Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - DANIEL 7

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    7:1 Nė vitin e parė tė Belshatsarit, mbretit tė Babilonisė, Danieli, kur ishte nė shtrat, pa njė ėndėrr dhe pati vegime nė mendjen e tij. Pastaj shkroi ėndėrrėn dhe tregoi thelbin e ngjarjes.

    7:2 Danieli, pra, filloi tė thotė: "Unė shikoj nė vegimin tim, natėn, dhe ja, katėr erėrat e qiellit tronditnin Detin e Madh,

    7:3 dhe katėr kafshė tė mėdha po dilnin nga deti, njera ndryshe nga tjetra.

    7:4 E para i ngjante njė luani dhe kishte krahė shqiponje. Unė shikoja deri sa ia shkulėn krahėt, pastaj e ngritėn nga toka e vunė tė qėndrojė drejt mbi dy kėmbėt e veta si njė njeri dhe iu dha njė zemėr njeriu.

    7:5 Dhe ja njė kafshė tjetėr, e dyta, qė i ngjante njė ariu; ngrihej mbi njė krah dhe kishte tri brinjė nė gojė, midis dhėmbėve, dhe i thanė: "Ēohu, ha shumė mish".

    7:6 Mbas kėsaj unė shikoja, dhe ja njė tjetėr qė i ngjante njė leopardi, dhe qė kishte katėr fletė shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katėr koka dhe iu dha sundimi.

    7:7 Mbas kėsaj, unė shikoja nė vegime nate, dhe ja njė kafshė e katėrt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtėzakonisht e fuqishme; kishte dhėmbė tė mėdha prej hekuri; hante, thėrrmonte dhe shtypte kusurin me kėmbė; ishte ndryshe nga tė gjitha kafshėt e mėparshme dhe kishte dhjetė brirė.

    7:8 Isha duke vėrejtur brirėt, kur ja, midis tyre filloi tė dalė njė bri tjetėr i vogėl, para tė cilit tre nga brirėt e parė u shkulėn; dhe ja, nė atė bri ishin disa sy qė i pėrngjanin syve tė njeriut dhe njė gojė qė thoshte gjėra tė mėdha.

    7:9 Unė vazhdova tė shikoj deri sa u vendosėn fronet dhe i Lashti i ditėve u ul. Veshja e tij ishte e bardhė si bora, flokėt e kokės sė tij ishin si leshi i pastėr; froni i tij ishte si flokėt e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr pėrvėlues.

    7:10 Njė lumė zjarri rridhte, duke dalė nga prania e tij; mijėra e mijėra njerėz i shėrbenin dhe mori dhe mori qėndronin pėrpara tij. Gjykimi u bė dhe librat u hapėn.

    7:11 Atėherė unė shikova pėr shkak tė fjalėve tė mėdha qė briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatėrrua dhe u hodh nė zjarr pėr t`u djegur.

    7:12 Sa pėr kafshėt e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre njė zgjatje e jetės pėr njė periudhė tė caktuar kohe.

    7:13 Unė shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retė e qiellit po vinte dikush qė i ngjante njė Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditėve dhe iu afrua atij.

    7:14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretėria, me qėllim qė gjithė popujt, kombet dhe gjuhėt t`i shėrbenin; sundimi i tij ėshtė njė sundim i pėrjetshėm qė nuk do tė kalojė, dhe mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri qė nuk do shkatėrrohet kurrė".

    7:15 "Sa pėr mua, Danielin, fryma ime mbeti e brengosur nė mbėshtjellėn e trupit dhe vegimet e mendjes sime mė turbulluan.

    7:16 Iu afrova njėrit nga ata qė ishin aty afėr dhe e pyeta mbi tė vėrtetėn qė lidhej me tėrė kėtė punė; dhe ai mė foli dhe mė bėri tė njohur interpretimin e atyre gjėrave:

    7:17 "Kėto kafshė tė mėdha, qė janė katėr, pėrfaqėsojnė katėr mbretėr qė do tė dalin nga toka;

    7:18 pastaj shenjtorėt e Shumė tė Lartit do tė marrin mbretėrinė dhe do ta zotėrojnė pėrjetė, nė pėrjetėsi".

    7:19 Atėherė dėshirova tė mėsoj tė vėrtetėn lidhur me kafshėn e katėrt, qė ishte ndryshe nga tė gjitha tė tjerat dhe jashtėzakonisht e tmerrshme, me dhėmbė prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, qė hante, thėrrmonte dhe shkelte me kėmbė kusurin,

    7:20 dhe lidhur me dhjetė brirėt qė kishte mbi kokė, dhe lidhur me bririn tjetėr qė i dilte dhe para tė cilit kishin rėnė tre brirė, domethėnė briri qė kishte sy dhe gojė pėr tė thėnė gjėra tė mėdha dhe qė dukej mė i madh se brirėt e tjerė.

    7:21 Unė shikoja dhe po ky bri bėnte luftė kundėr shenjtorėve dhe i mundte,

    7:22 deri sa arriti i Lashti i ditėve dhe iu dha e drejta shenjtorėve tė Shumė tė Lartit, dhe erdhi koha nė tė cilėn shenjtorėt zotėruan mbretėrinė.

    7:23 Dhe ai mė foli kėshtu: "Kafsha e katėrt do tė jetė njė mbretėri e katėrt mbi tokė, qė do tė jetė ndryshe nga tė gjitha mbretėritė e tjera, dhe do tė hajė tėrė tokėn, do ta shkelė dhe do ta thėrrmojė.

    7:24 Dhjetė brirėt janė dhjetė mbretėr qė do tė dalin nga kjo mbretėri; mbas tyre do tė dalė njė tjetėr, qė do tė jetė ndryshe nga tė mėparshmit dhe do tė rrėzojė tre mbretėr.

    7:25 Ai do tė shqiptojė fjalė kundėr Shumė tė Lartit, do tė pėrndjekė shenjtorėt e Shumė tė Lartit me qėllim qė t`i shfarosė dhe do tė mendojė tė ndryshojė kohėrat dhe ligjin; shenjtorėt do tė bien nė duart e tij pėr njė farė kohe, disa kohė dhe pėr gjysmėn e njė kohe.

    7:26 Pastaj do tė bėhet gjyqi dhe do t`i hiqet sundimi, i cili do tė asgjėsohet dhe do tė shkatėrrohet pėrjetė.

    7:27 Pastaj mbretėria, sundimi dhe madhėshtia e mbretėrive nėn tė gjithė qiejt do t`i jepen popullit tė shenjtorėve tė Mė tė Lartit; mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri e pėrjetshme, dhe tė gjitha zotėrimet do t`i shėrbejnė dhe do t`i binden atij".

    7:28 Kėtu mbaruan fjalėt qė mė ishin drejtuar. Sa pėr mua, Danielin, mendimet e mia mė turbulluan shumė dhe ndryshova pamje por i ruajta fjalėt nė zemrėn time".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine