Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EXODUS 6

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    6:1 Zoti i tha Moisiut: "Tani ke pėr tė parė ēfarė kam pėr t`i bėrė Faraonit; sepse i detyruar nga njė dorė e fuqishme ai do t`i lėrė tė shkojnė; po, i detyruar nga njė dorė e fuqishme do t`i dėbojė nga vendi i tij".

    6:2 Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unė jam Zoti,

    6:3 dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perėndi i plotfuqishėm; por ata nuk mė kishin njohur kurrė me emrin tim, Zot.

    6:4 Kam caktuar gjithashtu besėlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t`u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qėndruan si tė huaj.

    6:5 Dėgjova edhe kujėn e bijve tė Izraelit qė Egjiptasit i mbajnė nė skllavėri dhe m`u kujtua besėlidhja ime.

    6:6 Prandaj u thuaj bijve tė Izraelit: "Unė jam Zoti; do t`ju heq nga punėt e rėnda qė ju kanė imponuar Egjiptasit, do t`ju ēliroj nga skllavėrimi i tyre dhe do t`ju ēliroj me krah tė shtrirė dhe ndėshkime tė mėdha.

    6:7 Do t`ju marr si popullin tim, dhe do tė jem Perėndia juaj; dhe ju do tė mėsoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė ju heq nga punėt e rėnda tė imponuara nga Egjiptasit.

    6:8 Dhe do t`ju bėj tė hyni nė vendin, qė u betova t`i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t`jua jap atė nė trashėgimi. Unė jam Zoti"".

    6:9 Kėshtu u foli Moisiu bijve tė Izraelit; por ata nuk ia vunė veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavėrise sė rėndė.

    6:10 Zoti i foli edhe mė Moisiut, duke i thėnė:

    6:11 "Shko, foli Faraonit, mbretit tė Egjiptit, qė tė lejojė bijtė e Izraelit tė dalin nga vendi i tij".

    6:12 Por Moisiu foli pėrpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtė e Izraelit nuk mė dėgjuan; si mundet Faraoni tė mė dėgjojė mua, qė jam i parrethprerė nė buzė?".

    6:13 Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhėroi tė shkonin te bijtė e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qėllim qė t`i nxirrnin bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit.

    6:14 Kėta janė kryetarėt e familjeve tė tyre. Bijtė e Rubenit, tė parėlindurit tė Izraelit qenė: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Kėto qenė familjet e Rubenit.

    6:15 Bijtė e Simeonit qenė: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Kėto qenė familjet e Simeonit.

    6:16 Kėta janė emrat e bijve tė Levit, sipas brezave tė tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet.

    6:17 Bijtė e Gershomit qenė: Libni dhe Shimej, bashkė me familjet e tyre.

    6:18 Bijtė e Kehathit qenė: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njėqind e tridhjetė e tre vjet.

    6:19 Bijtė e Merarit qenė: Mahli dhe Mushi. Kėto qenė edhe familjet e Levitėve sipas brezave tė tyre.

    6:20 Amrami mori pėr grua Jokebedėn, motrėn e atit tė tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet.

    6:21 Bijtė e Itsharit qenė: Koreu, Nefegu dhe Zikri.

    6:22 Bijtė e Ucielit qenė: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri.

    6:23 Aaroni mori pėr grua Elishebėn, tė bijėn e Aminadabit dhe motėr e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.

    6:24 Bijtė e Koreut qenė: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Kėto qenė familjet e Koreut.

    6:25 Eleazari, bir i Aaronit, mori pėr grua njė nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Kėta qenė tė parėt e etėrve tė Levitėve nė familjet e tyre.

    6:26 Dhe kėta janė vet Aaroni dhe Moisiu, tė cilėve Zoti u tha: "Nxirrini bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit tė tyre".

    6:27 Kėta janė ata qė i folėn Faraonit mbretit tė Egjiptit pėr tė nxjerrė bijtė e Izraelit nga Egjipti; ata janė vetė Moisiu dhe Aaroni.

    6:28 Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut nė vendin e Egjiptit,

    6:29 kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unė jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit tė Egjiptit, tėrė ato qė po tė them".

    6:30 Atėherė Moisiu u pėrgjigj kėshtu para Zotit: "Ja, unė jam i parrethprerė nė buzė; prandaj si mund tė mė dėgjojė Faraoni?".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine