Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LUKE 2

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    2:1 Tani, nė atė ditė u shpall njė dekret nga ana e Cezar Augustit, pėr tė kryer regjistrimin e popullsisė tė gjithė perandorisė.

    2:2 Ky regjistrim qe i pari qė u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisė.

    2:3 Dhe tė gjithė shkonin tė regjistroheshin, secili nė qytetin e vet.

    2:4 Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit tė Galilesė, pėr tė shkuar nė Jude, nė qytetin e Davidit, qė quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtėpisė dhe i familjes sė Davidit,

    2:5 pėr t`u regjistruar bashkė me Marinė, gruan e vet, me tė cilėn ishte martuar dhe qė ishte shtatzėnė.

    2:6 Kėshtu, ndėrsa ishin atje, asaj i erdhi koha tė lindė.

    2:7 Dhe ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, e mbėshtolli me pelena dhe e vendosi nė njė grazhd, sepse nė han nuk kishte vend pėr ta.

    2:8 Tani nė po atė krahinė ishin disa barinj qė rrinin jashtė, nė fusha, dhe natėn ruanin kopenė e tyre.

    2:9 Dhe ja, njė engjėll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkėlqeu rreth tyre e ata i zuri njė frikė e madhe.

    2:10 Por engjėlli u tha atyre: ``Mos druani, sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin;

    2:11 sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti.

    2:12 Dhe kjo do t`ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd``.

    2:13 Dhe menjėherė engjėllit iu bashkua njė shumicė e ushtrisė qiellore, qė lėvdonte Perėndinė, duke thėnė:

    2:14 ``Lavdi Perėndisė nė vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e tij!``.

    2:15 Dhe ndodhi qė, kur engjėjt u larguan prej tyre pėr t`u kthyer nė qiell, barinjtė i thanė njeri tjetrit: ``Le tė shkojmė deri nė Bethlehem pėr tė parė ē`ka ndodhur dhe ē`na bėri tė ditur Zoti``.

    2:16 Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetėn Marinė, Jozefin dhe fėmijėn qė ndodhej nė njė grazhd.

    2:17 Mbasi e panė, pėrhapėn ato qė u ishte thėnė pėr atė fėmijė.

    2:18 Dhe tė gjithė ata qė i dėgjuan, u mrekulluan nga gjėrat qė u treguan barinjtė.

    2:19 Maria i ruante tė gjitha kėto fjalė, duke i medituar nė zemrėn e saj.

    2:20 Dhe barinjtė u kthyen, duke pėrlėvduar dhe lavdėruar Perėndinė pėr tė gjitha gjėrat qė kishin dėgjuar dhe parė, ashtu si u ishte thėnė atyre.

    2:21 Dhe kur kaluan tė tetė ditėt, pas tė cilave ai duhej rrethprerė, ia vunė emrin Jezus, emėr tė dhėnė nga engjėlli para se ai tė ngjizej nė bark.

    2:22 Kur pastaj ishin plotėsuar ditėt e pastrimit tė saj sipas ligjit tė Moisiut, e ēuan fėmijėn nė Jeruzalem pėr t`ia paraqitur Zotit,

    2:23 ashtu siē ėshtė shkruar nė ligjin e Zotit: ``Ēdo mashkull i parėlindur do tė jetė thirrur shenjt pėr Zotin``,

    2:24 dhe pėr tė ofruar flijim, siē ėshtė thėnė nė ligjin e Zotit, njė ēift turtujsh ose dy pėllumbash tė rinj.

    2:25 Dhe ja, nė Jeruzalem ishte njė njeri qė quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtė dhe i pėrshpirtshėm dhe priste ngushėllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtė ishte mbi tė.

    2:26 Dhe nė mėnyrė hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtė se nuk do tė vdiste para se tė kishte parė Krishtin e Zotit.

    2:27 Ai pra, i shtyrė nga Fryma, erdhi nė tempull; dhe, si prindėrit i prunė fėmijėn Jezus pėr tė bėrė me tė ato qė pėrshkruan ligji,

    2:28 ai e mori nė krah e bekoi Perėndinė duke thėnė:

    2:29 ``Tani, o Zot, lejo qė shėrbėtori yt tė vdesė nė paqe, sipas fjalės sate,

    2:30 sepse sytė e mi e panė shpėtimin tėnd

    2:31 qė ti e pėrgatite pėrpara gjithė popujve:

    2:32 dritėn pėr tė ndriēuar kombet dhe lavdinė e popullit tėnd, Izraelit``.

    2:33 Dhe Jozefi e nėna e fėmijės mrrekulloheshin pėr gjėrat qė thuheshin pėr tė.

    2:34 Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij: ``Ja, ky ėshtė vėnė pėr rėnien dhe pėr ngritjen e shumė vetave nė Izrael dhe pėr tė qenė shenjė kundėrshtimesh,

    2:35 edhe ty vetė njė shpatė do tė ta tejshpojė shpirtin, qė tė zbulohen mendimet e shumė zemrave``.

    2:36 Aty ishte edhe Ana, njė profeteshė, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumė e kaluar nė moshė, qė kishte jetuar mbas virgjėrisė sė saj shtatė vjet me burrin.

    2:37 Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetėdhjetė e katėr vjeēe, nuk largohej kurrė nga tempulli duke i shėrbyer Perėndisė natė e ditė me agjėrime dhe lutje.

    2:38 Edhe ajo erdhi nė atė moment, lavdėroi Zotin dhe u fliste pėr kėtė fėmijė tė gjithė atyre qė prisnin ēlirimin nė Jeruzalem.

    2:39 Dhe mbasi i kryen tė gjitha ato qė i takonin sipas ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e tyre, Nazaret.

    2:40 Ndėrkaq fėmija rritej dhe forcohej nė frymė, duke qenė plot dituri; dhe hiri i Perėndisė ishte mbi tė.

    2:41 Tani prindėrit e tij shkonin ēdo vit nė Jeruzalem pėr festėn e Pashkės.

    2:42 Dhe, kur ai i mbushi dymbėdhjetė vjeē, ata u ngjitėn nė Jeruzalem, sipas zakonit tė festės.

    2:43 Dhe si u pėrmbushėn ato ditė, kur ata u kthyen, fėmija Jezus ndėnji nė Jeruzalem; por Jozefi dhe e ėma e tij nuk e dinin.

    2:44 Duke menduar se ai ishte nė shoqėri, ata bėnė njė ditė rrugė, pastaj filluan ta kėrkojnė midis farefisit dhe tė njohurve;

    2:45 dhe, duke qenė se nuk e gjetėn, u kthyen nė Jeruzalem pėr ta kėrkuar.

    2:46 Dhe ndodhi qė, pas tri ditėsh, e gjetėn nė tempull, tė ulur nė mes tė dijetarėve, duke i dėgjuar dhe duke u bėrė atyre pyetje.

    2:47 Dhe tė gjithė ata qė e dėgjonin, habiteshin nga zgjuarėsia e tij dhe nga pėrgjigjet e tij.

    2:48 Dhe, kur ata e panė, mbetėn tė habitur, dhe e ėma i tha: ``Bir, pse na e bėre kėtė? Ja, yt atė dhe unė, nė ankth, po tė kėrkonim!``.

    2:49 Por ai u tha atyre: ``Pėrse mė kėrkonit? A nuk e dinit se mė duhet tė merrem me punėt e Atit tim?``.

    2:50 Por ata nuk i kuptuan fjalėt qė ai u tha atyre.

    2:51 Dhe ai zbriti bashkė me ta, u kthye nė Nazaret dhe i bindej atyre. E ėma i ruante tė gjitha kėto fjalė nė zemrėn e saj.

    2:52 Dhe Jezusi rritej nė dituri, nė shtat dhe nė hir pėrpara Perėndisė dhe njerėzve.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine