Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOSHUA 14

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    14:1 Kėto janė territoret qė bijtė e Izraelit morėn si trashėgimi nė vendin e Kanaanit, dhe qė prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarėt e familjeve tė fiseve tė bijve tė Izraelit u ndanė atyreve si trashėgimi.

    14:2 Trashėgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut nėntė fiseve dhe gjysmės sė fisit,

    14:3 sepse dy fiseve tė tjera dhe gjysmės sė fisit, Moisiu u kishte dhėnė trashėgiminė e tyre matanė Jordanit; por nuk u kishte dhėnė asnjė trashėgimi Levitėve,

    14:4 sepse bijtė e Jozefit formonin dy fise, atė tė Manasit dhe atė tė Efraimit; Levitėve nuk iu dha asnjė pjesė nė vend, por vetėm disa qytete pėr tė banuar bashkė me kullota pėr bagėtinė e tyre dhe pasuritė qė kishin.

    14:5 Bijtė e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun dhe e ndanė vendin.

    14:6 Atėherė bijtė e Judės u paraqitėn para Jozueut nė Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atė qė Zoti i tha Moisiut, njeriut tė Perėndisė, lidhur me mua dhe me ty nė Kadesh-Barnea.

    14:7 Unė isha dyzet vjeē kur Moisiu, shėrbėtori i Zotit, mė dėrgoi nė Kadesh-Barnea pėr tė vėzhguar vendin; unė i paraqita njė raport ashtu si ma thoshte zemra.

    14:8 Ndėrsa vėllezėrit e mi qė kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unė ndoqa plotėsisht Zotin, Perėndinė tim.

    14:9 Atė ditė Moisiu bėri kėtė betim: "Toka qė ke shkelur me kėmbė do tė jetė trashėgimia jote dhe e bijve tė tu pėr gjithnjė, sepse ke ndjekur plotėsisht Zotin, Perėndinė tim".

    14:10 Dhe ja, tani Zoti mė ka ruajtur tė gjallė, siē e kishte thėnė, kėto dyzet e pesė vjet qė kur Zoti i tha kėto fjalė Moisiut, ndėrsa Izraeli endej nėpėr shkretėtirė; dhe ja, sot u bėra tetėdhjetė e pesė vjeē.

    14:11 Por sot jam akoma i fortė si ditėn qė Moisiu mė nisi; po atė fuqi qė kisha atėherė e kam edhe tani, qoftė pėr tė luftuar, qoftė pėr tė shkuar dhe pėr tė ardhur.

    14:12 Prandaj ma jep kėtė mal pėr tė cilin foli Zoti atė ditė; sepse ti vetė e dėgjove atė ditė qė aty ishin Anakimėt dhe kishte qytete tė mėdha dhe tė fortifikuara. Nė rast se Zoti do tė jetė me mua, unė do t`i dėboj, ashtu si ka thėnė Zoti".

    14:13 Atėherė Jozueu e bekoi dhe i dha si trashėgimi Hebronin Kalebit, djalit tė Jefunehut.

    14:14 Pėr kėtė arėsye Hebroni ka mbetur pronė e Kalebit, birit tė Jefunehut, Kenizeu, deri nė ditėn e sotme, sepse ai ka ndjekur plotėsisht Zotin, Perėndinė e Izraelit.

    14:15 Mė parė Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qenė njeriu mė i madh nė radhėt e Anakimėve. Dhe vendi nuk pati mė luftė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine