundėr teje". Atėherė i dėrgoi pėrsėri lajmėtarė Ezekias, duke i thėnė:

    19:10 "Do t`i flisni kėshtu Ezekias, mbretit tė Judės, duke i thėnė: "Mos e lėr qė Perėndia yt, tek i cili ke besim, tė tė mashtrojė duke thėnė: Jeruzalemi nuk do tė jepet nė duart e mbretit tė Asirisė.

    19:11 Ja, ti ke dėgjuar atė qė mbretėrit e Asirisė u kanė bėrė tėrė vendeve, duke vendosur shkatėrrimin e tyre. A do tė shpėtoje ti vetėm?

    19:12 A i kanė ēliruar, vallė perėnditė e kombeve ata qė etėrit e mi kanė shkatėrruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtė e Edenit qė ishin nė Telasar?

    19:13 Ku janė mbreti i Hamathit, mbret i Arpadit dhe mbreti i qytetit tė Sefarvaimit, tė Henas dhe tė Ivahut?".

    19:14 Ezekia e mori letrėn nga duart e lajmėtarėve dhe e lexoi; pastaj shkoi nė shtėpinė e Zotit dhe e shtriu para Zotit.

    19:15 Pastaj Ezekia filloi tė lutet para Zotit duke thėnė: "O Zot, Perėndia i Izraelit, qė ulesh mbi kerubinėt, ti je Perėndia, i vetmi, i tė tėra mbretėrive tė tokės. Ti ke bėrė qiejtė dhe tokėn.

    19:16 Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko! Dėgjo fjalėt e Senakeribit, qė ka dėrguar kėtė njeri pėr tė fyer Perėndinė e gjallė!

    19:17 Éshtė e vėrtetė, o Zot, qė mbretėrit e Asirisė kanė shkatėrruar kombet dhe vendet e larta,

    19:18 kanė hedhur nė zjarr perėnditė e tyre, sepse ato ishin perėndi, por vepėr e duarve tė njerėzve, dru dhe gur; prandaj i shkatėrruan.

    19:19 Por tani, o Zot, na shpėto, tė lutem, nga duart e tij, me qėllim qė tėrė mbretėritė e tokės tė dinė qė ti vetėm, o Zot, je Perėndia".

    19:20 Atėherė Isaia, bir i Amotsit, dėrgoi t`i thotė Ezekias: "Kėshtu flet Zoti, Perėndi i Izraelit: "Dėgjova lutjen qė ti me drejtove pėr Senakeribin, mbretin e Asirisė.

    19:21 Kjo ėshtė fjala qė Zoti ka shqiptuar kundėr atij: Bija e virgjėr e Sionit tė pėrbuz dhe tallet me ty; bija e Jeruzalemit tund kokėn prapa teje.

    19:22 Cilin ke fyer dhe poshtėruar? Kundėr kujt ke ngritur zėrin dhe sytė me arogancė? Kundėr tė Shenjtit tė Izraelit!

    19:23 Me anė tė lajmėtarėve tė tu ke fyer Zotin dhe ke thėnė: "Me morinė e qerreve tė mia kam hipur nė majė tė maleve nė skutat e Libanit. Do tė rrėzoj kedrat e tij mė tė larta dhe qiparisat e tij mė tė bukur; do tė arrij nė strehimin e tij mė tė thellė, nė pjesėn mė tė harlisur tė pyllit.

    19:24 Unė kam gėrmuar dhe kam pirė ujėra tė huaja; me shputėn e kėmbėve tė mia kam tharė tėrė lumenjtė e Egjiptit".

    19:25 A nuk ke dėgjuar, vallė, qė prej njė kohe tė gjatė kam pėrgatitur kėtė gjė dhe prej kohėrave tė lashta e kam hartuar planin? Dhe tani e solla punėn qė tė ndodhė kjo: qė ti t`i katandisėsh nė njė grumbull gėrmadhash qytetet e fortifikuara.

    19:26 Prandaj banorėt e tyre tė cilėve u mungonte forca, ishin tmerruar dhe e kishin humbur torruan; ishin si bari i fushave, si bari i blertė, si bari mbi ēatitė, qė digjet para se tė rritet.

    19:27 Por unė e di se si ulesh, si del dhe si hyn dhe bile tėrbimin tėnd kundėr meje.

    19:28 Me qenė se tėrbimi yt kundėr meje dhe arroganca jote kanė arritur nė veshėt e mi, do tė tė vė unazėn time nė fejzat e hundės, frerin tim te goja, dhe do tė tė kthej nė rrugėn nėpėr tė cilėn ke ardhur".

    19:29 Kjo ka pėr tė qenė shenja pėr ty: Sivjet do tė hani atė qė rritet vetė, vitin e dytė atė qė prodhon ai; por vitin e tretė do tė mbillni dhe do tė korrni, do tė mbillni vreshta dhe do tė hani frytin e tyre.

    19:30 Pjesa tjetėr e bėmave e shtėpisė sė Judės qė do tė shpėtojė, ka pėr tė vazhduar tė lėshojė rrėnjė poshtė dhe tė prodhojė fryte lart.

    19:31 Sepse nga Jeruzalemi ka pėr tė dalė njė pakicė dhe nga mali i Sionit ata qė kanė shpėtuar. Zelli i Zotit tė ushtrive do ta bėjė kėtė.

    19:32 Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr mbretin e Asirisė: "Ai nuk ka pėr tė hyrė nė kėtė qytet as ka pėr tė hedhur shigjeta, nuk ka pėr t`i dalė pėrpara me mburoja as ka pėr tė ndėrtuar ndonjė ledh kundėr tij.

    19:33 Ai do tė kthehet nėpėr rrugėn qė ndoqi kur erdhi dhe nuk ka pėr tė hyrė nė kėtė qytet, thotė Zoti.

    19:34 Unė do ta mbroj kėtė qytet pėr ta shpėtuar, pėr dashurinė qė kam ndaj vetes dhe pėr dashurinė e Davidit, shėrbėtorit tim".

    19:35 Atė natė ndodhi qė engjėlli i Zotit doli dhe vrau nė kampin e Asirėve njėqind e tetėdhjetė e pesė mijė njerėz; kur njerėzit u ngritėn nė mėngjes, ja tė gjithė ishin bėrė kufoma.

    19:36 Atėherė Senakeribi, mbret i Asirisė, ngriti ēadrat, u nis e u kthye nė shtėpi, dhe mbeti nė Ninivė.

    19:37 Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po adhuronte nė shtėpinė e perėndisė sė tij Nisrok, bijtė e tij Adrameleku dhe Sharetseri e vranė me goditje tė shpatės; pastaj u strehuan nė vendin e Araratit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Esarhadoni.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine