Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EXODUS 29

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    29:1 "Kjo ėshtė ajo qė do tė bėsh pėr t`i shuguruar nė mėnyrė qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj. Merr njė dem tė vogėl dhe dy desh pa tė meta,

    29:2 disa bukė pa maja, ėmbėlsira pa maja tė zėna me vaj dhe revani pa maja tė lyer me vaj; (do t`i bėsh me majė mielli tė grurit).

    29:3 Do t`i vėsh nė njė shportė dhe do t`i ēosh bashkė me demin e vogėl dhe dy deshtė.

    29:4 Do ta afrosh Aaronin dhe bijtė e tij nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes dhe do t`i lash me ujė.

    29:5 Pastaj do tė marrėsh rrobat dhe do ta riveshėsh Aaronin me tunikėn, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t`i ngjeshėsh brezin e punuar artistikisht tė efodit.

    29:6 Do t`i vėsh mbi krye ēallmėn dhe mbi ēallmėn do tė vėsh diademėn e shenjtė.

    29:7 Pastaj do tė marrėsh vajin e vajosjes, do ta derdhėsh mbi kryet e tij dhe do ta vajosėsh.

    29:8 Pastaj do t`i afrosh bijtė e tij dhe do t`u riveshėsh tunikat.

    29:9 Do t`u ngjeshėsh Aaronit dhe bijve tė tij brezat dhe do tė vėsh mbi ta mbulesa kokash; priftėria do t`iu pėrkasė atyre pėr gjithė jetėn. Kėshtu do tė shugurosh Aaronin dhe bijtė e tij.

    29:10 Pastaj do tė afrosh demin e vogėl para ēadrės sė mbledhjes; dhe Aaroni dhe bijtė e tij do tė vėnė duart e tyre mbi kokėn e demit tė vogėl.

    29:11 Dhe do ta therėsh demin e vogėl para Zotit, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes.

    29:12 Do tė marrėsh pastaj gjakun e demit tė vogėl dhe do ta vėsh me gishtin tėnd mbi brirėt e altarit, dhe gjithė mbetjen e gjakut do ta derdhėsh nė kėmbėt e altarit.

    29:13 Do tė marrėsh gjithashtu gjithė dhjamin qė mbulon zorrėt, bulėn e ngjitur me mėlēinė dhe dy veshkat me dhjamin qė kanė sipėr, dhe do t`i tymosėsh mbi altarin.

    29:14 Por mishin e demit tė vogėl, lėkurėn dhe fėlliqėsirat e tij do t`i djegėsh me zjarr jashtė kampit: ky ėshtė njė flijim pėr mėkatin.

    29:15 Pastaj do tė marrėsh njė nga deshtė dhe Aaroni dhe bijtė e tij do tė vėnė duart e tyre mbi kokėn e dashit.

    29:16 Pastaj do ta therėsh dashin, do tė marrėsh gjakun e tij dhe do ta spėrkatėsh pėrrreth altarit.

    29:17 Pas kėsaj do ta ndash nė copa dashin, do tė lash zorrėt dhe kėmbėt e tij, dhe do t`i vėsh bashkė me copat e tij dhe me kokėn e tij.

    29:18 Pastaj do ta tymosėsh tėrė dashin mbi altar: ky ėshtė njė olokaust pėr Zotin; ėshtė njė erė e kėndshme, njė flijim i bėrė me anė tė zjarrit pėr Zotin.

    29:19 Pastaj do tė marrėsh dashin tjetėr, dhe Aaroni dhe bijtė e tij do tė vėnė duart e tyre mbi kokėn e dashit.

    29:20 Do ta therėsh dashin, do tė marrėsh prej gjakut tė tij dhe do ta vėsh mbi bulėn e veshit tė djathtė tė Aaronit dhe mbi bulėn e veshit tė djathtė tė bijve tė tij, mbi gishtin e madh tė dorės sė tyre tė djathtė dhe mbi gishtin e trashė tė kėmbės sė tyre tė djathtė, dhe do ta spėrkatėsh gjakun rreth e qark altarit.

    29:21 Do tė marrėsh pastaj nga gjaku qė ėshtė mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do tė spėrkatėsh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtė e tij dhe rrobat e tyre. Kėshtu do tė shenjtėrohet ai dhe rrobat e tij, bijtė e tij dhe rrobat e tyre bashkė me tė.

    29:22 Do tė marrėsh edhe dhjamin e dashit, dhjamin e bishtit, dhjamin qė mbulon zorrėt, bulėn e mėlēisė, dy veshkat dhe dhjamin qė ėshtė mbi to dhe kofshėn e djathtė, (sepse ėshtė njė dash shenjtėrimi);

    29:23 do tė marrėsh edhe njė bukė, njė ėmbėlsirė me vaj dhe njė revani nga shporta e bukės sė ndorme, qė ėshtė para Zotit,

    29:24 dhe tė gjitha kėto gjėra do t`i vėsh nė duart e Aaronit dhe nė duart e bijve tė tij, dhe do t`i tundėsh si njė ofertė e bėrė pėrpara Zotit.

    29:25 Pastaj do t`i marrėsh nga duart e tyre dhe do t`i tymosėsh mbi altarin, mbi olokaustin, si njė erė e kėndshme pėrpara Zotit; ėshtė njė flijim i bėrė me anė tė zjarrit Zotit.

    29:26 Pas kėsaj do tė marrėsh gjoksin e dashit tė pėrdorur pėr shugurimin e Aaronit dhe do ta tundėsh si njė ofertė e lėvizur pėrpara Zotit; dhe kjo do tė jetė pjesa e jote.

    29:27 Dhe nga dashi i pėrdorur pėr shenjtėrim do tė ruash gjoksin e ofertės sė lėvizur dhe kofshėn e ofertės sė ngritur, qė u takojnė Aaronit dhe bijve tė tij.

    29:28 Ai do tė jetė nga ana e bijve tė Izraelit pėr Aaronin dhe bijtė e tij njė rregull i pėrhershėm, sepse ėshtė njė ofertė lartėsimi. Do tė jetė njė ofertė lartėsimi nga ana e bijve tė Izraelit qė ėshtė marrė nga flitė e tyre tė falėnderimit, oferta e tyre pėr lartėsim te Zoti.

    29:29 Dhe rrobat e shenjta tė Aaronit do t`u kalojnė bijve tė tij mbas tij, me qėllim qė tė vajosen dhe tė shenjtėrohen tek ata.

    29:30 Ai bir qė bėhet prift nė vend tė tij do t`i veshė ato pėr shtatė ditė, kur do tė hyjė nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė kryer shėrbesėn nė vendin e shenjtė.

    29:31 Pastaj do tė marrėsh dashin e shenjtėrimit dhe do ta gatuash mishin e tij nė njė vend tė shenjtė;

    29:32 dhe Aaroni dhe bijtė e tij do tė hanė, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, mishin e dashit dhe bukėn qė ėshtė nė shportė.

    29:33 Do tė hanė gjėrat qė kanė shėrbyer pėr tė bėrė shlyerjen pėr t`u shuguruar dhe shenjtėruar; por asnjė i huaj nuk do tė hajė prej tyre, sepse janė gjėra tė shenjta.

    29:34 Dhe nė qoftė se tepron mish i shenjtėrimit ose bukė deri nė mėngjes, do tė djegėsh atė qė mbetet nė zjarr; nuk do ta hahet, sepse ėshtė e shenjtė.

    29:35 Do tė bėsh, pra, pėr Aaronin dhe pėr bijtė e tij tė gjitha ato qė tė kam urdhėruar: do t`i shenjtėrosh brenda shtatė ditėve.

    29:36 Dhe ēdo ditė do tė ofrosh njė dem tė vogėl, si flijim pėr mėkatin, pėr tė larė fajin qė ke bėrė dhe do ta vajosėsh pėr ta shenjtėruar.

    29:37 Pėr shtatė ditė do tė bėsh shlyerjen e fajit pėr altarin dhe do ta shenjtėrosh; altari do tė jetė njė vend shumė i shenjtė: ēdo gjė qė do tė prekė altarin do tė jetė e shenjtė.

    29:38 Kjo ėshtė ajo qė do tė ofrosh mbi altar: dy qengja motakė ēdo ditė, pėr gjithnjė.

    29:39 Njėrin prej qengjave do ta ofrosh nė mėngjes dhe tjetrin nė tė ngrysur.

    29:40 Me qengjin e parė do tė ofrosh njė tė dhjetėn e efės tė majės sė miellit tė brumosur me njė ēerek hine vaji thjesht ulliri, dhe njė libacion me njė ēerek hine verė.

    29:41 Qengjin e dytė do ta ofrosh nė tė ngrysur; do ta shoqėrosh me tė njėjtin blatim dhe me tė njėjtin libacion tė mėngjesit; ėshtė njė flijim parfumi tė kėndshėm i ofruar nėpėrmjet zjarrit pėr Zotin.

    29:42 Do tė jetė njė olokaust i pėrjetshėm pėr gjithė brezat e ardhshėm, ti ofruar nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, pėrpara Zotit, kur unė do t`ju takoj pėr tė folur me ty.

    29:43 Dhe atje do tė takohem me bijtė e Izraelit; dhe ēadra do tė shenjtėrohet nga lavdia ime.

    29:44 Kėshtu unė do tė shenjtėroj ēadrėn e mbledhjes dhe altarin; do tė shenjtėroj gjithashtu Aaronin dhe bijtė e tij, qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj.

    29:45 Do tė banoj nė mes tė bijve tė Izraelit dhe do tė jem Perėndia i tyre.

    29:46 Dhe ata do tė mėsojnė qė unė jam Zoti, Perėndia i tyre, qė i nxori nga vendi i Egjiptit pėr tė banuar midis tyre. Unė jam Zoti, Perėndia i tyre".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine