Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MARK 8

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    8:1 Nė ato ditė, duke qenė se u mblodh njė turmė shumė e madhe dhe s`kishin ē`tė hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:

    8:2 ``Kam mėshirė pėr kėtė turmė, sepse u bėnė tri ditė qė po rri me mua, dhe nuk ka ē`tė hajė.

    8:3 Dhe po t`i nis tė pa ngrėnė nė shtėpitė e tyre, do tė mbeten udhės; disa prej tyre kanė ardhur qė nga larg``.

    8:4 Dhe dishepujt e tij iu pėrgjigjėn: ``Si do tė mund t`i ngopte me bukė kėta dikush, kėtu nė shkretėtirė?``.

    8:5 Dhe ai i pyeti: ``Sa bukė keni?``. Ata i thanė: ``Shtatė``.

    8:6 Atėherė ai e urdhėroi turmėn tė ulet pėr tokė; dhe mori tė shtatė bukėt, falėnderoi, i theu dhe ua dha dishepujve tė vet qė t`ia shpėrndajnė turmės; dhe ata ia shpėrndanė.

    8:7 Kishin edhe disa peshq tė vegjėl; mbasi i bekoi, urdhėroi qė edhe ata t`i shpėrndahen turmės.

    8:8 Kėshtu ata hėngrėn dhe u ngopėn; dhe dishepujt ēuan shtatė kosha me copat qė tepruan.

    8:9 Ata qė hėngrėn ishin rreth katėr mijė veta; pastaj i lejoi.

    8:10 Dhe menjėherė hypi nė barkė me dishepujt e vet dhe shkoi nė rrethinėn e Dalmanutės.

    8:11 Atėherė erdhėn farisenjtė dhe nisėn tė diskutojnė me tė, duke i kėrkuar njė shenjė nga qielli pėr ta vėnė nė provė.

    8:12 Por ai, duke psherėtirė nė frymė, tha: ``Pėrse ky brez kėrkon njė shenjė? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtij brezi nuk do t`i jepet asnjė shenjė``.

    8:13 Atėherė i la, hipi pėrsėri nė barkė dhe kaloi nė bregun tjetėr.

    8:14 Tani dishepujt kishin harruar tė marrin bukė me vete, dhe nė barkė s`kishin asgjė pėrveē njė buke.

    8:15 Dhe Jezusi i qortoi duke thėnė: ``Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!``.

    8:16 Por ata diskutonin midis tyre duke thėnė: ``Nuk kemi bukė``.

    8:17 Jezusi e vuri re dhe u tha: ``Pėrse dis-kutoni qė s`keni bukė? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrėn tė ngurtė?

    8:18 Keni sy dhe nuk shihni, keni veshė dhe nuk dėgjoni? Dhe nuk po mbani mend?

    8:19 Kur ndava tė pesė bukėt pėr tė pesė mijtė, sa kosha plot me copa mblodhėt?``. Ata thanė: ``Dymbėdhjetė``.

    8:20 ``Po kur theva tė shtatė bukėt pėr tė katėr mijtėt, sa shporta plot me bukė mblodhėt?``. Dhe ata thanė: ``Shtatė``.

    8:21 Dhe ai u tha atyre: ``Po si, ende nuk po kuptoni?``.

    8:22 Pastaj arriti nė Betsaida; dhe i prunė njė tė verbėr e iu lutėn ta prekte.

    8:23 Atėherė e mori pėr dore tė verbėrin, e nxori jashtė fshatit dhe, pasi i pėshtyu nė sy dhe vuri duart mbi tė, e pyeti nėse shihte gjė.

    8:24 Dhe ai, duke hapur sytė, tha: ``Po shoh njerėz si pemė qė ecin``.

    8:25 Atėherė Jezusi i vuri pėrsėri duart mbi sytė dhe e bėri tė shikojė lart; dhe atij iu kthye tė parit dhe shikonte qartė gjithēka.

    8:26 Dhe Jezusi e nisi tė shkojė nė shtėpinė e tij duke i thėnė: ``Mos hyr nė fshat dhe mos ia trego askujt nė fshat``.

    8:27 Pastaj Jezusi shkoi bashkė me dishepujt e vet ndėr fshatrat e Cesaresė sė Filipit; dhe gjatė rrugės i pyeti dishepujt e vet duke u thėnė atyre: ``Kush thonė njerėzit se jam unė?``.

    8:28 Ata u pėrgjigjėn: ``Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, dhe tė tjerė njė nga profetėt``.

    8:29 Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam?``. Dhe Pjetri, duke iu pėrgjigjur i tha: ``Ti je Krishti``.

    8:30 Atėherė ai i urdhėroi rreptėsisht qė tė mos i tregojnė askujt pėr tė.

    8:31 Pastaj nisi t`u mėsojė atyre se Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, do tė hidhet poshtė nga pleqtė, nga krerėt e priftėrinjve dhe nga skribėt; se do tė vritet dhe pas tri ditėsh do tė ringjallet.

    8:32 Dhe ai i tha kėto gjėra haptas. Atėherė Pjetri e mori mėnjanė dhe filloi ta qortojė.

    8:33 Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thėnė: ``Largohu nga unė, Satana, se ti nuk ke shqisėn pėr gjėrat e Perėndisė, por pėr gjėrat e njerėzve!``.

    8:34 Pastaj e thirri pranė vetes turmėn me dishepujt e vet dhe iu tha: ``Kushdo qė don tė vijė pas meje, tė mohojė vetveten, tė marrė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė,

    8:35 sepse ai qė don tė shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim e pėr ungjillin, do tė shpėtojė.

    8:36 Ē`dobi do tė ketė njeriu tė fitojė gjithė botėn, nėse mė pas do tė humbė shpirtin e vet?

    8:37 Ose ēfarė mund tė japė njeriu nė shkėmbim tė shpirtit tė vet?

    8:38 Sepse kujtdo qė do t`i vijė turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia nė mes tė kėtij brezi kurorėshkelės dhe mėkatar, pėr atė do t`i vijė turp edhe Birit tė njeriut, kur tė arrijė nė lavdinė e Atit tė vet, me engjėjt e shenjtė``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine