Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EXODUS 27

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    27:1 "Do tė bėsh edhe njė altar prej druri tė akacies, i gjatė pesė kubitė dhe i gjerė pesė kubitė; altari do tė jetė katror dhe do tė ketė tre kubitė lartėsi.

    27:2 Nė katėr qoshet e tij do tė bėsh brinj, qė do tė formojnė njė tėrėsi me tė; dhe do ta veshėsh atė me bronz.

    27:3 Do tė bėsh edhe enėt e tij pėr tė mbledhur hirin, lopatėzat e tij, legenėt e tij, pirunjtė e tij dhe mangallėt e tij; tė gjitha veglat e tij do t`i bėsh prej bronzi.

    27:4 Do t`i bėsh gjithashtu njė grilė prej bronzi nė formė rrjete dhe mbi rrjetė, nė katėr qoshet e tij, do tė bėsh katėr unaza prej bronzi;

    27:5 dhe do ta vėsh nėn kornizėn e altarit, nė pjesėn e poshtme, nė mėnyrė qė rrjeta tė ndodhet nė gjysmėn e lartėsisė sė altarit.

    27:6 Do tė bėsh edhe disa shufra pėr altarin, shufra me drurin e akacies, dhe do t`i veshėsh me bronz.

    27:7 Shufrat do tė kalojnė nėpėr unazat; dhe shufrat do tė jenė nė tė dy anėt e altarit, kur ky do tė duhet tė bartet.

    27:8 Do ta bėsh me dėrrasa dhe bosh nga brenda; duhet ta bėsh ashtu siē t`u tregua nė mal.

    27:9 Do tė bėsh edhe oborrin e tabernakullit; nga ana e jugut, oborri do tė ketė perde prej liri tė hollė tė pėrdredhur, me njė gjatėsi prej njėqind kubitėsh nga njė anė,

    27:10 dhe njėzet shtylla me njėzet bazat e tyre prej bronzi; grremēat e shtyllės dhe shtizat e tyre do tė jenė prej argjendi.

    27:11 Kėshtu edhe nė gjatėsinė nga ana e veriut, do tė ketė perde me njė gjatėsi prej njėqind kubitėsh, me njėzet shtylla dhe njėzet bazat e tyre prej bronzi; grremēat e shtyllave do tė jenė prej argjendi.

    27:12 Dhe pėr gjerėsinė e oborrit nga ana e perėndimit, do tė ketė pesėdhjetė kubitė perdesh me dhjetė shtyllat dhe dhjetė bazat e tyre.

    27:13 Nga ana lindore gjerėsia e oborrit do tė jetė gjithashtu pesėdhjetė kubitė.

    27:14 Nga njė anė e portės sė hyrjes do tė ketė pesėmbėdhjetė kubitė perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;

    27:15 dhe nga ana tjetėr do tė ketė gjithashtu pesėmbėdhjetė kubitė perde me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.

    27:16 Pėr portėn e hyrjes nė oborr do tė ketė njė perde prej njėzet kubitėsh, me fill ngjyrė vjollce, tė purpurt, flakė tė kuqe dhe prej liri tė hollė tė pėrdredhur, punė e njė qėndistari, me katėr shtyllat dhe katėr bazat e tyre.

    27:17 Tėrė shtyllat rreth oborrit do tė bashkohen me shtiza argjendi; grremēat e tyre do tė jenė prej argjendi dhe bazat e tyre prej bronzi.

    27:18 Gjatėsia e oborrit do tė jetė njėqind kubitė, gjerėsia pesėdhjetė kubitė dhe lartėsia pesė kubitė, me perde prej liri tė hollė tė pėrdredhur dhe me bazat prej bronzi.

    27:19 Tė gjitha veglat e caktuara pėr shėrbimin e tabernakullit, tėrė kunjat e tij dhe tėrė kunjat e oborrit do tė jenė prej bronzi.

    27:20 Do tė urdhėrosh bijtė e Izraelit qė tė sjellin vaj ulliri safi prej ullinjsh tė shtypur, pėr dritėn e shandanit pėr t`i mbajtur vazhdimisht tė ndezura llambat.

    27:21 Nė ēadrėn e mbledhjes, jashtė velit qė ndodhet pėrpara dėshmisė, Aaroni dhe bijtė e tij do t`i mbajnė llambat tė ndezura, nė mėnyrė qė tė digjen nga mbrėmja deri nė mėngjes para Zotit. Kjo do tė jetė njė rregull e pėrhershme midis bijve tė Izraelit pėr tė gjithė brezat e ardhshėm".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine