Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EXODUS 10

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    10:1 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni; sepse e kam fortėsuar zemrėn e tij dhe zemrėn e shėrbėtorėve tė tij, me qėllim qė unė tė mund tė tregoj kėto shenjat e mia nė mes tyre,

    10:2 dhe me qėllim qė ti tė mundėsh t`u tregosh bijve tė tu dhe bijve tė bijve tė tu gjėrat e mėdha qė kam bėrė, duke vėnė nė lojė Egjiptasit, dhe shenjat e mia qė kam bėrė midis tyre, qė tė dini se unė jam Zoti".

    10:3 Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanė: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Hebrenjve: "Deri kur do tė refuzosh tė ulėsh kokėn para meje? Lėre popullin tim tė shkojė qė tė mund tė mė shėrbejė.

    10:4 Sepse po refuzove ta lėsh popullin tim tė shkojė, qė nesėr do tė sjell karkaleca nė territorin tėnd.

    10:5 Dhe ato do tė mbulojnė faqen e dheut, kėshtu qė asnjeri nuk do tė mund ta shohė tokėn; dhe ato do tė pėrpijnė edhe atė qė ka mbetur, atė qė ju ka lėnė breshri, dhe do tė pėrpinė ēdo pemė qė rritet pėr ju nė fusha.

    10:6 Dhe do t`i mbushin shtėpitė tuaja, shtėpitė e tėrė shėrbėtorėve tė tu dhe shtėpitė e tėrė Egjiptasve, diēka qė as etėrit e tu as etėrit e etėrve tė tu nuk e kanė parė kurrė, nga dita qė qenė mbi dhe deri nė kėtė ditė"". Me t`i thėnė kėto fjalė ktheu kurrizin dhe doli nga prania e Faraonit.

    10:7 Pastaj shėrbėtorėt e Faraonit i thanė: "Deri kur ky njeri do tė jetė pengesė pėr ne? Lėri kėta njerėz tė ikin, qė t`i shėrbejnė Zotit Perėndisė tė tyre! Nuk e ke kuptuar akoma qė Egjipti ėshtė shkatėrruar?".

    10:8 Kėshtu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: "Shkoni, shėrbejini Zotit, Perėndisė tuaj. Por kush janė ata qė do tė shkojnė?". Moisiu tha:

    10:9 "Ne do tė shkojmė me fėmijėt tanė dhe me pleqtė tanė, me bijtė tanė dhe bijat tona; do tė shkojmė me kopetė tona tė bagėtive tė imta dhe tė trasha, sepse duhet tė kremtojmė njė festė kushtuar Zotit".

    10:10 Faraoni u tha atyre: "Zoti qoftė me ju, kur unė do t`ju lė tė ikni bashkė me fėmijėt tuaj! Por kini kujdes se mos keni qėllime tė kėqia!

    10:11 Jo, jo! Shkoni ju, burra, t`i shėrbeni Zotit; sepse kjo ėshtė ajo qė kėrkoni". Dhe i dėbuan nga prania e Faraonit.

    10:12 Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorėn tėnde mbi vendin e Egjiptit pėr karkalecat, me qėllim qė ato tė ngjiten dhe tė mbulojnė vendin e Egjiptit dhe tė pėrpijnė tėrė bimėsinė e vendit, tėrė ato qė ka lėnė breshri".

    10:13 Atėherė Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti njė erė nga lindja mbi vendin tėrė atė ditė dhe tėrė natėn; sa erdhi mėngjesi, era e lindjes solli karkalecat.

    10:14 Dhe karkalecat u ngjitėn nė tėrė vendin e Egjiptit dhe u ulėn nė tėrė territorin e tij nė numėr tė madh. Nuk kishte pasur kurrė njė murtajė tė tillė karkalecash mė parė dhe nuk do tė ndodhė ndonjė tjetėr.

    10:15 Ato mbuluan faqen e tėrė dheut, aq sa e nxinė dheun; pėrpinė tėrė bimėsinė e vendit dhe tėrė pemėt e drurėve qė breshri kishte lėnė; dhe nuk mbeti asgjė e blertė mbi drurėt dhe shkurrėzat e fushės, nė tėrė vendin e Egjiptit.

    10:16 Atėherė Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Unė kam mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė tuaj, dhe kundėr jush.

    10:17 Por tani tė lutem, falmani mėkatin edhe njė herė; dhe lutjuni Zotit, Perėndisė tuaj, qė tė largojė nga unė kėtė mynxyrė vdekjeprurėse".

    10:18 Dhe Moisiu doli nga Faraoni, dhe iu lut Zotit.

    10:19 Pastaj Zoti ngriti njė erė tė kundėrt, njė erė nga perėndimi shumė tė fortė, qė i largoi karkalecat dhe i hodhi nė Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjė karkalec nė tėrė territorin e Egjiptit.

    10:20 Por Zoti e fortėsoi zemrėn e Faraonit dhe ai nuk i la bijtė e Izraelit tė ikin.

    10:21 Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorėn drejt qiellit, me qėllim qė tė jetė errėsirė nė vendin e Egjiptit, errėsirė qė tė mund tė preket me dorė".

    10:22 Dhe Moisiu e shtriu dorėn e tij drejt qiellit, dhe u bė errėsirė e madhe nė tėrė vendin e Egjiptit pėr tri ditė.

    10:23 Njėri nuk shikonte tjetrin dhe asnjeri nuk lėvizi nga vendi ku ndodhej pėr tri ditė; por pėr tė gjithė bijtė e Izraelit kishte dritė nė banesat e tyre.

    10:24 Atėherė Faraoni thirri Moisiun dhe i tha: "Shkoni, shėrbejini Zotit, le tė mbeten vetėm kopetė tuaja me bagėti tė imėt dhe tė trashė; edhe fėmijėt tuaj mund tė vinė me ju".

    10:25 Moisiu tha: "Ti duhet tė na lejosh gjithashtu tė marrim dhe disa fli dhe olokauste, qė t`ia ofrojmė Zotit, Perėndisė tonė.

    10:26 Edhe bagėtia jonė do tė vijė me ne; nuk do tė lėmė kėtu as edhe njė thua tė saj, sepse do tė marrim disa krerė pėr t`i shėrbyer Zotit, Perėndisė tonė; dhe nuk e dimė me se do t`i shėrbejmė Zotit, deri sa tė arrijmė atje poshtė".

    10:27 Por Zoti e fortėsoi zemrėn e Faraonit dhe ai nuk deshi t`i linte tė shkonin.

    10:28 Atėherė Faraoni i tha Moisiut: "Qėrohu nga unė! Ruhu se mė del pėrpara, sepse ditėn qė do tė mė dalėsh pėrpara do tė vdesėsh!".

    10:29 Moisiu iu pėrgjigj: "Mirė e the; unė nuk do tė tė dal mė pėrpara".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine