Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2SAMUEL 2

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    2:1 Mbas kėsaj, Davidi u kėshillua me Zotin, duke thėnė: "A duhet tė shkoj nė ndonjė nga qytetet e Judės?". Zoti iu pėrgjigj: "Shko". Davidi e pyeti: "Ku tė shkoj?". Zoti u pėrgjigj: "Nė Hebron".

    2:2 Kėshtu Davidi shkoi atje me dy gratė e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitėn Abigail, qė kishte qenė gruaja e Nabalit.

    2:3 Davidi ēoi edhe njerėzit qė ishin me tė, secili me familjen e tij, dhe u vendosėn nė qytetet e Hebronit.

    2:4 Pastaj erdhėn njerėzit e Judės dhe e vajosėn Davidin mbret tė shtėpisė sė Judės. Pas kėsaj i thanė Davidit se qenė njerėzit e Jabeshit tė Galaadit ata qė kishin varrosur Saulin.

    2:5 Atėherė Davidi u dėrgoi lajmėtarė njerėzve tė Jabeshit tė Galaadit pėr t`u thėnė: "Qofshi tė bekuar nga Zoti pėr mirėsinė qė treguat ndaj Saulit, zotėrisė suaj, duke e varrosur!

    2:6 Tani Zoti tregoftė mirėsi dhe besnikėri ndaj jush. Edhe unė do t`ju bėj tė mirė, sepse keni bėrė njė gjė tė tillė.

    2:7 Prandaj le tė marrin forcė duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotėria juaj, vdiq, por shtėpia e Judės mė ka vajosur mbret tė saj".

    2:8 Ndėrkohė Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisė sė Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e ēoi nė Mahanaim;

    2:9 dhe e bėri mbret tė Galaadit, tė Ashuritėve, tė Jezreelit, tė Efraimit, tė Beniaminit dhe tė tėrė Izraelit.

    2:10 Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeē kur filloi tė mbretėrojė mbi Izrael dhe mbretėrimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtėpia e Judės shkonte pas Davidit.

    2:11 Koha qė Davidi mbretėroi nė Hebron mbi shtėpinė e Judės ishte shtatė vjet e gjashtė muaj.

    2:12 Ndėrkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shėrbėtorėt e Ish-Boshethit, birit tė Saulit, lėvizėn nga Mahanaim nė drejtim tė Gabaonit.

    2:13 Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shėrbėtorėt e Davidit lėvizėn dhe i takuan pranė hauzit tė Gabaonit. Kėshtu u ndalėn njera palė nga njera anė e hauzit dhe tjetra nga ana tjetėr.

    2:14 Atėherė Abneri i tha Joabit: "Le tė ēohen tė rinjtė dhe tė dalin para nesh". Joabi u pėrgjigj: "Po, le tė ēohen".

    2:15 Kėshtu u ngritėn dhe dolėn pėrpara nė numėr tė barabartė: dymbėdhjetė pėr Beniaminin dhe pėr Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbėdhjetė nga shėrbėtorėt e Davidit.

    2:16 Secili kapi kundėrshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatėn nė ije; kėshtu ranė tė gjithė bashkė. Ky vend u quajt pėr kėtė arėsye fusha e njerėzve tė fortė; gjendet nė Gabaon.

    2:17 Po atė ditė u zhvillua njė betejė shumė e ashpėr nė tė cilėn Abneri me njerėzit e Izraelit u mund nga shėrbėtorėt e Davidit.

    2:18 Dhe aty ishin tre djemtė e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejtė si njė gazelė fushe.

    2:19 Asaheli filloi tė ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.

    2:20 Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: "Je ti, Asahel?". Ai u pėrgjigj: "Jam unė".

    2:21 Abneri i tha: "Kthehu djathtas ose majtas, kap njė nga tė rinjtė dhe merrja armėt!". Por Asaheli nuk deshi tė hiqte dorė nga ndjekja e tij.

    2:22 Abneri i tha pėrsėri Asahelit: "Hiq dorė nga ndjekja. Pse mė detyron tė tė shtrij pėr tokė? Si do tė mund ta shikoj atėherė nė fytyrė vėllanė tėnd Joab?".

    2:23 Por ai nuk pranoi tė ndėrrojė rrugė; prandaj Abneri me pjesėn e prasme tė shtizės e goditi nė pjesėn e poshtme tė barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra pėr tokė dhe vdiq nė vend; dhe tėrė ata qė kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rėnė dhe kishte vdekur ndaleshin.

    2:24 Por Joabi dhe Abishai e ndoqėn Abnerin; kur perėndoi dielli ata arritėn nė qafėn e Amahut, qė ndodhet pėrballė Giahut, nė rrugėn e shkretėtirės sė Gabaonit.

    2:25 Bijtė e Beniamnit u mblodhėn pas duke formuar njė grup tė vetėm dhe u ndalėn nė majė tė njė kodre.

    2:26 Atėherė Abneri thirri Joabin dhe tha: "Shpata, vallė duhet tė gllabėrojė gjithnjė? Nuk e di ti qė nė fund do tė ketė hidhėrim? Vallė, kur do ta urdhėrosh popullin tė mos ndjekė mė vėllezėrit e tij?".

    2:27 Joabi u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Perėndia jeton, po tė mos kishe folur ti, populli nuk do tė kishte hequr dorė nga ndjekja e vėllezėrve tė tij deri nė mėngjes".

    2:28 Atėherė Joabi i ra borisė dhe tėrė populli u ndal, nuk e ndoqi mė Izraelin dhe hoqi dorė nga luftimi.

    2:29 Abneri dhe njerėzit e tij ecėn gjithė atė natė nėpėr Abrahun, kapėrcyen Jordanin, kaluan tėrė Bithronin dhe arritėn nė Mahanaim.

    2:30 Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e shėrbėtorėve tė Abnerit dhe mblodhi tėrė popullin; Davidit i mungonin nėntėmbėdhjetė veta dhe Asaheli.

    2:31 Por shėrbėtorėt e Davidit kishin vrarė treqind e gjashtėdhjetė veta tė Beniaminit dhe Abnerit.

    2:32 Pastaj ēuan Asahelin dhe e varrosėn nė varrin e atit tė tij, qė ndodhet nė Betlem. Pas kėsaj Joabi dhe njerėzit e tij ecėn tėrė natėn dhe arritėn nė Hebron nė tė gdhirė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine