Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LUKE 24

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    24:1 Tani ditėn e parė tė javės, shumė herėt nė mėngjes, ato me gra tė tjera shkuan te varri, duke sjellė erėrat e mira qė kishin pėrgatitur.

    24:2 Dhe gjetėn qė guri ishte rrokullisur nga varri.

    24:3 Por, kur hynė, nuk e gjetėn trupin e Zotit Jezus.

    24:4 Dhe, ndėrsa ishin shumė tė hutuara nga kjo, ja, iu paraqitėn atyre dy burra tė veshur me rroba tė ndritshme.

    24:5 Dhe, mbasi ato, tė tmerruara, e mbanin fytyrėn tė pėrkulur pėr dhe, ata u thanė: ``Pse e kėrkoni tė gjallin midis tė vdekurve?

    24:6 Ai nuk ėshte kėtu, por ėshtė ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende nė Galile,

    24:7 duke thėnė se Biri i njeriut duhej tė dorėzohej nė duar tė njerėzve mėkatarė, duhej kryqėzuar dhe do tė ringjallej ditėn e tretė``.

    24:8 Dhe ato kujtonin fjalėt e tij.

    24:9 kur u kthyen nga varri, ato ua treguan tė gjitha kėto gjėra tė njėmbėdhjetėve dhe gjithė tė tjerėve.

    24:10 Ato qė u treguan apostujve kėto gjėra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nėna e Jakobit dhe gratė e tjera qė ishin me to.

    24:11 Por kėto fjalė atyrė iu dukėn si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.

    24:12 Megjithatė Pjetri u ēua, vrapoi te varri, u pėrkul dhe nuk pa tjetėr pėrveē ēarēafėve qė dergjeshin vetėm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij pėr sa kishte ndodhur.

    24:13 Po ate ditė, dy nga ata po shkonin drejt njė fshati, me emėr Emaus, gjashtėdhjetė stade larg Jeruzalemit.

    24:14 Dhe ata po bisedonin midis tyre pėr tė gjitha ato qė kishin ndodhur.

    24:15 Dhe ndodhi qė, ndėrsa po flisnin dhe bisedonin bashkė, vetė Jezusi u afrua dhe nisi tė ecė me ta.

    24:16 Por sytė e tyre ishin tė penguar kėshtu qė tė mos e njihnin.

    24:17 Dhe ai u tha atyre: ``Ē`janė kėto biseda qė bėni me njėri-tjetrin udhės? Dhe pse jeni tė trishtuar?``.

    24:18 Dhe njė nga ata, i me emėr Kleopa, duke u pėrgjigjur tha: ``Je ti i vetmi i huaj nė Jeruzalem, qė nuk i di gjėrat qė kanė ndodhur kėtu nė kėto ditė?``.

    24:19 Dhe ai u tha atyre: ``Cilat?``. Ata i thanė: ``Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit.

    24:20 Dhe se si krerėt e priftėrinjve dhe kryetarėt tanė e kanė dorėzuar pėr ta dėnuar me vdekje dhe e kanė kryqėzuar.

    24:21 Por ne kishim shpresė se ai do tė ishte ky qė do ta ēlironte Izraelin; por, megjithkėtė, sot ėshtė e treta ditė qė kur ndodhėn kėto gjėra.

    24:22 Por edhe disa gra nė mes nesh na kanė ēuditur, sepse, kur shkuan herėt nė mėngjes te varri,

    24:23 dhe nuk e gjetėn trupin e tij, u kthyen duke thėnė se kishin parė niė vegim engjėjsh, tė cilėt thonė se ai jeton.

    24:24 Dhe disa nga tanėt shkuan te varri dhe e gjetėn ashtu si kishin treguar gratė, por atė nuk e panė``.

    24:25 Atėherė ai u tha atyre: ``O budallenj dhe zemėrngathėt pėr tė besuar gjithēka qė kanė thėnė profetėt!

    24:26 Por a nuk duhej qė Krishti tė vuajė gjėra tė tilla qė tė hyjė kėshtu nė lavdinė e tij?``.

    24:27 Dhe, duke zėnė fill nga Moisiu dhe nga gjithė profetėt, ai u shpjegoi atyre nė tė gjitha Shkrimet gjėrat qė i takonin atij.

    24:28 Kur iu afruan fshatit pėr ku ishin drejtuar, ai bėri sikur do tė vazhdonte mė tutje.

    24:29 Por ata e detyruan duke thėnė: ``Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron``. Edhe ai hyri qė tė rrijė me ta.

    24:30 Dhe, siē ishte nė tryezė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

    24:31 Atėherė atyre iu ēelėn sytė dhe e njohėn, por ai u zhduk prej syve tė tyre.

    24:32 Dhe ata i thanė njeri tjetrit: ``Po a nuk na digjej zemra pėrbrenda, kur ai na fliste udhės dhe na hapte Shkrimet?``.

    24:33 Nė po atė ēast u ngritėn dhe u kthyen nė Jeruzalem, ku e gjetėn tė njėmbėdhjetėt dhe ata qė ishin mbledhur bashkė me ta.

    24:34 Ata thoshnin: ``Zoti u ringjall me tė vėrtetė dhe iu shfaq Simonit``.

    24:35 Ata atėherė treguan ē`u kishte ndodhur rrugės dhe si e kishin njohur nė ndarjen e bukės.

    24:36 Dhe, ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq nė mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!``.

    24:37 Por ata, tė tmerruar dhe gjithė frikė, mendonin se po shihnin njė frymė.

    24:38 Atėherė ai u tha atyre: ``Pse jeni shqetėsuar Dhe pse nė zemrat tuaja po lindin dyshime?

    24:39 Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!``.

    24:40 Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt.

    24:41 Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: ``A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?``.

    24:42 Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti.

    24:43 Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre.

    24:44 Pastaj u tha atyre: ``Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju: se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe nė psalmet``.

    24:45 Atėherė ua hapi mendjen, qė tė kuptonin Shkrimet,

    24:46 dhe u tha atyre: ``Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ngjallej sė vdekuri ditėn e tretė,

    24:47 dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.

    24:48 Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave.

    24:49 Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart``.

    24:50 Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.

    24:51 Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell.

    24:52 Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh.

    24:53 Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė. Amen!

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine