Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOB 1

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    1:1 Nė vendin e Uzit ishte njė njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershėm dhe i drejtė, kishte frikė nga Perėndia dhe i largohej sė keqes.

    1:2 I kishin lindur shtatė bij dhe tri bija.

    1:3 Veē kėsaj zotėronte shtatė mijė dele, tre mijė deve, pesėqind pendė qe, pesėqind gomarė dhe njė numėr shumė tė madh shėrbėtorėsh. Kėshtu ky njeri ishte mė i madhi ndėr tė gjithė njerėzit e Lindjes.

    1:4 Bijtė e tij kishin zakon tė shkonin pėr banket nė shtėpinė e secilit ditėn e cakuar; dhe dėrgonin tė thėrrisnin tri motrat e tyre, qė tė vinin tė hanin dhe tė pinin bashkė me ta.

    1:5 Kur mbaronte seria e ditėve tė banketit, Jobi i thėrriste pėr t`i pastruar; ngrihej herėt nė mėngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit tė gjithė atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtė e mi kanė mėkatuar dhe e kanė blasfemuar Perėndinė nė zemrėn e tyre". Kėshtu bėnte Jobi ēdo herė.

    1:6 Njė ditė ndodhi qė bijtė e Perėndisė shkuan tė paraqiten para Zotit, dhe ndėr ta shkoi edhe Satanai.

    1:7 Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu pėrgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e pėrshkruar lart e poshtė".

    1:8 Zoti i tha Satanait: "E ke vėnė re shėrbėtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjė tjetėr si ai qė tė jetė i ndershėm, i drejtė, tė ketė frikė nga Perėndia dhe t`i largohet sė keqes".

    1:9 Atėherė Satanai iu pėrgjigj Zotit dhe tha: "Vallė mė kot Jobi ka frikė nga Perėndia?

    1:10 A nuk ke vėnė ti njė mbrojtje rreth tij, rreth shtėpisė sė tij dhe tė gjitha gjėrave qė ai zotėron? Ti ke bekuar veprėn e duarve tė tij dhe bagėtia e tij ėshtė shtuar shumė nė vend.

    1:11 Por shtri dorėn tėnde dhe preki tė gjitha ato qė ai zotėron dhe ke pėr tė parė po nuk tė mallkoi ai haptazi".

    1:12 Zoti i tha Satanait: "Ja, tė gjitha ato qė ai zotėron janė nė pushtetin tėnd, por mos e shtri dorėn mbi personin e tij". Kėshtu Satanai u largua nga prania e Zotit.

    1:13 Kėshtu njė ditė ndodhi qė, ndėrsa bijtė e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verė nė shtėpinė e vėllait tė tyre mė tė madh, erdhi nga Jobi njė lajmėtar pėr t`u thėnė:

    1:14 Qetė po lėronin dhe gomarėt po kullotnin aty afėr,

    1:15 kur Sabejtė u sulėn mbi ta, i morėn me vete dhe vranė me shpatė shėrbėtorėt. Vetėm unė shpėtova pėr tė ardhur tė ta them".

    1:16 Ai ishte duke folur ende, kur arriti njė tjetėr dhe tha: "Zjarri i Perėndisė ra nga qielli, zuri delet dhe shėrbėtorėt dhe i ka pėrpirė. Vetėm unė shpėtova pėr tė ardhur tė ta them".

    1:17 Ai ishte duke folur, ende, kur arriti njė tjetėr dhe tha: "Kaldeasit kanė formuar tri banda, u sulėn mbi devetė dhe i morėn me vete, vranė me shpatė shėrbėtorėt. Vetėm unė shpėtova pėr tė ardhur tė ta them".

    1:18 Ai ishte duke folur, ende, kur arriti njė tjetėr dhe tha: "Bijtė e tu dhe bijat e tua ishin duke ngrėnė dhe duke pirė verė nė shtėpinė e vėlliat tė tyre mė tė madh,

    1:19 kur papritur njė erė e furishme, qė vinte nga shkretėtira, ra nė tė katėr qoshet e shtėpisė e cila u shemb mbi tė rinjtė, dhe ata vdiqėn. Vetėm unė shpėtova dhe erdha tė ta them".

    1:20 Atėherė Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokėn; pastaj ra pėmbys dhe adhuroi,

    1:21 dhe tha: "Lakuriq dolla nga barku i nėnės sime dhe lakuriq do tė kthehem. Zoti ka dhėnė dhe Zoti ka marrė. Qoftė i bekuar emri i Zotit".

    1:22 Nė tė gjitha kėto Jobi nuk mėkatoi dhe nuk paditi Perėndinė pėr ndonjė padrejtėsi.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine