Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2KINGS 9

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    9:1 Atėherė profeti Eliseu thirri njė nga dishepujt e profetėve dhe i tha: "Ngjesh brezin, merr me vete kėtė enė tė vogėl me vaj dhe shko nė Ramoth tė Galaadit.

    9:2 Kur tė arrish aty, kėrko tė takosh Jehun, birin e Jozafatit, qė ėshtė bir i Nimshit; hyrė nė dhomė, merre nga mesi i vėllezėrve tė tij dhe ēoje nė njė dhomė tė veēantė.

    9:3 Do tė marrėsh pastaj enėn e vogėl me vaj dhė do ta derdhėsh mbi kokėn e tij, duke thėnė: Kėshtu thotė Zoti: "Unė tė vajos mbret tė Izraelit". Pastaj hape portėn dhe mbathja pa humbur kohė".

    9:4 Atėherė i riu, shėrbėtori i profetit, u nis pėr nė Ramoth tė Galaadit.

    9:5 Kur arriti aty, i gjeti kapitenėt e ushtarėt tė ulur bashkė dhe tha: "Kam njė kumtesė pėr ty, o kapiten". Jehu e pyeti: "Pėr cilin prej nesh?". Ai u pėrgjigj: "Pėr ty, kapiten".

    9:6 Atėherė u ngrit dhe hyri nė shtėpi; i riu i derdhi vajin mbi kryet, duke i thėnė: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: "Unė tė vajos mbret tė popullit tė Zotit, tė Izraelit.

    9:7 Ti do tė godasėsh shtėpinė e Ashabit, zotit sate, kėshtu do tė marr hak pėr gjakun qė kanė derdhur profetėt, shėrbėtorė tė mi, dhe pėr gjakun e tėrė shėrbėtorėve tė Zotit, qė ėshtė derdhur nga dora e Jezebelit.

    9:8 Tėrė shtėpia e Ashabit do tė shuhet dhe unė do tė shfaros nga kjo shtėpi tėrė meshkujt, skllevėr apo tė lirė, qė janė nė Izrael.

    9:9 Kėshtu do ta katandis shtėpinė e Ashabit si shtėpinė e Joreboamit, birit tė Nebatit, dhe si atė tė Baashas, birit tė Ahijahut.

    9:10 Qentė do tė hanė Jezebelin nė fushėn e Jezreelit, dhe nuk do tė ketė njeri qė ta varrosė"". Pastaj i riu hapi portėn dhe iku me vrap.

    9:11 Kur Jehu doli nga shėrbėtorėt e zotit tė tij, njė nga kėta e pyeti: "A shkon ēdo gjė mirė? Pse ai i marrė erdhi te ty?". Ai u pėrgjigj: "Ju e njihni njeriun dhe fjalėt e tij!".

    9:12 Por ata thanė: "S`ėshtė e vėrtetė! Na e thuaj, pra!". Jehu u pėrgjigj: "Ai mė tha kėshtu e ashtu, duke deklaruar: Kėshtu thotė Zoti: "Unė tė vajos mbret tė Izraelit"".

    9:13 Atėherė ata shpejtuan tė merrnin secili mantelin e tij dhe ta shtrijnė poshtė tij nė po ato shkallėza; pastaj i ranė borisė dhe thanė: "Jehu ėshtė mbret!".

    9:14 Kėshtu Jehu, bir i Josafatit, qė ishte i biri i Nimshit, kurdisi njė komplot kundėr Joramit. (Por Jorami, me tėrė Izraelin, ishte duke mbrojtur Ramothin e Galaadit kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė;

    9:15 pastaj mbreti Joram ishte kthyer nga Jezreeli pėr tė shpėtuar plagėt qė i kishin shkaktuar Sirėt ndėrsa luftonte kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė). Jehu tha: "Nė rast se mendoni nė tė njėjtėn mėnyrė, asnjeri tė mos dalė nga qyteti pėr tė njoftuar Jezreelin".

    9:16 Pastaj Jehu hipi mbi njė qerre dhe u nis pėr nė Jezreel, sepse aty ndodhej i sėmurė Jorami, dhe Ashaziahu, mbret i Judės, kishte zbritur pėr tė vizituar Joramin.

    9:17 Roja qė rrinte mbi kullėn e Jezreelit vuri re ushtrinė e madhe tė Jehut qė vinte dhe tha: "Shoh njė grumbull tė madh!". Jorami urdhėroi: "Merr njė kalorės dhe ēoje t`i takojė pėr t`i pyetur: "A sillni paqen?"".

    9:18 Atėherė njė njeri i hipur mbi kalė u doli pėrpara dhe u tha: "Kėshtu pyet mbreti: "A sillni paqe?"". Jehu u pėrgjigj: "Ē`tė hyn nė punė paqja? Kalo prapa dhe ndiqmė". Roja njoftoi duke thėnė: "Lajmėtari arriti tek ata, por nuk po kthehet".

    9:19 Atėherė Jorami dėrgoi njė kalorės tė dytė, i cili me tė arritur tek ata, tha: "Kėshtu pyet mbreti: "A sillni paqen?". Jehu u pėrgjigj: "Ē`tė hyn nė punė paqja? Kalo prapa dhe ndiqmė".

    9:20 Roja njoftoi duke thėnė: "Lajmėtari ka arritur tek ata, por nuk po kthehet. Mėnyra e tė ngarit tė qerres ėshtė ajo e Jehut, birit tė Nimshit, sepse e nget si i ēmėndur".

    9:21 Atėherė Jorami tha: "Pėrgatitni qerren!". Kėshtu i pėrgatitėn qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judės, dolėn secili me qerren e vet pėr t`i dalė pėrpara Jehut dhe e gjetėn nė fushėn e Nabothit tė Jezreelit.

    9:22 Kur Jorami pa Jehun, i tha: "A sjell paqen, Jehu?". Jehu u pėrgjigj: "Ē`paqe mund tė ketė deri sa vazhdojnė kurvėritė e nėnės sate Jezebel dhe magjitė e shumta tė saj?".

    9:23 Atėherė Jorami e ktheu drejtimin e qerres dhe iku me vrap duke i thėnė Ashaziahut: "Tradhėti, Ashaziah!".

    9:24 Por Jehu e ndau harkun me tė gjithė forcėn e tij dhe e goditi Joramin midis shpatullave; shigjeta i shpoi zemrėn dhe ai u plandos nė qerren e tij.

    9:25 Pastaj Jehu i tha Bidkarit, ndihmėsit tė tij: "Merre dhe hidhe nė kampin e Nabothit tė Jezreelit sepse mė kujtohet, kur ti dhe unė shkonim me kalė bashkė me suitėn e Ashabit, atit tė tij, Zoti shqiptoi kundėr tij kėtė orakulli:

    9:26 "Dje me siguri pashė gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve tė tij", thotė Zoti, "dhe unė do tė tė shpėrblej nė po kėtė fushė", thotė Zoti! Kape, pra, dhe hidhe nė fushė, sipas fjalės sė Zotit".

    9:27 Duke parė kėtė, Ashaziahu, mbret i Judės, iku me vrap nėpėr rrugėn e shtėpisė me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: "Bjerini, edhe atij me qerre". Dhe e gjuajtėn nė tė pėrpjetėn e Gurit, qė ėshtė afėr Ibleamit. Por ai iku nė Megido, ku vdiq.

    9:28 Atėherė shėrbėtorėt e tij e ēuan mbi njė qerre nė Jeruzalem dhe e varrosėn nė varrin e tij bashkė me etėrit e tij, nė qytetin e Davidit.

    9:29 Ashaziahu kishte filluar tė mbretėronte mbi Judė, vitin e dymbėdhjetė tė Joramit, birit tė Ashabit.

    9:30 Kur Jehu arriti nė Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atėherė filloi tė zbukurojė sytė, rregulloi flokėt e doli nė dritare pėr tė parė.

    9:31 Ndėrsa Jehu po hynte nė portė, ajo i tha: "A sjell paqen, Zimri, vrasės i zotit sate?".

    9:32 Jehu ngriti sytė nga dritarja dhe tha: "Kush ėshtė me mua? Kush?". Dy ose tre eunikė dolėn nė dritare duke shikuar nga ai.

    9:33 Ai tha: "Hidheni poshtė!". Ata e hodhėn poshtė, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi tė.

    9:34 Pastaj hyri brenda, hėngri dhe piu; nė fund tha: "Shkoni tė shihni atė grua tė mallkuar dhe varroseni, sepse ėshtė bijė mbreti".

    9:35 Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetėn prej saj vetėm kafkėn, kėmbėt dhe pėllėmbėt e duarve.

    9:36 U kthyen t`i tregonin gjendjen Jehut, qė tha: "Kjo ėshtė fjala e Zotit e shqiptuar me anė tė shėrbėtorit tė tij Elia, Tishbitit, kur tha: "Qentė kanė pėr tė ngrėnė mishin e Jezebelit nė fushėn e Jezreelit;

    9:37 kufoma e Jezebelit do tė jetė nė fushėn e Jezreelit si pleh nė sipėrfaqen e tokės; kėshtu nuk do tė mundin tė thonė: Kėtu prehet Jezebeli"".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine