Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2SAMUEL 16

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    16:1 Davidi sapo e kishte kaluar majėn e malit; kur ja, Tsiba, shėrbėtor i Mefiboshethit, i doli pėrpara me gomarė me samar dhe tė ngarkuar me dyqind bukė, njėqind vile rrushi tė thatė, njėqind fruta vere dhe njė calik me verė.

    16:2 Mbreti i tha Tsibas: "Ē`ke ndėrmėnd tė bėsh me kėto gjėra?". Tsiba iu pėrgjigj: "Gomarėt do t`i shėrbejnė shtėpisė sė mbretit pėr tė hipur; buka dhe frutat e verės do tė pėrdoren pėr tė ushqyer tė rinjtė, dhe vera do tė pihet nga ata qė do tė jenė tė lodhur nė shkretėtirė".

    16:3 Mbreti tha: "Ku ėshtė biri i zotėrisė tėnd?". Tsiba iu pėrgjigj mbretit: "Ja, mbeti nė Jeruzalem, sepse tha: "Sot shtėpia e Izraelit do tė mė kthejė mbretėrinė e atit tim"".

    16:4 Atėherė mbreti i tha Tsibas: "Ja, tė gjitha ato qė janė pronė e Mefiboshethit janė tė tua". Tsiba iu pėrgjigj: "Unė po bie pėrmbys para teje. Paēa hirin tėnd, o mbret, o imzot!".

    16:5 Kur mbreti David arriti nė Bahurim, qė andej doli njė njeri qė ishte i fisit tė shtėpisė sė Saulit, ai quhej Shimei dhe ishte bir i Gerit. Ai po dilte duke shqiptuar mallkime,

    16:6 dhe hidhte gurė kundėr Davidit dhe gjithė shėrbėtorėve tė mbretit David, ndėrsa tėrė populli dhe tėrė trimat ishin radhitur nė tė djathtė dhe nė tė majtė tė mbretit.

    16:7 Ndėrsa mallkonte, Shimei thoshte: "Shko, pra, shko, njeri gjakatar dhe i kobshėm!

    16:8 Zoti ka bėrė qė mbi kokėn tėnde tė bjerė gjaku i shtėpisė sė Saulit, nė vend tė cilit ti ke mbretėruar; dhe Zoti e ka dhėnė mbretėrinė nė duart e Absalomit, birit tėnd; dhe ja, tani je bėrė rob i vetė ligėsisė sate, sepse je njeri gjakatar".

    16:9 Atėherė Abishai, bir i Tserajahut, i tha mbretit: "Pse ky qen i ngordhur duhet tė mallkojė mbretin, zotėrinė time? Tė lutem, mė lėr tė shkoj t`i pres kokėn!".

    16:10 Por mbreti iu pėrgjigj: "Ē`kam tė bėj unė me ju, bijtė e Tserujahut? Prandaj lėreni tė mallkojė, sepse Zoti i ka thėnė: "Mallko Davidin!". Dhe kush mund tė thotė: "Pse silleni kėshtu?"

    16:11 Pastaj Davidi i tha Abishait dhe tėrė shėrbėorėve tė tij: "Ja, im bir, qė ka dalė nga barku im, kėrkon tė mė heqė jetėn aq mė shumė dhe ky Beniaminit! Lėreni tė rrijė dhe tė mallkojė, sepse ia ka urdhėruar Zoti.

    16:12 Ndoshta Zoti do ta shohė hidhėrimin tim dhe do tė mė bėjė tė mira nė vend tė mallkimeve qė mė drejton sot".

    16:13 Kėshtu Davidi dhe njerėzit e tij e vazhduan rrugėn e tyre; edhe Shimei ecte anės sė malit, pėrballė Davidit, dhe rrugės e mallkonte atė, i hidhte gurė dhe pluhur.

    16:14 Mbreti dhe tėrė njerėzit qė ishin me tė arritėn nė vendin e caktuar tė lodhur, dhe aty e morėn veten.

    16:15 Ndėrkohė Absalomi dhe tėrė populli, njerėzit e Izraelit, kishin hyrė nė Jeruzalem; Ahithofeli ishte me tė.

    16:16 Kur Hushai, Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: "Rroftė mbreti! Rroftė mbreti!".

    16:17 Absalomi i tha Hushait: "Kjo ėshtė dashuria qė ke pėr mikun tėnd? Pse nuk shkove me mikun tėnd?".

    16:18 Hushai iu pėrgjigj Absalomit: "Jo, unė do tė jem me atė qė Zoti, gjithė ky popull dhe tėrė njerėzit e Izraelit kanė zgjedhur, dhe do tė mbetem me tė.

    16:19 A nuk duhet vallė, tė vihem nė shėrbim tė birit tė tij? Ashtu si i kam shėrbyer atit tėnd, nė tė njėjtėn mėnyrė do tė tė shėrbej edhe ty".

    16:20 Atėherė Absalomi i tha Ahithofelit: "Jepni kėshillėn tuaj! Ē`duhet tė bėjmė?".

    16:21 Ahithofeli iu pėrgjigj kėshtu Absalomit: "Hyrė te konkubinat e atit tėnd qė ai ka lėnė pėr tė ruajtur shtėpinė, kėshtu tėrė Izraeli do tė mėsojė qė je bėrė i urryer pėr atin tėnd dhe ata qė janė me ty do tė marrin guxim".

    16:22 Ngritėn pastaj njė ēadėr mbi taracėn pėr Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit tė tij nė sytė e tėrė Izraelit.

    16:23 Nė ato ditė, kėshilla e dhėnė nga Ahithofeli kishte po atė vlerė tė atij qė kishte konsultuar fjalėn e Perėndisė. Kėtė vlerė kishte ēdo kėshillė e Ahithofelit si pėr Davidin ashtu dhe pėr Absalomin.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine