Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EXODUS 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Moisiu u pėrgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do tė mė besojnė as do t`i binden zėrit tim, sepse do tė thonė: "Zoti nuk tė ėshtė shfaqur"".

    4:2 Atėherė Zoti i tha: "Ē`ėshtė ajo qė ke nė dorė?". Ai u pėrgjegj: "Njė bastun".

    4:3 Zoti tha: "Hidhe pėr tokė". Ai e hodhi pėr tokė, dhe ai u bė njė gjarpėr, para tė cilit Moisiu iku me vrap.

    4:4 Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorėn dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorėn dhe e mori, dhe nė dorėn e tij ai u bė njė bastun).

    4:5 "Kėtė ke pėr tė bėrė", tha Zoti, "me qėllim qė tė besojnė se Zoti, Perėndia i etėrve tė tyre, Perėndia i Abrahamit, Perėndia i Isakut dhe Perėndia i Jakobit tė ėshtė shfaqur".

    4:6 Zoti i tha akoma: "Tani vėr dorėn nė gjirin tėnd". Dhe ai vuri dorėn e tij nė gji dhe pastaj e tėrhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhė si bora.

    4:7 Zoti i tha akoma: "Vėre pėrsėri dorėn nė gjirin tėnd". Ai e vuri pėrsėri dorėn e tij nė gji dhe pastaj e tėrhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bėrė njėlloj si mishi i tij.

    4:8 "Tani ka pėr tė ndodhur qė, po tė jetė se nuk tė besojnė dhe nuk e dėgjojnė zėrin e shenjės sė parė, do tė besojnė zėrin e shenjės sė dytė.

    4:9 Por, nė rast se ata nuk do t`u besojnė as kėtyre dy shenjave dhe nuk do t`i binden zėrit tėnd, ti atėhere merr ujė nga lumi dhe derdhe mbi tokė tė thatė; dhe uji qė do tė kesh marrė nga lumi do tė bėhet gjak mbi tokėn e thatė".

    4:10 Atėherė Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unė nuk jam njeri i gojės; nuk isha i tillė nė tė kaluarėn dhe nuk jam i tillė qė kur i ke folur shėrbėtorit tėnd, sepse jam i ngathėt nė fjalė dhe kuvend".

    4:11 Zoti i tha: "Kush e ka bėrė gojėn e njeriut, ose kush e bėn njeriun tė pagojė, tė shurdhėr, me sy ose tė verbėr? A nuk jam unė vallė, Zoti?

    4:12 Dhe tani shko, unė do tė jem me gojėn tėnde dhe do tė tė mėsoj atė qė duhet tė thuash".

    4:13 Por Moisiu tha: "Oh! Zot, dėrgo mesazhin tėnd nėpėrmjet kujt tė duash!".

    4:14 Atėherė zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Moisiut, dhe i tha: "A nuk ėshtė ndofta Aaroni vėllai yt, Leviti? Unė e di qė ai flet bukur. Ja tani, ai po del tė tė takojė; sa tė tė shohė do tė ndjejė gėzim nė zemėr tė vet.

    4:15 Ti do t`i flasėsh dhe do t`i vėsh fjalėt nė gojėn e tij, dhe unė do tė jem me gojėn tėnde dhe me gojėn e tij dhe do t`ju mėsoj atė qė duhet tė bėni.

    4:16 Ai do tė jetė zėdhėnėsi yt nė popull; kėshtu ai pėr ty do tė jetė goja dhe ti pėr tė do tė jesh si Perėndia.

    4:17 Tani merr nė dorė kėtė bastun me tė cilin ke pėr tė bėrė mrekullitė".

    4:18 Atėherė Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lėrmė tė shkoj dhe tė kthehem te vėllezėrit e mi qė janė nė Egjipt, pėr tė parė nė se ende janė gjallė". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko nė paqe".

    4:19 Zoti i tha Moisiut nė Madian: "Shko, kthehu nė Egjipt sepse tė gjithė ata qė kėrkonin jetėn tėnde kanė vdekur".

    4:20 Kėshtu Moisiu mori tė shoqen dhe bijtė e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye nė vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori nė dorė bastunin e Perėndisė.

    4:21 Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur tė jesh kthyer nė Egjipt, do tė kujdesesh tė bėsh para Faraonit tėrė mrekullitė qė tė kam dhėnė pushtet tė kryesh; por unė do ta ngurtėsoj zemrėn e tij dhe ai nuk do ta lėrė popullin tė shkojė.

    4:22 Dhe ti do t`i thuash Faraonit: "Kėshtu thotė Zoti: Izraeli ėshtė biri im, i parėlinduri im".

    4:23 Prandaj unė tė them: Lėre birin tim tė shkojė, qė tė mė shėrbejė; por nė qoftė se ti nuk e lė tė shkojė, ja, unė do tė vras birin tėnd, tė parėlindurin tėnd".

    4:24 Por gjatė udhėtimit, nė vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi tė takojė Moisiun dhe u pėrpoq ta bėnte tė vdiste.

    4:25 Atėherė Sefora mori njė strall tė mprehtė dhe preu prepucin e birit tė saj dhe e hodhi nė kėmbėt e Moisiut, duke thėnė: "Ti pėr mua je njė dhėndėr nė gjak!".

    4:26 Kėshtu Zoti e la. Atėherė ajo tha: "Ti je njė dhėndėr gjakatar", pėr shkak tė rrethprerjes.

    4:27 Zoti i tha Aaronit: "Shko nė shkretėtirė tė takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atė nė malin e Perėndisė dhe e puthi.

    4:28 Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tėrė fjalėt qė Zoti e kishte porositur tė thoshte, dhe tėrė shenjat e mahnitshme qė i kishte urdhėruar tė bėnte.

    4:29 Atėherė Moisiu dhe Aaroni shkuan dhe mblodhėn tėrė pleqtė e bijve tė Izraelit.

    4:30 Dhe Aaroni tregoi tėrė fjalėt qė Zoti i kishte thėnė Moisiut, dhe bėri mrekullitė nė sy tė popullit.

    4:31 Kėshtu populli i besoi. Ata kuptuan qė Zoti kishte vizituar bijtė e Izraelit dhe kishte parė dėshpėrimin e tyre; dhe u pėrkulėn dhe e adhuruan.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine