Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JEREMIAH 48

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    48:1 Kundėr Moabit. Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Mjerė Nebi, sepse u shkatėrrua; Kiriathaimi ėshtė mbuluar nga turpi, ėshtė pushtuar; kėshtjella ėshtė mbuluar nga turpi dhe ėshtė e tronditur.

    48:2 Lavdia e Moabit nuk ėshtė mė; nė Heshbon kurdisin tė keqen kundėr tij, duke thėnė: "Ejani dhe ta shkatėrrojmė, nė mėnyrė qė tė mos jetė mė njė komb". Edhe ti, o Madmen, do tė shkatėrrohesh, shpata do tė tė ndjekė.

    48:3 Njė zė qė kėrkon ndihmė do tė dalė nga Horonaimi: shkatėrrim dhe rrėnim i thellė!

    48:4 Maobi ėshtė copėtuar, tė vegjlit e tij bėjnė qė tė dėgjohet zėri i tyre.

    48:5 Mbi tė pėrpjetėn e Luhithit po ngjiten duke qarė nė hidhėrim, ndėrsa nė tatėpjetėn e Horonaimit dėgjohet zėri plot ankth i disfatės.

    48:6 Ikni, shpėtoni jetėn tuaj dhe bėhuni si njė marinė nė shkretėtirė!

    48:7 Duke qėnė se ke pasė besim nė veprat e tua dhe nė thesaret e tua, edhe ti do tė kapesh; dhe Kemoshi do tė shkojė nė robėri bashkė me priftėrinjtė dhe princat e tij.

    48:8 Shkatėrruesi do tė vijė kundėr tė gjitha qyteteve, dhe asnjė qytet nuk do tė shpėtojė; lugina do tė zhduket dhe fusha do tė shkatėrrohet, ashtu si ka thėnė Zoti.

    48:9 I jepni krahė Moabit, qė tė mund tė fluturojė tutje; qytetet e tij do tė bėhen tė shkreta dhe askush nuk do tė banojė nė to.

    48:10 I mallkuar qoftė ai qė kryen veprėn e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftė ai qė e pengon shpatėn e tij tė derdhė gjak!

    48:11 Moabi ka qėnė i qetė qysh nė moshė tė re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga njė enė nė enėn tjetėr dhe as qė ka shkuar nė robėri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pėsuar ndryshime.

    48:12 Prandaj ja, do vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat do t`i dėrgoj disa njerėz qė do t`i toēitin enėt; do t`i zbrazin enėt e tij dhe do t`i thyejnė anforat e tij.

    48:13 Atėherė Moabit do t`i vijė turp nga Kemoshi, ashtu si shtėpia e Izraelit u turpėrua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.

    48:14 Si mund tė thoni: "Ne jemi burra tė fortė dhe trima pėr betejėn"?

    48:15 Moabi ėshtė shkatėrruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe tė rinjtė e tyre mė tė mirė zbresin nė kasaphanė", thotė Mbreti emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive.

    48:16 Gjėma e Moabit ėshtė tashmė e afėrt dhe kobi po i vjen me hapa tė shpejtė.

    48:17 Mbani zi pėr tė, tė gjithė ju qė e rrethoni dhe tė gjithė ju, qė njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skeptėr i fortė, ai bastun i mrekullushėm?".

    48:18 O bijė qė banon nė Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu nė tokėn e zhuritur, sepse shkatėrruesi i Moabit ka dalė kundėr teje, ka shkatėrruar kėshtjellat e tua.

    48:19 O ti qė banon nė Aroer, ndalu gjatė rrugės dhe shiko; merr nė pyetje ikanakun dhe atė qė po ikėn dhe pyet: "Ēfarė ka ndodhur?".

    48:20 Moabi ėshtė mbuluar me turp, sepse ėshtė i thyer; rėnkoni dhe bėrtisni, njoftoni mbi Arnonin qė Moabi ėshtė shkatėrruar!

    48:21 Njė ndėshkim erdhi mbi krahinėn e fushės, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,

    48:22 mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,

    48:23 mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,

    48:24 mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tėrė qytetet e vendit tė Moabit, tė largėta dhe tė afėrta.

    48:25 Briri i Moabit ėshtė prerė dhe krahu i tij ėshtė copėtuar", thotė Zoti.

    48:26 "Deheni, sepse ėshtė ngritur kundėr Zotit. Moabi do tė vėrtitet nė tė vjellat e tij dhe do tė bėhet edhe ai objekt talljeje.

    48:27 Izraeli vallė nuk ka qėnė pėr ty njė objekt talljeje? Mos u gjet vallė midis hajdutėve, sepse sa herė qė ti flet pėr tė ti po tund kokėn?

    48:28 Braktisni qytetet dhe shkoni tė banoni nė shkėmb, o banorė tė Moabit, dhe bėhuni si pėllumbesha qė bėn folenė e saj nė faqet e njė gremine.

    48:29 Kemi dėgjuar krenarinė e Moabit, jashtėzakonisht krenar, fodullėkun e tij, kryeneēėsinė e tij, arrogancėn e tij dhe mendjemadhėsinė e zemrės sė tij.

    48:30 Unė e njoh tėrbimin e tij", thotė Zoti, "qė nuk ka pėrmbajtje, tė mburrurit e tij qė nuk ka pėrfunduar nė asgjė.

    48:31 Prandaj unė po ngre njė vajtim mbi Moabin dhe do tė lėshoj britma nėpėr tė gjithė Moabin; do tė vajtohet pėr burrat e Kir-Heresit.

    48:32 O vreshtė e Sibmahut, unė qaj pėr ty ashtu si qahet pėr Jazerin; shermendet e tua kanė arritur matanė detit, arrinin deri nė detin e Jazerit. Shkatėrruesi i tij ėshtė sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin qė do vilej.

    48:33 Gėzimi dhe hareja janė zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; bėra qė tė zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh mė rrushin me britma gėzimi, britmat e tyre nuk janė mė britma gėzimi.

    48:34 Pėr shkak tė britmės sė Heshbonit zėri i tyre u dėgjua deri nė Elealeh dhe nė Jehats, nga Tsoari deri nė Horonaim, ashtu si njė lopė trevjeēare; ujrat e Nimrimit madje janė bėrė njė shkreti.

    48:35 Unė do tė fik nė Moab", thotė Zoti, "atė qė ofron flijime mbi vendet e larta dhe atė qė u djeg temjan perėndive tė tij.

    48:36 Prandaj zemra ime pėr Moabin do tė qajė si fyejt, zemra ime do tė qajė si fyejt pėr burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria qė kanė fituar ka humbur.

    48:37 Sepse ēdo kokė do tė rruhet, ēdo mjekėr do tė pritet, mbi tė gjitha duart do tė ketė tė prera dhe mbi ijėt do tė jetė thesi.

    48:38 Mbi tė gjitha ēatitė e Moabit dhe nė sheshet e tij s`ka veēse vajtim, sepse unė e kam bėrė copė-copė Moabin, si njė enė qė nuk ka mė vlerė", thotė Zoti.

    48:39 "Do tė vajtojnė duke thėnė: "Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturpėsisht kurrizin! Si ėshtė bėrė Moabi tallja dhe frika e atyre qė i rinė rrotull"".

    48:40 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ja, ai do tė nisė fluturimin si njė shqiponjė dhe do t`i hapė krahėt e tij nė drejtim tė Moabit.

    48:41 Keriothi u pushtua, fortesat janė zėnė dhe zemra e trimave tė Moabit nė atė ditė do tė jetė si zemra e njė gruaje nė dhembjet e lindjes.

    48:42 Moabi do tė shkatėrrohet, nuk do tė jetė mė popull, sepse ėshtė ngritur kundėr Zotit.

    48:43 Frika, gropa, laku tė kėrcėnojnė, o banor i Moabit" thotė Zoti.

    48:44 "Kush ikėn pėrpara frikės do tė bjerė nė gropė dhe kush del nga gropa do tė kapet nė lak, sepse unė do tė sjell mbi tė, mbi Moabin vitin e ndėshkimit tė tij" thotė Zoti.

    48:45 "Nė hijen e Heshbonit ndalen, tė kapitur, ikanakėt, por njė zjarr del nga Heshboni dhe njė flakė nga mesi i Sihonit, qė pėrpin anėt e Moabit dhe pjesėn e sipėrme tė kokės sė njerėzve kryengritės.

    48:46 Mjerė ti, O Moab! Populli i Kemoshit ėshtė i humbur sepse bijtė e tu janė ēuar nė robėri dhe bijat e tua nė mėrgim.

    48:47 Por unė do tė kthej Moabin nga robėria gjatė ditėve tė fundit, thotė Zoti". Deri kėtu gjykim mbi Moabin.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine