Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ACTS 21

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    21:1 Mbasi u ndamė nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arritėm nė Koos, ditėn tjetėr nė Rodos dhe qė andej nė Patara.

    21:2 Edhe, si gjetėm njė anije qė shkonte pėr Feniki, hipėm dhe lundruam.

    21:3 Pamė nga larg Qipron dhe e lamė nė tė majtė, vazhduam lundrimin pėr nė Siri dhe dolėm nė Tiro, sepse atje anija kishte pėr tė shkarkuar.

    21:4 Dhe, si i gjetėm dishepujt, qėndruam atje shtatė ditė; tė shtyrė nga Fryma, ata i thoshin Palit tė mos ngjitej nė Jeruzalem.

    21:5 Kur i plotėsuam ato ditė, u nisėm dhe shkuam; dhe na pėrcollėn tė gjithė, me gra e me fėmijė, deri jashtė qytetit; dhe si u ulėm nė gjunjė nė breg, u lutėm.

    21:6 Dhe, mbasi u pėrshėndetėm, hipėm nė anije, kurse ata u kthyen nė shtėpitė e veta.

    21:7 Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdhėm nė Ptolemaidė dhe, si pėrshėndetėm vėllezėrit, kaluam njė ditė me ta.

    21:8 Tė nesėrmen u nisėm (ne qė ishim shokė me Palin), arritėm nė Cezare dhe hymė nė shtėpinė e Filip ungjilltarit, qė ishte njė nga tė shtatėt, dhe ndenjėm tek ai.

    21:9 Por ai kishte katėr bija virgjėresha, qė profetizonin.

    21:10 Dhe, pasi qėndruam ne atje shumė ditė, zbriti nga Judeja njė farė profeti me emėr Agabo.

    21:11 Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe kėmbėt e veta dhe tha: ``Kėtė thotė Fryma e Shenjtė: Kėshtu do ta lidhin Judenjtė nė Jeruzalem burrin, tė cilit i pėrket ky brez dhe do t`a dorėzojnė johebrenjve``.

    21:12 Kur i dėgjuam kėto gjėra, ne dhe vendėsit iu lutėm qė tė mos ngjitej nė Jeruzalem.

    21:13 Por Pali u pėrgjigj: ``Ē`po bėni ju, duke qarė e duke ma copėtuar zemrėn? Sepse unė jam gati jo vetėm pėr tė qenė i lidhur, por edhe pėr tė vdekur nė Jeruzalem pėr emrin e Zotit Jezus``.

    21:14 Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke thėnė: ``U bėftė vullneti i Zotit!``.

    21:15 Dhe pas atyre ditėve, bėmė gati gjėrat tona, dhe u ngjitėm nė Jeruzalem.

    21:16 Me ne erdhėn edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunė me ta njėfarė Mnasoni, lindur nė Qipro, njė dishepull i vjetėr, tek i cili do tė bujtnim.

    21:17 Kur arritėm nė Jeruzalem, vėllezėrit na pritėn me gėzim.

    21:18 Tė nesėrmen Pali u tėrhoq me ne te Jakobi, dhe erdhėn tė gjithė pleqtė.

    21:19 Mbasi i pėrshėndeti, Pali u tregoi atyre, njė pėr njė, tė gjitha sa kishte bėrė Zoti ndėr johebrenjtė me anė tė shėrbesės sė tij.

    21:20 Dhe ata, kur dėgjuan kėtė, pėrlėvduan Perėndinė dhe i thanė Palit: ``Vėlla, ti po sheh sa mijėra Judenj ka qė kanė besuar; dhe tė gjithė i pėrbahen me zell ligjit.

    21:21 Tani ata morėn vesh pėr ty se ti i mėson tė gjithė Judenjtės qė jetojnė midis johebrenjve tė shkėputen nga Moisiu, duke thėnė qė tė mos i rrethpresin djemtė dhe tė mos ndjekin mė zakonet.

    21:22 Po atėherė, ē`duhet tė bėhet? Duhet patjetėr qė tė mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.

    21:23 Bėje, pra, atė qė tė themi: ne kemi katėr burra, qė kanė bėrė njė premtim solemn;

    21:24 merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj pėr ta qė tė rruajnė kokėn; kėshtu tė gjithė do ta mėsojnė se s`janė gjė ato qė kanė dėgjuar pėr ty, por se edhe ti ecėn duke respektuar ligjin.

    21:25 Dhe sa pėr johebrenjtė qė kanė besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosėm qė ata nuk kanė ē`tė respektojnė lidhur me kėtė, por se tė ruhen nga gjėrat qė u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjėrat e mbytura dhe nga kurvėria``.

    21:26 Atėherė Pali i mori me vete ata burra dhe, tė nesėrmen, pasi u pastrua bashkė me ta, hyri nė tempull dhe deklaroi plotėsimin e ditėve tė pastrimit, dhe kur do tė paraqitej oferta pėr secilin nga ata.

    21:27 Por, kur po mbusheshin shtatė ditėt, Judenjtė e Azisė, duke e parė nė tempull, e nxitėn turmėn dhe vunė duart mbi tė,

    21:28 duke bėrtitur: ``O burra tė Izraelit, na ndihmoni! Ky ėshtė ai njeri qė u mėson tė gjithėve dhe kudo kundėr popullit, kundėr ligjit dhe kundėr kėtij vendi; pėrveē kėsaj ai i ka sjellė Grekėt nė tempull dhe e ka ndotur kėtė vend tė shenjtė``.

    21:29 Sepse ata kishin parė mė pėrpara Trofimin nga Efesi bashkė me Palin nė qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellė nė tempull.

    21:30 Dhe gjithė qyteti ziente, dhe u mblodhėn njerėzit; dhe, si e kapėn Palin, e nxorrėn jashtė tempullit dhe dyert u mby-llėn menjėherė.

    21:31 Dhe, ndėrsa kėrkonin ta vrisnin, tribunit tė kohortės i shkoi lajmi se gjithė Jeruzalemi ishte turbulluar.

    21:32 Ai mori menjėherė ushtarė dhe centurionė dhe u sul kundėr tyre. Dhe kėta, kur panė tribunin dhe ushtarėt, pushuan sė rrahuri Palin.

    21:33 Atėherė tribuni u afrua, e zuri dhe urdhėroi qė ta lidhnin me dy zinxhirė, pastaj pyeti cili ishte dhe ē`kishte bėrė.

    21:34 Nė turmė disa bėrtisnin njė gjė, tė tjerė njė tjetėr; dhe, mbasi nuk mori vesh dot tė vėrtetėn pėr trazirėn, urdhėroi qė ta sillnin nė fortesė.

    21:35 Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi qė, pėr shkak tė dhunės sė turmės, duhej tė bartej nga ushtarėt,

    21:36 sepse masa e popullit vinte pas duke bėrtitur: ``Vdekje!``.

    21:37 Kur Pali do tė hynte nė fortesė, i tha tribunit: ``A mė lejohet tė them diēka?``. Ai u pėrgjigj: ``A di greqisht?

    21:38 Mos je vallė ai Egjiptasi qė disa ditė mė parė ngriti krye dhe nxori nė shkretėtirė katėr mijė gjakėsorė?``.

    21:39 Dhe Pali tha: ``Unė jam njė Jude nga Tarsi, qytetar i njė qyteti tė Kilikisė qė s`ėshtė i padėgjuar; dhe tė lutem mė lejo t`i flas popullit``.

    21:40 Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qėndruar nė kėmbė mbi shkallarėt, i bėri shenjė me dorė popullit. Dhe, si u bė heshtje e madhe, i foli nė gjuhėn hebraike, duke thėnė:

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine