Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ACTS 23

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    23:1 Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: ``Vėllezėr, deri nė kėtė unė jam sjellė pėrpara Perėndisė me ndėrgjegje krejt tė mirė``.

    23:2 Kryeprifti Anania u dha urdhėr atėherė atyre qė ishin pranė tij ta godisnin nė gojė.

    23:3 Atėherė Pali i tha: ``Perėndia do tė tė godasė ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur tė mė gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nėpėrkėmbur atė, jep urdhėr tė mė godasin``.

    23:4 Dhe ata qė ishin tė pranishėm thanė: ``E fyen ti kryepriftin e Perėndisė?``.

    23:5 Pali u pėrgjigj: ``Nuk e dija, o vėllezėr, se ėshtė kryeprift, sepse ėshtė shkruar: "Ti nuk do tė flasėsh keq pėr princin e popullit tėnd"``.

    23:6 Pali, pra, duke ditur se njė pjesė ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ``Vėllezėr, unė jam farise, bir farisenjsh; pėr shkak tė shpresės dhe tė ringjalljes tė sė vdekurve unė po gjykohem``.

    23:7 Sapo tha kėtė, lindi njė grindje ndėrmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u pėrēa;

    23:8 sepse saducenjtė thonė se nuk ka ringjallje, as engjėll, as frymė, ndėrsa farisenjtė pohojnė edhe njėrėn dhe tjetrėn.

    23:9 Atėherė u bė njė zhurmė e madhe. Skribėt e palės sė farisenjve u ēuan nė kėmbė dhe protestonin duke thėnė: ``Ne nuk gjejmė asgjė tė keqe te ky njeri; dhe nėse i ka folur njė frymė ose njė engjėll tė mos luftojmė kundėr Perėndisė``.

    23:10 Dhe duke qenė se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bėhej copa-copa prej tyre, u dha urdhėr ushtarėve tė zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta ēojnė pėrsėri nė fortesė.

    23:11 Njė natė mė pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: ``Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhėnė dėshmi pėr mua nė Jeruzalem, ashtu duhet tė dėshmosh edhe nė Romė``.

    23:12 Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisėn njė komplot duke u lidhur me betim qė tė mos hanė dhe tė mos pinė derisa tė kenė vrarė Palin.

    23:13 Ata qė kishin bėrė kėtė komplot ishin mė tepėr se dyzet.

    23:14 Ata u paraqitėn para krerėve tė priftėrinjve dhe para pleqve dhe thanė: ``Ne jemi lidhur me betim tė mos vėmė gjė nė gojė, derisa tė vrasim Palin.

    23:15 Ju, pra, me sinedrin, i bėni njė kėrkesė tribunit qė t`jua sjellė nesėr, gjoja se doni ta hetoni mė thellė ēėshtjen e tij; dhe ne, para se tė afrohet, do tė jemi gati ta vrasim``.

    23:16 Por djali i motrės sė Palit, si e mori vesh kurthin, rendi nė fortesė dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.

    23:17 Atėherė Pali thirri njė nga centurionėt pranė vetes dhe i tha: ``Ēoje kėtė djalė tek kryemijėshi, sepse ka diēka pėr t`i thėnė``.

    23:18 Atėherė ai e mori dhe e ēoi tek kryemijėshi dhe tha: ``Pali, i burgosuri, mė thirri dhe m`u lut tė tė sjell kėtė djalė, sepse ka diēka pėr tė tė thėnė``.

    23:19 Atėherė kryemijėsi e kapi pėr dore, e mori mėnjanė dhe e pyeti: ``Ēfarė ke pėr tė mė thėnė?``.

    23:20 Ai tha: ``Judenjtė janė marrė vesh qė tė tė kėrkojnė qė nesėr ta nxjerrėsh Palin poshtė, nė sinedėr, se gjoja dashkan ta hetojnė mė thellė ēėshtjen e tij.

    23:21 Prandaj ti mos ua vėr veshin, sepse mė shumė se dyzet burra nga ata kanė ngritur kurth kundėr tij, sepse janė zotuar duke u lidhur me betim, tė mos hanė e tė mos pinė, derisa ta kenė vrarė; dhe tani janė gati dhe presin qė ti t`ua lejosh atyre``.

    23:22 Tribuni, pra, e la tė shkojė djalin, duke e urdhėruar qė tė mos i tregojė kurrkujt se e kishte vėnė nė dijeni pėr kėto gjėra.

    23:23 Pastaj thirri dy centurionė dhe u tha: ``Bėni gati qė nga ora tre e natės dyqind ushtarė, shtatėdhjetė kalorės dhe dyqind shtizėmbajtės, pėr tė shkuar deri nė Cezare``.

    23:24 Dhe u tha tė bėjnė gati kuajt qė ta hipte Pali dhe ta ēonin shėndoshė e mirė te qeveritari Feliks.

    23:25 Ai shkroi njė letėr me kėtė pėrmbajtje:

    23:26 ``Klaud Lisia, qeveritarit shumė tė shkėlqyeshėm Feliks, shėndet.

    23:27 Ky njeri ishte kapur nga Judenjtė qė ishin gati ta vrisnin, kur ia mbėrrita unė me ushtarėt dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.

    23:28 Dhe, duke dashur tė di fajin pėr tė cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit tė tyre.

    23:29 Pėrfundova se e kishin akuzuar pėr ēėshtje qė lidheshin me ligjin e tyre dhe qė ai nuk kishte asnjė faj qė tė meritonte vdekjen e as burgimin.

    23:30 Dhe, kur mė njoftuan pėr kurthin qė Judenjtė i ngritėn kėtij njeriu, ta nisa menjėherė, duke u dhėnė urdhėr paditėsve tė parashtrojnė para teje ankimet qė kanė kundėr tij. Qofsh me shėndet!``.

    23:31 Ushtarėt, pra, sipas urdhrit tė dhėnė, morėn nė dorėzim Palin dhe e ēuan natėn nė Antipatridė.

    23:32 Tė nesėrmen, pasi ua lanė si detyrė kalorėsve tė shkojnė me tė, u kthyen nė fortesė.

    23:33 Ata, pasi arritėn nė Cezare dhe ia dorėzuan letrėn qeveritarit, i paraqitėn edhe Palin.

    23:34 Mbasi e lexoi letrėn, qeveritari e pyeti Palin nga ē`krahinė ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,

    23:35 i tha: ``Unė do tė tė dėgjoj kur tė mbrrijnė edhe paditėsit e tu``. Dhe urdhėroi qė ta ruanin nė pretoriumin e Herodit.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine