Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - GENESIS 19

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    19:1 Por tė dy engjėjt arritėn nė mbrėmje nė Sodomė, ndėrsa Loti ishte ulur te porta e Sodomės; sa i pa, ai u ngrit mė kėmbė pėr t`u dalė pėrpara dhe u shtri me fytyrėn nė tokė,

    19:2 dhe tha: "Zotėrinjtė e mi, ju lutem, hyni nė shtėpinė e shėrbėtorit tuaj, kaloni aty natėn dhe lani kėmbėt; pastaj nesėr nė mėngjes mund tė ēoheni shpejt dhe tė vazhdoni udhėn tuaj". Ata u pėrgjigjėn: "Jo; do ta kalojmė natėn nė sheshin".

    19:3 Por ai nguli kėmbė aq shumė sa qė ata erdhėn tek ai dhe hynė nė shtėpinė e tij. Ai u pėrgatiti njė banket dhe poqi bukė pa tharm, dhe ata hėngrėn.

    19:4 Por para se tė shkonin nė shtrat, njerėzit e qytetit, njerėzit e Sodomės, rrethuan shtėpinė; ishin tė rinj e pleq, tėrė popullsia e mbledhur nga ēdo anė;

    19:5 thirrėn Lotin dhe i thanė: "Ku janė njerėzit qė erdhėn te ti sonte? Na i nxirr jashtė qė tė mund t`i njohim!".

    19:6 Loti doli drejt atyre para portės sė shtėpisė, e mbylli portėn pas tij dhe tha:

    19:7 "Oh, vėllezėr tė mi, mos u sillni kaq keq!

    19:8 Dėgjoni, unė kam dy vajza qė nuk kanė njohur burrė; prandaj mė lini qė t`i nxjerr jashtė dhe bėni ē`tė doni me to; por mos u bėni asgjė kėtyre burrave, sepse janė nėn mbrojtjen e shtėpisė sime".

    19:9 Por ata i thanė: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi kėtu si i huaj, dhe dėshiron tė bėhet gjykatės! Tani do tė sillemi mė keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrė Lotin me dhunė, u afruan pėr tė shpėrthyer derėn.

    19:10 Por ata njerėz zgjatėn duart e tyre dhe e tėrhoqėn Lotin brenda shtėpisė bashkė me ta, dhe mbyllėn derėn.

    19:11 Goditėn verbėrisht njerėzit qė ishin te dera e shtėpisė, nga mė i vogli deri te mė i madhi, kėshtu qė u lodhėn nė orvatjen pėr tė gjetur derėn.

    19:12 Atėherė ata njerėz i thanė Lotit: "Kė ke tjetėr kėtu? Nxirr nga ky vend dhėndurėt e tu, bijtė dhe bijat e tua, dhe cilindo qė ke nė qytet,

    19:13 sepse ne po bėhemi gati ta shkatėrrojmė kėtė vend, sepse britma e banorėve tė tij ėshtė e madhe pėrpara Zotit dhe Zoti na dėrgoi pėr ta shkatėrruar".

    19:14 Atėherė Loti doli e u foli dhėndurėve tė tij qė ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Ēohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatėrrojė qytetin". Por dhėndurėt e tij patėn pėrshtypjen se ai po bėnte shaka.

    19:15 Sa doli agimi, engjėjt e nxitėn Lotin duke thėnė: "Ēohu, merr gruan dhe bijat e tua qė gjenden kėtu, qė ti tė mos vdesėsh nė dėnimin e kėtij qyteti".

    19:16 Duke qenė se ai po ngurronte, ata njerėz e morėn pėr dore atė, tė shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mėshirė pėr tė, e nxorrėn jashtė dhe i shpėtuan jetėn duke e ēuar jashtė qytetit.

    19:17 Ndėrsa po i ēonin jashtė, njėri prej tyre tha: "Ik shpejt pėr tė shpėtuar jetėn tėnde! Mos shiko prapa e mos u ndal nė asnjė vend tė fushės; shpėto nė mal qė tė mos vdesėsh!".

    19:18 Por Loti iu pėrgjegj atyre: "Jo, zoti im!

    19:19 Ja, shėrbėtori yt gjeti hir para syve tė tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke mė shpėtuar jetėn, por unė nuk do tė mund tė arrij malin para se tė mė zėrė fatkeqėsia dhe unė tė vdes.

    19:20 Ja, ky qytet ėshtė mjaft i afėrt pėr ta arritur dhe ėshtė i vogėl. Mė lėr, pra, tė iki shpejt aty (a nuk ėshtė i vogėl?) dhe kėshtu do tė shpėtoj jetėn".

    19:21 Engjėlli i tha: "Unė po ta plotėsoj edhe kėtė kėrkesė: tė mos shkatėrroj qytetin pėr tė cilin fole.

    19:22 Shpejto, ik atje, sepse unė nuk mund tė bėj asgjė para se ti tė arrish atje". Pėr kėtė arsye ky qytet u quajt Coar.

    19:23 Dielli po ngrihej mbi tokė kur Loti arriti nė Coar.

    19:24 Atėherė Zoti bėri qė nga qielli tė binte squfur dhe zjarr mbi Sodomėn dhe Gomorėn, nga ana e Zotit.

    19:25 Kėshtu ai shkatėrroi ato qytete, tėrė fushėn, tėrė banorėt e qytetit e gjithēka mbinte mbi tokėn.

    19:26 Por gruaja e Lotit solli kryet pėr tė shikuar prapa dhe u bė njė statujė prej kripe.

    19:27 Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes dhe shkoi nė vendin ku kishte qėndruar para Zotit;

    19:28 pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tėrė krahina e fushės, dhe kėshtu pa njė tym qė ngrihej nga toka, si tymi i njė furre.

    19:29 Kėshtu ndodhi qė kur Perėndia shkatėrroi qytetin e fushės, Perėndisė iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjėma kur shkatėrroi qytetet ku Loti kishte banuar.

    19:30 Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi tė banojė nė mal bashkė me dy bijat e tij, sepse kishte frikė tė qėndronte nė Coar; dhe u vendos nė njė shpellė bashkė me dy bijat e tij.

    19:31 Mė e madhja i tha mė tė voglės: "Babai ynė ėshtė plak, dhe nuk ka asnjė burrė nė vend qė mund tė bashkohet me ne, ashtu siē ndodh mbi gjithė tokėn.

    19:32 Eja, t`i japim verė babait tonė e tė shtrihemi bashkė me tė; kėshtu do tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".

    19:33 Kėshtu po atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe e madhja u shtri bashkė me tė atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me tė, as kur u ngrit.

    19:34 Tė nesėrmen vajza mė e madhe i tha mė tė voglės: "Ja, natėn e kaluar unė rashė nė shtrat bashkė me babanė tim; le tė bėjmė qė ai tė pijė verė edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me tė, qė tė mund t`i sigurojmė pasardhės babait tonė".

    19:35 Edhe atė natė i dhanė verė babait tė tyre dhe mė e vogla shkoi tė shtrihet bashkė me tė, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.

    19:36 Kėshtu dy bijat e Lotit u ngjizėn nga babai i tyre.

    19:37 Mė e madhja lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Moab. Ky ėshtė babai i Moabitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.

    19:38 Edhe mė e vogla lindi njė djalė, tė cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky ėshtė babai i Amonitėve, qė ekzistojnė deri nė ditėt tona.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine