Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 7

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    7:1 Ndodhi nė ditėt e Ashazit, birit tė Jothamit, birit tė Uziahut, mbret i Judės, qė Retsini, mbret i Sirisė dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolėn pėr luftė kundėr Jeruzalemit, por nuk arritėn ta shtien nė dorė.

    7:2 Prandaj ia referuan shtėpisė sė Davidit duke thėnė: "Sirėt kanė ngritur kampin e tyre nė Efraim". Kėshtu zemra e Ashazit dhe zemra e popullit tė tij u drodhėn, ashtu si dridhen drurėt e pyllit nga era.

    7:3 Atėherė Zoti i tha Isaias: "Dil pėrpara Ashazit, ti dhe biri yt Shear-Jashubi, nė skajin e kanalit tė hauzit tė sipėrm nė rrugėn e arės sė larėsit,

    7:4 dhe thuaji: Shiko tė rrish i qetė, mos ki frikė dhe zemra jote tė mos ligėshtohet pėr shkak tė kėtyre dy mbeturinave tė urės sė zjarrit qė nxjerr tym, pėr zemėrimin e zjarrtė tė Retsinit dhe tė Sirisė, dhe tė birit tė Remaliahut.

    7:5 Sepse Siria, Efraimi dhe i biri i Remaliahut kanė menduar tė kėqija kundėr teje, duke thėnė:

    7:6 "Tė dalim kundėr Judės, ta temerrojmė, tė hapim njė tė ēarė nė muret e saj dhe tė vendosim si mbret nė mesin e saj tė birin e Tabeelit"".

    7:7 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Kjo nuk ka pėr tė ardhur, nuk ka pėr tė ndodhur,

    7:8 sepse kryeqyteti i Sirisė ėshtė Damasku dhe i pari i Damaskut ėshtė Retsini. Brėnda gjashtėdhjetė e pesė vjetve Efraimi do tė bėhet copė-copė dhe nuk do tė jetė mė popull.

    7:9 Kryeqyteti i Efraimit ėshtė Samaria dhe i pari i Samarisė ėshtė i biri i Remaliahut. Po tė mos besoni, me siguri nuk do tė bėhemi tė qėndrueshėm".

    7:10 Zoti i foli pėrsėri Ashazit dhe i tha:

    7:11 "Kėrkoji njė shenjė pėr vete Zotit, Perėndisė tėnd; kėrkoja ose nė thellėsitė ose nė lartėsitė".

    7:12 Por Ashazi u pėrgjigj: "Unė nuk do tė kėrkoj asgjė, nuk dua tė tundoj Zotin".

    7:13 Atėherė Isaia tha: "Dėgjoni tani, o shtėpi e Davidit! Mos ėshtė, vallė, njė gjė e vogėl pėr ju tė lodhėsh njerėzit, qė doni tė lodhni edhe Perėndinė tim?

    7:14 Prandaj vet Zoti do t`ju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel.

    7:15 Ai do tė hajė ajkė dhe mjaltė deri sa tė mėsojė tė hedhė poshtė tė keqen dhe tė zgjedhė tė mirėn.

    7:16 Por para se fėmija tė mėsojė tė hedhė poshtė tė keqen dhe tė zgjedhė tė mirėn, vendi tė cilin ti e druan pėr shkak tė dy mbretėrve tė tij do tė braktiset.

    7:17 Zoti do tė sjellė mbretin e Asirisė mbi ty, mbi popullin tėnd dhe mbi shtėpinė e atit tėnd ditė qė nuk kanė ardhur qė kur Efraimi u nda nga Juda.

    7:18 Atė ditė do tė ndodhė qė Zoti do t`u fėrshėllejė mizave qė ndodhen nė skajet e lumenjve tė Egjiptit dhe bletėve qė ndodhen nė vendin e Asirisė.

    7:19 Ato do tė vijnė dhe tė vendosen nė luginat e shkretuara, nė tė ēarat e krepave, mbi tė gjitha gėmushėt me gjemba dhe mbi tė gjitha kullotat.

    7:20 Atė ditė Zoti me njė brisk tė marrė hua pėrtej Lumit, domethėnė me mbretin e Asirisė, do tė rruajė kokėn dhe qimet e kėmbėve, si edhe mjekrėn.

    7:21 Atė ditė do tė ndodhė qė dikush do tė mbajė njė lopė tė re dhe dy dele,

    7:22 dhe pėr shkak tė bollėkut tė qumėshtit qė do t`i japin, ai do tė hajė ajkė, sepse ajkė dhe mjaltė kanė pėr tė ngrėnė tė gjithė ata qė kanė mbijetuar dhe janė lėnė nė mes tė vendit.

    7:23 Atė ditė ēdo vend ku mund tė kishte njė mijė hardhi me njė vlerė prej njė mijė siklash argjendi do tė bėhet pre e ferrave dhe e gjembave.

    7:24 Do tė hyhet nė to me shigjeta dhe me hark, sepse tėrė vendi do tė jetė i mbuluar nga ferra dhe gjemba.

    7:25 Dhe mbi tė gjitha kodrat qė u ēelėn me shatė nuk do tė kalohet mė nga frika e ferrave dhe gjembave; do tė jenė njė vend ku do tė dėrgohen qetė dhe qė do tė shkelet nga dhentė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine