Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 51

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    51:1 Dėgjomėni, ju qė ndiqni drejtėsinė dhe kėrkoni Zotin! Shikoni shkėmbin nga i cili jeni prerė dhe zgafellėn e minierės prej sė cilės keni dalė.

    51:2 Shikoni Abrahamin, atin tuaj, dhe Sarėn qė ju ka lindur, sepse e thirra kur ishte vetėm. E bekova dhe e shumova.

    51:3 Nė fakt Zoti do tė ngushėllojė Sionin, do ta ngushėllojė pėr tė gjitha shkatėrrimet e tij, do ta bėjė shkretėtirėn e tij si Edenin dhe vetminė e tij si kopshtin e Zotit. Do tė gjejnė nė tė gėzim dhe hare, falenderim dhe tinguj kėngėsh.

    51:4 Kushtomė kujdes, o populli im, dėgjomė, o kombi im, sepse nga unė do tė vijė ligji dhe unė do tė vendos tė drejtėn time si dritė e popujve.

    51:5 Drejtėsia ime ėshtė e afėrt, shpėtimi im do tė shfaqet dhe krahėt e mi do tė gjykojnė popujt; ishujt do tė kenė shpresė tek unė dhe do tė kenė besim nė krahun tim.

    51:6 Ēoni sytė tuaj drejt qiellit dhe shikoni tokėn qė ndodhet poshtė, sepse qiejtė do tė davariten si tym, toka do tė konsumohet si njė rrobe dhe po kėshtu banorėt e saj do tė vdesin; por shpėtimi im do tė vazhdojė pėrjetė dhe drejtėsia ime nuk do tė mungojė kurrė.

    51:7 Dėgjomėni, o ju qė e njihni drejtėsinė, o popull, qė ka nė zemėr ligjin tim. Mos kini frikė turpėrimin nga njerėzit, as mos u trembni nga fyerjet e tyre tė rėnda.

    51:8 Sepse tenja do t`i hajė si njė rrobe dhe mola do t`i brejė si leshin, por drejtėsia ime do tė jetė pėrjetė dhe shpėtimi im brez pas brezi.

    51:9 Zgjohu, zgjohu, vishu me forcė, o krah i Zotit, zgjohu si nė ditėt e lashta, ashtu si nė brezat qė shkuan! A nuk je ti ai qė e ke bėrė copė-copė Rahabin, qė ke prerė kuēedrėn?

    51:10 A nuk je ti ai qė ke tharė detin, ujėrat e humnerės sė madhe, qė i ke bėrė rrugė thellėsitė e detit, me qėllim qė tė ēliruarit tė kalonin?

    51:11 Kėshtu tė shpenguarit nga Zoti do tė kthehen, do tė vijnė nė Sion me klithma gėzimi dhe njė hare e pėrjetshme do tė kurorėzojė kokėn e tyre; do tė marrin gėzim dhe hare, e dhembja dhe rėnkimi do tė zhduken.

    51:12 Unė, unė vetė, jam ai qė ju ngushėllon; kush je ti qė i trembesh njeriut qė po vdes dhe birit tė njeriut tė caktuar tė jetė si bari?

    51:13 Ti ke harruar Zotin qė tė ka bėrė, qė ka shpalosur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokės. Ti kishe gjithnjė frikė, tėrė ditėn pėrpara tėrbimit tė shtypėsit; kur ai pėrgatitej tė tė shkatėrronte. Por ku ėshtė tani tėrbimi i shtypėsit?

    51:14 I mėrguari nė robėri do tė ēlirohet sė shpejti, nuk do tė vdesė nė gropė as nuk do t`i mungojė buka.

    51:15 Sepse unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tund detin dhe bėn tė gjėmojnė valėt; emri i tij ėshtė Zoti i ushtrive.

    51:16 Unė i vura fjalėt e mia nė gojėn tėnde dhe tė mbulova me hijen e dorės sime pėr tė vendosur qiejtė dhe pėr tė hedhur themelet e tokės, dhe pėr t`i thėnė Sionit: "Ti je populli im".

    51:17 Rizgjohu, rizgjohu, ēohu, o Jeruzalem, qė ke pirė nga dora e Zotit kupėn e zemėrimit tė tij, qė ke pirė llumin e kupės sė hutimit deri sa e kullove krejt.

    51:18 Midis gjithė bijve qė ka pjellė nuk ka asnjė qė ta udhėheqė; midis gjithė bijve qė ka rritur nuk ka asnjė qė ta marrė prej dore.

    51:19 Kėto dy gjėra tė kanė ndodhur, kujt do t`i vijė keq pėr ty? Pikėllim dhe shkatėrrim, uri dhe shpatė, kush do tė ngushėllojė?

    51:20 Djemtė e tu ligėshtoheshin, qėndronin nė krye tė tė gjitha rrugėve si njė antilopė e zėnė nė rrjetė, plot me zemėrimin e Zotit, me kėrcėnimin e Perėndisė tėnd.

    51:21 Prandaj tani dėgjo kėtė, o e pikėlluar dhe e dehur, por jo nga vera.

    51:22 Kėshtu thotė Zoti yt, Zoti, Perėndia yt, qė mbron ēėshtjen e popullit tė tij: "Ja, unė po tė heq nga dora kupėn e hutimit, llumin e kupės sė zemėrimit tim; ti nuk do ta pish mė.

    51:23 Do ta vė pėrkundrazi nė duart e atyre qė tė hidhėronin dhe tė thonin: "Shtrihu pėr tokė, qė tė kalojmė mbi ty", dhe ti e bėje kurrizin tėnd njė vend, njė rrugė pėr kalimtarėt".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine