Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2KINGS 3

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    3:1 Jehorami, bir i Ashabit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari vitin e tetėmbėdhjetė tė Jozafatit, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi dymbėdhjetė vjet me radhė.

    3:2 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, por jo si i ati i tij dhe nėna e tij, sepse hoqi shtyllėn e Baalit, tė ndėrtuar nga i ati.

    3:3 Megjithatė ai mbeti i lidhur me mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, qė e kishte bėrė Izraelin tė mėkatojė, dhe nuk u shkėput nga ato.

    3:4 Mesha, mbret i Moabit, ishte njė rritės dhensh dhe i paguante mbretit tė Izraelit njė haraē prej njėqind mijė qengjash dhe leshin e njėqind mijė deshve.

    3:5 Por me vdekjen e Ashabit, mbretit tė Moabit u rebelua kundėr mbretit tė Izraelit.

    3:6 Atėherė mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe kėrkoi tė mblidhet tėrė Izraeli;

    3:7 pastaj u nis dhe i ēoi fjalė Jozafatit, mbretit tė Judės: "Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundėr meje; a do tė vish me mua pėr tė luftuar kundėr Moabit?". Ai u pėrgjigj: "Do tė vij, ki besim tek unė ashtu si ke besim tek vetja jote, te populli im ashtu si te populli yt, te kuajt e mi ashtu si te kuajt e tu".

    3:8 Pastaj pyeti: "Nėpėr ēfarė rruge do tė shkojmė?". Jehorami u pėrgjigj: "Nga rruga e shkretėtirės sė Edomit".

    3:9 Kėshtu mbreti i Izraelit, mbreti i Judės dhe mbreti i Edomit filluan marshimin; mbasi ecėn pėrqark shkretėtirės shtatė ditė, filloi t`i mungojė uji ushtrisė dhe kafshėve qė e ndiqnin.

    3:10 Atėherė mbreti i Izraelit tha: "Sa keq! Zoti i ka thirrur bashkė kėta tre mbretėr pėr t`i dorėzuar nė duart e Moabit!".

    3:11 Por Jozafati pyeti: "A ka kėtu ndonjė profet tė Zotit me anė tė tė cilit mund tė kėshillohemi me Zotin?". Njėri nga shėrbėtorėt e mbretit tė Izraelit u pėrgjigj dhe tha: "Kemi kėtu Eliseun, birin e Shafatit, i cili derdhte ujė mbi duart e Elias".

    3:12 Jozafati tha: "Fjala e Zotit ėshtė me tė". Kėshtu mbreti i Izraelit, Jozafati dhe mbreti i Edomit zbritėn drejt tij.

    3:13 Por Eliseu i tha mbretit tė Izraelit: "Ē`punė kam unė me ty? Shko te profetėt e atit tėnd dhe tė nėnės sate!". Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj: "Jo, sepse Zoti i ka thirrur bashkė tė kėta tre mbretėr pėr t`i dorėzuar nė duart e Moabit".

    3:14 Atėherė Eliseu tha: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti i ushtrive, nė prani tė tė cilit ndodhem unė, po tė mos ishte pėr respektin qė kam pėr Jozafatin, mbretin e Judės, nuk do tė isha kujdesur aspak pėr ty dhe nuk do tė tė kisha begenisur as edhe me njė shikim.

    3:15 Por tani mė sillni njė muzikant". Por ndodhi qė, ndėrsa muzikanti i binte harpės, dora e Zotit u ndodh mbi Eliseun.

    3:16 Atėherė ai tha: "Kėshtu flet Zoti: "Gėrmoni shumė gropa nė kėtė luginė".

    3:17 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ju nuk do tė shihni as erė, as shi; megjithatė kjo luginė do tė mbushet me ujė; dhe do tė pini ju, bagėtia juaj dhe kafshėt tuaja tė transportit.

    3:18 Por kjo ėshtė akoma pak nė sytė e Zotit, sepse ai do t`ju japė nė dorė edhe Moabin.

    3:19 Ju do tė shkatėrroni tė gjitha qytetet e fortifikuara dhe tė gjitha qytetet mė tė mira, do tė rrėzoni tė gjithė drurėt e mirė, do tė zini tė gjitha burimet e ujit dhe do tė shkatėrroni me gurė tė gjitha parcelat e mira tė tokės"".

    3:20 Tė nesėrmen, nė orėn nė tė cilėn ofrohet blatimi i ushqimit, ja qė erdhi uji nga ana e Edomit dhe vendi u mbush plot me ujė.

    3:21 Tėrė Moabitėt, qė mėsuan qė kėta mbretėr kishin dalė pėr tė bėrė luftė, mblodhėn tėrė ata qė ishin nė gjendje tė mbanin armė, tė rinj dhe pleq, dhe u rreshtuan nė kufi.

    3:22 Kur u ngritėn nė mėngjes herėt, dielli shndriste mbi ujėrat; atėherė Moabitėt panė para tyre ujėrat tė kuqė si gjak;

    3:23 dhe thanė: "Po ky ėshtė gjak! Me siguri kėta mbretėr janė pėrleshur dhe kanė vrarė njeri tjetrin. Kėshtu, pra, o Moab, tė bėjmė plaēkė!".

    3:24 Kėshtu u sulėn drejt kampit tė Izraelit; por Izaelitėt u ngritėn dhe i vunė pėrpara Moabitėt, qė ia mbathėn para tyre. Hynė pastaj nė vend dhe vazhduan t`i vrasin Moabitėt.

    3:25 Shkatėruan qytetet; ēdo copė tokė tė mirė e mbushėn me gurė, duke hedhur secili gurin e tij; i zunė tė gjitha burimet e ujit dhe prenė tėrė drurėt e mirė. Nė Kir-Hareseth mbetėn vetėm gurėt, por hobetarėt e rrethuan dhe e sulmuan.

    3:26 Mbreti i Moabit, duke parė qė beteja ishte tepėr e fortė pėr tė, mori me vete shtatėqind veta qė vringėllonin shpatat, pėr tė ēarė rrugėn deri te mbreti i Edomit; por nuk mundėn.

    3:27 Atėherė ai mori tė parėlindurin e tij qė do tė mbretėronte nė vend tė tij, dhe e ofroi si olokaust mbi muret. Pati atėherė njė zemėrim tė madh kundėr atyre Izraelitėve qė u larguan nga ai dhe u kthyen nė vendin e tyre.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine