Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EZEKIEL 27

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    27:1 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

    27:2 "Ti, bir njeriu, ngri pėr Tiron njė vajtim,

    27:3 dhe i thuaj Tiros: O ti qė je vendosur nė hyrje tė detit, ti qė bėn tregti me popujt nė shumė ishuj, kėshtu thotė Zoti, Zoti: O Tiro, ti ke thėnė: "Unė jam i njė bukurie tė pėrsosur".

    27:4 Kufijtė e tu janė nė zemėr tė deteve; ndėrtuesit e tu tė kanė dhėnė njė bukuri tė pėrsosur.

    27:5 E kanė bėrė tėrė lėndėn e anijeve tė tua me qipariset e Senirit, kanė marrė kedra tė Libanit pėr tė bėrė direkun tėnd kryesor;

    27:6 dhe i kanė bėrė lopatat e tua me lis tė Bashanit, e kanė bėrė urėn tėnde me dru pylli tė inkrustuar me fildish tė sjellė nga ishujtė e Kitimit.

    27:7 Ishte prej liri tė hollė tė Egjiptit, e punuar me qėndisje, vela qė ke shpalosur, qė tė tė shėrbente si flamur; ajo qė tė mbulonte ishte prej hiacinti dhe prej purpre dhe vinte nga ishujt e Elishahut.

    27:8 Banorėt e Sidonit dhe tė Arvadit ishin vozitėsit e tu; tė urtėt e tu, o Tiro, ishin te ti; ata ishin pilotėt e tu.

    27:9 Te ti ishin pleqtė e Gebalit dhe specialistėt e tij pėr tė riparuar tėrė tė ēarat e tua; te ti ishin tėrė anijet e detit dhe detarėt e tyre pėr tė shkėmbyer mallrat e tua.

    27:10 Ata tė Persisė, tė Ludit dhe tė Putit ishin nė ushtrinė tėnde, si luftėtarė; ata varnin te ti mburojėn dhe pėrkrenaren dhe tė jepnin shkėlqim.

    27:11 Bijtė e Arvadit dhe ushtria jote ishin pėrreth mureve tė tua dhe njerėz trima qėndronin mbi kullat e tua; ata i varnin mburojat e tyre pėrreth mureve tė tua; ata e bėnin kėshtu tė pėrsosur bukurinė tėnde.

    27:12 Tarshishi tregtonte me ty pėr shkak tė bollėkut tė pasurive tė tua; nė kėmbim tė mallrave tė tua tė jepte argjend, hekur, kallaj dhe plumb.

    27:13 Edhe Javani, Tubali dhe Mesheku bėnin tregti me ty; nė kėmbim tė mallrave tė tua tė jepnin njerėzore dhe vegla prej bronzi.

    27:14 Ata tė shtėpisė sė Togarmahut tė jepnin nė kėmbim tė mallrave tė tua kuaj qėniet pėr tėrheqje, kuaj vrapimi dhe mushka.

    27:15 Bijtė e Dedanit bėnin tregti me ty; tregtia e shumė ishujve kalonte nga duart e tua; si shpėrblim tė jepnin dhėmbė fildishi dhe abanoz.

    27:16 Siria bėnte tregti me ty pėr shkak tė bollėkut tė prodhimeve tė tua; nė kėmbim tė mallrave tė tua tė jepnin gurė tė ēmuar, purpur, stofa tė qėndisur, pėlhura hiri tė hollė, koral dhe rubin.

    27:17 Juda dhe vendi i Izraelit tregtonin me ty; nė kėmbim tė mallrave tė tua tė jepnin grurė tė Minithit, parfume, mjaltė, vaj dhe balsam.

    27:18 Damasku bėnte tregti me ty pėr shkak tė numrit tė madh tė prodhimeve tė tua dhe pėr bollėkun e pasurive tė tua me verė tė Helbonit dhe me lesh tė bardhė.

    27:19 Vedani dhe Javani sillnin nga Uzahu prodhime nė kėmbim tė mallrave tė tua; hekuri i punuar, kasia dhe kallami aromatik ishin ndėr mallrat e tua tė kėmbimit.

    27:20 Dedani tregtonte me ty veshje pėr tė kalėruar.

    27:21 Arabia dhe tėrė princat e Kedarit bėnin tregti me ty, duke bėrė me ty shkėmbime nė qengja, deshė dhe cjep.

    27:22 Tregtarėt e Shebas dhe tė Ramahut bėnin tregti me ty; nė kėmbim tė mallrave tė tua ata tė jepnin tė gjitha aromat mė tė mira, lloj lloj gurėsh tė ēmuar dhe ar.

    27:23 Herani, Kanehu, Edeni, tregtarėt e Shebas, tė Asirisė dhe tė Kilmadit bėnin tregti me ty.

    27:24 Nė kėmbim tė mallrave tė tua shkėmbenin me ty sende luksi, mantele tė purpurta, stofa tė qėndisura, arka rrobash tė ndryshme, tė lidhura me litarė.

    27:25 Anijet e Tarshishit transportonin mallrat e tua. Kėshtu u mbushe dhe u pasurove me tė madhe nė zemėr tė deteve.

    27:26 Vozitėsit e tu tė kanė ēuar mbi shumė ujra, por era e lindjes tė ka shkatėrruar nė zemėr tė deteve.

    27:27 Pasuritė e tua, mallrat e tua, prodhimet e tua, detarėt e tu, pilotėt e tu, ata qė ndreqnin tė ēarat, trafikantėt e mallrave tė tua, tėrė luftėtarėt qė janė te ti dhe gjithė ajo mori qė ėshtė mes teje do tė bien nė zemėr tė deteve ditėn e shkatėrrimit tėnd.

    27:28 Nga zhurma e britmės sė pilotėve tė tu fushat e hapura do tė dridhen;

    27:29 tėrė ata qė pėrdorin lopatėn, detarėt dhe tėrė pilotėt e detit do tė zbresin nga anijet e tyre dhe do tė mbeten nė breg.

    27:30 Do tė bėjnė qė tė dėgjohet zėri i tyre mbi ty; do tė klithin me trishtim, do tė hedhin pluhur mbi kokėn e tyre, do tė rrokullisen nė pluhur.

    27:31 Pėr shkakun tėnd do tė rruajnė kokėn, do tė vishen me thasė dhe do tė qajnė pėr ty me trishtim tė shpirtit, me njė dhembje tė thellė.

    27:32 Nė ankthin e tyre do tė ngrenė pėr ty njė vajtim dhe do tė vajtojnė pėr ty: "Kush ėshtė si Tiro, e shkatėrruar nė mes tė detit?".

    27:33 Kur mallrat e tua dilnin nga detet, ngopje shumė popuj; me bollėkun e pasurive dhe tė mallrave tė tua pasuroje mbretėrit e tokės.

    27:34 Por kur u theve nga detet nė thellėsinė e ujrave, mallrat e tua dhe tėrė moria e njerėzve nė mes teje kanė rėnė.

    27:35 Tė gjithė banorėt e ishujve janė habitur prej teje; mbretėrit e tyre i ka zėnė njė frikė e madhe, pamja e tyre ėshtė e tronditur.

    27:36 Tregtarėt midis popujve fishkėllejnė mbi ty; je bėrė njė llahtarė dhe nuk do tė ekzistosh mė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine