Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOSHUA 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    4:1 Kur tėrė populli mbaroi sė kapėrcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thėnė:

    4:2 "Merrni nga radhėt e popullit dymbėdhjetė burra, njė pėr ēdo fis,

    4:3 dhe u jepni kėtė urdhėr, duke thėnė: "Merrni dymbėdhjetė gurė qė kėtej, nė mes tė Jordanit, pikėrisht nė vendin ku u ndalėn kėmbėt e priftėrinjve, i merrni, me vete matanė lumit dhe i vendosni nė vendin ku do tė strehoheni sonte"".

    4:4 Atėherė Jozueu thirri dymbėdhjetė burrat qė kishte zgjedhur ndėr bijtė e Izraelit, njė pėr ēdo fis,

    4:5 dhe u tha atyre: "Kaloni para arkės sė Zotit, Perėndisė tuaj, nė mes tė Jordanit, dhe secili prej jush tė mbajė nė kurriz njė gur, simbas numrit tė fiseve tė bijve tė Izraelit,

    4:6 me qėllim qė kjo tė jetė njė shenjė midis jush. Kur nė tė ardhmen bijtė tuaj do t`ju pyesin, duke thėnė: "Ē`janė pėr ju kėta gurė?",

    4:7 ju do t`u pėrgjigjeni kėshtu: "Ujėrat e Jordanit u ndanė para arkės sė besėlidhjes tė Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujėrat e tij u ndanė dhe kėta gurė do tė jenė pėr bijtė e Izraelit njė kujtim pėr jetė"".

    4:8 Bijtė e Izraelit bėnė pikėrisht ashtu si i kishte urdhėruar Jozueu: morėn dymbėdhjetė gurė nė mes tė Jordanit, ashtu si e kishte porositur Zoti Jozueun, nė bazė tė numrit tė fiseve tė Izraelit, dhe i morėn me vete matanė lumit nė vendin ku do tė kalonin natėn, dhe i vendosėn aty.

    4:9 Jozueu ngriti gjithashtu dymbėdhjetė gurė nė mes tė Jordanit, nė vendin ku ishin ndalur kėmbėt e priftėrinjve qė mbanin arkėn e besėlidhjes; dhe aty kanė mbetur deri mė sot.

    4:10 Priftėrinjtė qė mbanin arkėn u ndalėn nė mes tė Jordanit deri sa u plotėsua tėrėsisht ajo qė i kishte urdhėruar Zoti Jozueut t`i thoshte popullit, nė bazė tė tė gjitha atyre qė Moisiu i kishte urdhėruar

    4:11 Kur tėrė populli mbaroi sė kaluari, arka e Zotit dhe priftėrinjtė kaluan nė prani tė popullit.

    4:12 Bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit kaluan tė armatosur nė krye tė bijve tė Izraelit, ashtu siē u kishte thėnė Moisiu.

    4:13 Rreth dyzet mijė njerėz me veshje lufte kaluan para Zotit nė fushat e Jerikos, gati pėr tė luftuar.

    4:14 Po atė ditė, Zoti e bėri tė madh Jozueun nė sytė e tėrė Izraelit, dhe banorėt e tij patėn frikė nga ai ashtu si patėn frikė nga Moisiu gjatė gjithė ditėve tė jetės sė tij.

    4:15 Pastaj Zoti i foli Jozueut dhe i tha:

    4:16 "Urdhėro priftėrinjtė qė mbajnė arkėn e Dėshmisė tė dalin nga Jordani".

    4:17 Atėherė Jozueu urdhėroi priftėrinjtė duke u thėnė: "Dilni nga Jordani".

    4:18 Dhe ndodhi qė kur priftėrinjtė qė mbanin arkėn e besėlidhjes sė Zotit, dolėn nga Jordani dhe tabanėt e kėmbėve tė tyre shkelėn tokėn e thatė, ujėrat e Jordanit u kthyen nė vendin e tyre dhe filluan tė rrjedhin si mė parė nė lartėsinė e brigjeve tė tij.

    4:19 Populli doli nga Jordani ditėn e dhjetė tė muajit tė parė dhe ngriti kampin e tij nė Gilgal, nė skajin lindor tė Jerikos.

    4:20 Ata dymbėdhjetė gurė qė i kishin marrė nga Jordani, Jozueu i ēoi nė Gilgal.

    4:21 Pastaj u foli bijve tė Izraelit dhe u tha atyre: "Kur nė tė ardhmen bijtė tuaj do t`i pyesin etėrit e tyre duke thėnė: "Ē`janė kėta gurė?",

    4:22 ju do t`ua bėni tė ditur bijve tuaj, duke thėnė: "Izraeli e kaloi kėtė Jordan nė tė thatė,

    4:23 sepse Zoti, Perėndia juaj, i thau ujėrat e Jordanit para jush deri sa tė kalonit, ashtu si Zoti, Perėndia juaj, veproi nė Detin e Kuq, tė cilin e thau para nesh deri sa tė kalonim,

    4:24 me qėllim qė tėrė popujt e tokės tė pranojnė qė Zoti ka dorė tė fuqishme, dhe qė ju tė keni gjithnjė frikė nga Zoti, Perėndia juaj"". i Pashkės

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine