Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2SAMUEL 18

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    18:1 Davidi kaloi nė revistė njerėzit qė ishin me tė dhe caktoi mbi ta komandantė tė mijėshėve dhe tė qindshėve.

    18:2 Pastaj Davidi nisi pėrpara njė tė tretėn e njerėzve tė tij nėn komandėn e Joabit, njė tė tretėn nėn komandėn e Abishait birit tė Tserujahut, vėlla i Joabit, dhe njė tė tretėn nėn komandėn e Itait tė Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: "Dua tė vij edhe unė me ju!".

    18:3 Por populli u pėrgjigj: "Ti nuk duhet tė vish, sepse po tė na vėnė pėrpara, nuk do tė na jepnin rėndėsi; edhe po tė vdiste gjysma jonė, nuk do tė na jepnin rėndėsi; por ti vlen sa dhjetė mijė nga ne; ėshtė mė mirė tė rrish gati tė na ndihmosh nga qyteti".

    18:4 Mbreti iu pėrgjigj me kėto fjalė: "Do tė bėj atė qė ju duket mė mirė". Kėshtu mbreti mbeti pranė portės sė qytetit, ndėrsa tėrė populli dilte nė formacion nga njėqind dhe nga njė mijė veta.

    18:5 Mbreti u dha kėtė urdhėr Joabit, Abishait dhe Itait: "Pėr hirin tim, silluni me kujdes me tė riun Absalom!". Tėrė populli e dėgjoi kur mbreti e dha kėtė urdhėr tė gjithė komandantėve lidhur me Absalomin.

    18:6 Kėshtu ushtria doli nė fushė kundėr Izraelit dhe beteja u zhvillua nė pyllin e Efraimit.

    18:7 Populli i Izraelit u mund atje nga shėrbėtorėt e Davidit; dhe nė atė vend masakra qe e madhe; atė ditė ranė njėzet mijė njerėz.

    18:8 Beteja u shtri nė tė gjithė krahinėn; dhe pylli gllabėroi mė tepėr njerėz nga sa kishte gllabėruar shpata.

    18:9 Pastaj Absalomi u ndesh me njerėzit e Davidit. Absalomi i kishte hipur njė mushke, e cila u fut poshtė degėve tė dendura tė njė lisi tė madh dhe koka e Absalomit mbeti e kapur nė lis, dhe ai mbeti

    18:10 Njė njeri e pa kėtė gjė dhe lajmėroi Joabin, duke thėnė: "E pashė Absalomin tė varur nė njė lis".

    18:11 Atėherė Joabi iu pėrgjigj njeriut qė e kishte informuar: "Ja, ti e pe? Po pse nuk e shtrive menjėherė tė vdekur nė tokė? Unė do tė tė kisha dhėnė dhjetė sikla argjendi dhe njė brez".

    18:12 Por ai njeri i tha Joabit: "Edhe sikur tė mė jepnin nė dorė njė mijė sikla argjendi, unė nuk do ta shtrija dorėn kundėr birit tė mbretit, sepse ne e kemi dėgjuar urdhrin qė mbreti tė ka dhėnė ty, Abishait dhe Itait, duke thėnė: "Kini kujdes tė mos i bėni asnjė tė keqe tė riut Absalom".

    18:13 Nė fakt do tė kisha vepruar nė mėnyrė jo tė ndershme kundėr vetė jetės sime, sepse asgjė nuk i mbahet e fshehur mbretit; edhe ti vetė do tė ishe kundėr meje".

    18:14 Atėherė Joabi tha: "Nuk dua tė humb kohėn me ty nė kėtė mėnyrė". Kėshtu mori nė dorė tri shtiza dhe i futi nė zemrėn e Absalomit, qė ishte akoma gjallė nė pjesėn e dendur tė lisit.

    18:15 Pastaj dhjetė shqyrtarė tė rinj tė Joabit e rrethuan Absalomin, e goditėn akoma dhe e mbaruan.

    18:16 Atėherė Joabi urdhėroi qė ti binin borisė, populli nuk e ndoqi mė Izraelin sepse nuk e lejoi Joabi.

    18:17 Pas kėsaj e morėn Absalomin, e hodhėn nė njė gropė tė madhe nė pyll dhe hodhėn mbi tė njė sasi tė madhe gurėsh; pastaj tėrė Izraelitėt ikėn, secili nė ēadrėn e vet.

    18:18 Absalomi, sa qe gjallė, i kishte ngritur vetes njė monumet nė Luginėn e Mbretit, sepse thoshte: "Unė nuk kam djalė qė tė ruajė kujtimin e emrit tim". Kėshtu i dha emrin e tij kėtij monumenti, qė edhe sot quhet "monumenti i Absalomit".

    18:19 Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha Joabit: "Lermė tė shkoj me vrap dhe t`i ēoj mbretit lajmin qė Zoti i siguroi drejtėsi kundėr armiqve tė tij".

    18:20 Joabi iu pėrgjigj: "Ti nuk do ta ēosh lajmin sot; do ta ēosh njė ditė tjetėr; nuk do ta ēosh lajmin sot, sepse biri i mbretit ka vdekur".

    18:21 Pastaj Joabi i tha Etiopasit: "Shko dhe tregoja mbretit atė qė ke parė". Etiopasi u pėrul para Joabit dhe iku me vrap.

    18:22 Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha prapė Joabit: "Sido qė tė ndodhė, tė lutem, mė lejo tė fugoj prapa Etiopasit". Joabi i tha: "Po pse dėshiron tė fugosh, biri im? Sidoqoftė nuk do tė kesh asnjė shpėrblim pėr lajmin qė ēon".

    18:23 Dhe tjetri tha: "Sido qė tė ndodhė, dua tė vrapoj". Joabi i tha: "Vrapo!". Atėherė Ahimatsi filloi tė vrapojė nėpėr rrugėn e fushės dhe e kaloi Etiopasin.

    18:24 Davidi ishte ulur midis dy profetėve; roja hipi nė ēatinė e portės pranė mureve; ngriti sytė dhe shikoi, dhe ja, njė njeri vraponte krejt vetėm.

    18:25 Roja bėrtiti dhe njoftoi mbretin. Mbreti tha: "Nė rast se ėshtė vetėm, sjell lajme". Dhe ai po afrohej gjithnjė e mė tepėr.

    18:26 Pastaj roja pa njė njeri tjetėr qė vraponte dhe i thirri rojes sė portės: "Ja njė tjetėr njeri qė vrapon vetėm!". Mbreti tha: "Edhe ky sjell lajme".

    18:27 Roja shtoi: "Mėnyra e tė vrapuarit tė tė parit mė duket si ajo e Ahimatsit, e birit tė Tsadokut!". Mbreti tha: "Éshtė njė njeri i mirė dhe vjen me lajme tė bukura".

    18:28 Ahimatsi i bėrtiti mbretit dhe tha: "Paqe!". Pastaj u shtri pėrpara mbretit me fytyrėn pėr tokė dhe tha: "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia yt, qė ka lėnė nė pushtetin tėnd njerėzit qė kishin ngritur duart kundėr mbretit, zotėrisė tim!".

    18:29 Mbreti tha: "A ėshtė mirė i riu Absalom?". Ahimatsi u pėrgjigj: "Kur Joabi dėrgoi shėrbėtorin e mbretit dhe mua, shėrbėtorin tėnd, pashė njė rrėmujė tė madhe, por nuk e di pėrse bėhej fjalė".

    18:30 Mbreti i tha: "Kthehu dhe qėndro kėtu". Dhe ai u kthye dhe mbeti aty.

    18:31 Pikėrisht nė atė ēast arriti Etiopasi, i cili tha: "Lajme tė mira, o mbret, o imzot. Zoti tė ka siguruar sot drejtėsi, duke tė ēliruar nga duart e tė gjithė atyre qė kishin ngritur krye kundėr teje".

    18:32 Mbreti i tha Etiopasit: "A ėshtė mirė i riu Absalom?". Etiopasi u pėrgjigj: "Armiqtė e mbretit, zotėrisė tim, dhe tėrė ata qė ngriheshin kundėr teje pėr tė tė bėrė tė keqe qofshin si ai i ri!".

    18:33 Atėherė mbreti, duke u dridhur i tėri, u ngjit nė dhomėn qė ishte mbi portėn dhe qau; dhe thoshte: "O biri im Absalom; biri im, biri im Absalom! Tė kisha vdekur unė nė vendin tėnd, o Absalom, biri im, biri im!".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine