Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LEVITICUS 7

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    7:1 "Ky ėshtė ligji i ofertės pėr shkeljen, (ėshtė gjė shumė e shenjtė).

    7:2 Nė vendim ku theret olokausti, do tė theret flia pėr shkeljen; dhe gjaku i saj do tė spėrkatet rreth e qark altarit.

    7:3 Prej saj do tė paraqitet tėrė dhjami: do tė hiqet bishti i majmė, dhjami qė mbulon zorrėt,

    7:4 tė dy veshkat, dhjami qė ėshtė mbi to rreth ijeve dhe bula e dhjamur e mėlēisė sė zezė mbi veshkat.

    7:5 Pastaj prifti do t`i tymosė mbi altar, si njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin. Ky ėshtė njė flijim pėr shkeljen.

    7:6 Ēdo mashkull midis priftėrinjve do tė mund tė hajė nga ajo; do tė hahet nė vend tė shenjtė; ėshtė gjė shumė e shenjtė.

    7:7 Flijimi pėr shkeljen ėshtė si flijimi i mėkatit; i njėjti ligj vlen pėr tė dy rastet; flia me tė cilėn prifti bėn shlyerjen i takon atij.

    7:8 Dhe prifti, qė ofron olokaustin e dikujt, do tė marrė pėr vete lėkurėn e olokaustit qė ka ofruar.

    7:9 Kėshtu ēdo blatim i ushqimit i pjekur nė furrė, apo i pėrgatitur nė tigan ose mbi skarė, do tė jetė i priftit qė e ka ofruar.

    7:10 Dhe ēdo blatim i ushqimit i pėrzier me vaj ose i thatė i pėrket tėrė bijve tė Aaronit, si pėr njerin si pėr tjetrin.

    7:11 Ky ėshtė ligji i flijimit tė falėnderimit, qė do t`i ēohet Zotit.

    7:12 Nė qoftė se dikush e ofron pėr dhėnie hiri, do tė ofrojė me flijimin e dhėnies sė hirit kulaē pa maja tė pėrzier me vaj, revani pa maja tė pėrzier me vaj dhe kulaē me majė mielli tė pėrzier me vaj.

    7:13 Bashkė me kulaēėt e bukės pa maja, si ofertė tė tij do tė paraqesė, me flijimin e dhėnies sė hirit, flijimin e tij tė falėnderimit.

    7:14 Nga ēdo ofertė ai do tė ofrojė njė kulaē si njė blatim tė lartė pėr Zotin; ai do tė jetė i priftit qė ka spėrkatur gjakun e flijimit tė falėnderimit.

    7:15 Mishi i flijimit tė dhėnies sė hirit i paraqitur si falėnderim do tė hahet po atė ditė gjatė sė cilės ofrohet; nuk do tė lihet asgjė prej tij deri nė mėngjes.

    7:16 Por nė qoftė se flijimi qė dikush ofron ėshtė njė kushtim ose njė ofertė spontane, do tė hahet ditėn nė tė cilėn paraqitet flijimi; ajo qė tepron duhet tė hahet tė nesėrmen.

    7:17 Por ajo qė mbetet nga mishi i flijimit do tė digjet me zjarr ditėn e tretė.

    7:18 Nė qoftė se nė ditėn e tretė hahet nga mishi i flijimit tė falėnderimit, ai nuk do tė pranohet dhe nuk do t`i llogaritet; do tė jetė njė veprim i neveritshėm; dhe ai qė ha, do tė mbajė fajin e mėkatit tė tij.

    7:19 Mishi, qė prek ēfarėdo gjė tė papastėr nuk do tė hahet; do tė digjet me zjarr. Sa pėr mishin tjetėr, kushdo qė ėshtė i pastėr do tė mund tė hajė nga ai.

    7:20 Por personi, qė duke qenė i papastėr, ha mish nga flijimi i falėnderimit qė i pėrket Zotit, do tė shfaroset nga populli i tij.

    7:21 Pėrveē kėsaj nė se dikush prek ēfarėdo gjė tė papastėr (njė papastėrti njerėzore, njė kafshė tė papastėr ose ēfarėdo gjė tė neveritshme dhe tė ndyrė) dhe ha mish nga flijimi i falėnderimit qė i pėrket Zotit, ai do tė shfaroset nga populli i tij".

    7:22 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

    7:23 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do tė hani asnjė yndyrė tė lopės apo tė deles apo tė dhisė.

    7:24 Dhjami i njė kafshe qė ka ngordhur nė mėnyrė tė natyrshme dhe dhjami i njė kafshe tė shqyer mund tė shėrbejė pėr ēdo pėrdorim tjetėr, por nuk do tė hani aspak;

    7:25 sepse kushdo qė nė fakt ha dhjamin e njė kafshe qė ofrohet si flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin, ai qė ha nga ky mish do tė shfaroset nga populli i tij.

    7:26 Pėrveē kėsaj nuk do tė hani asnjė gjak, as tė zogjve, as tė katėrkėmbėshve, nė asnjė nga banesat tuaja.

    7:27 Kushdo qė ha ēfarėdo lloj gjaku, do tė shfaroset nga populli i tij".

    7:28 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

    7:29 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij tė falėnderimit do t`ia ēojė ofertėn e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falėnderimit.

    7:30 Do t`i ēojė me duart e tij ofertat e bėra me zjarr pėr Zotin; do tė ēojė dhjamin bashkė me gjoksin, pėr tė tundur gjoksin si ofertė e tundur pėrpara Zotit.

    7:31 Prifti do ta tymosė dhjamin mbi altar, ndėrsa gjoksi do tė jetė i Aaronit dhe i bijve tė tij.

    7:32 Do t`i jepni priftit gjithashtu, si njė ofertė tė lartė, kofshėn e djathtė tė flijimeve tuaja tė falėnderimit.

    7:33 Ai nga bijtė e Aaronit qė ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve tė falėnderimit do tė ketė, si pjesė tė tij, kofshėn e djathtė.

    7:34 Sepse nga flitė e falėnderimit tė ofruara nga bijtė e Izraelit unė marr gjoksin e ofertės sė tundur dhe kofshėn e ofertės sė lartė, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve tė tij, si njė detyrim i pėrjetshėm nga ana e bijve tė Izraelit".

    7:35 Kjo ėshtė pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve tė tij nga flijimet e bėra me zjarr pėr Zotin, ditėn qė do tė paraqiten pėr t`i shėrbyer Zotit si priftėrinj.

    7:36 Kėtė ka urdhėruar Zoti pėr bijtė e Izraelit t`u jepnin atyre ditėn qė i vajosi, si njė ligj i pėrjetshėm brez pas brezi.

    7:37 Ky ėshtė ligji i olokaustit, i blatimit tė ushqimit, i flijimit pėr mėkatin, i flijimit pėr shkeljen, i shenjtėrimit dhe i flijimit tė falėnderimit,

    7:38 ligji qė Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, ditėn qė i urdhėroi bijtė e Izraelit t`i paraqisnin ofertat e tyre Zotit nė shkretėtirėn e Sinait.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine