Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 15

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    15:1 Atėherė skribėt dhe farisenjtė e Jeruzalemit erdhėn te Jezusi dhe i thanė:

    15:2 ``Pėrse dishepujt e tu shkelin traditėn e pleqve? Sepse nuk i lajnė duart para se tė hanė``.

    15:3 Por ai u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Dhe ju pėrse shkelni urdhėrimin e Perėndisė pėr shkak tė traditės suaj?

    15:4 Perėndia, nė fakt, ka urdhėruar kėshtu: "Ndero atin dhe nėnėn"; dhe: "Ai qė e mallkon tė atin ose tė ėmėn tė dėnohet me vdekje".

    15:5 Kurse ju thoni: "Kushdo qė i thotė atit ose nėnės: "Gjithēka me tė cilėn mund tė tė mbaja i ėshtė ofruar Perėndisė",

    15:6 ai nuk ėshtė mė i detyruar tė nderojė atin e vet dhe nėnėn e vet. Kėshtu ju keni prapėsuar urdhėrimin e Perėndisė pėr shkak tė traditės suaj.

    15:7 Hipokritė, mirė profetizoi Isaia pėr ju kur tha:

    15:8 "Ky popull po mė afrohet me gojė dhe mė nderon me buzėt; por zemra e tyre rri larg meje.

    15:9 Dhe mė kot mė nderojnė, duke i mėsuar doktrina qė janė urdhėrime nga njerėzit"``.

    15:10 Pastaj e thirri turmėn pranė tij dhe u tha atyre: ``Dėgjoni dhe kuptoni:

    15:11 Njeriun nuk e ndot ēfarė i hyn nė gojė, por ajo qė del nga goja e tij e ndot njeriun``.

    15:12 Atėherė dishepujt e tij iu afruan dhe i thanė: ``A e di se farisenjtė, kur i dėgjuan kėto fjalė u skandalizuan?``.

    15:13 Por ai duke u pėrgjigjur u tha: ``Ēdo bimė qė Ati im qiellor nuk e ka mbjellė, do tė shkulet me rrėnjė.

    15:14 Hiqni dorė prej tyre; ata janė tė verbėr, prijės tė verbėrish; dhe nė qoftė se njė i verbėr i prin njė tė verbėri tjetėr, tė dy do tė bien nė gropė``.

    15:15 Atėherė Pjetri iu pėrgjigj dhe i tha: ``Na e shpjego kėtė shėmbėlltyrė``.

    15:16 Dhe Jezusi tha: ``As juve s`keni kuptuar akoma?

    15:17 A nuk e kuptoni se ēdo gjė qė hyn nė gojė kalon nė bark dhe jashtėqitet nė gjiriz?

    15:18 Por gjėrat qė dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.

    15:19 Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorės; kurvėria, vjedhjet, dėshmitė e rreme, blasfemitė.

    15:20 Kėto janė gjėrat qė e ndotin njeriun, kurse tė hash pa i larė duart nuk e ndot njeriun``.

    15:21 Pastaj Jezusi, pasi u largua qė andej, u nis drejt rrethinave tė Tiros dhe tė Sidonit.

    15:22 Dhe ja, njė grua kananease, qė kishte ardhur nga ato anė, filloi tė bėrtasė duke thėnė: ``Ki mėshirė pėr mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime ėshtė tmerrėsisht e pushtuar nga njė demon!``.

    15:23 Por ai nuk iu pėrgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutėn duke thėnė: ``Lėshoje atė, sepse po bėrtet pas nesh``.

    15:24 Por ai u pėrgjigj dhe tha: ``Unė nuk jam dėrguar gjetiu, pėrveē te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit``.

    15:25 Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thėnė: ``O Zot, ndihmomė!``.

    15:26 Ai u pėrgjigj, duke thėnė: ``Nuk ėshtė gjė e mirė tė marrėsh bukėn e fėmijėve dhe t`ua hedhėsh kėlyshėve tė qenve``.

    15:27 Por ajo tha: ``Éshtė e vėrtetė, Zot, sepse edhe kėlyshėt e qenve hanė thėrrimet qė bien nga tryeza e zotėrinjve tė tyre``.

    15:28 Atėherė Jezusi iu pėrgjigj duke thėnė: ``O grua, i madh ėshtė besimi yt! T`u bėftė ashtu si dėshiron``. Dhe qė nė atė ēast e bija u shėrua.

    15:29 Pastaj, mbasi u nis qė andej, Jezusi erdhi pranė detit tė Galilesė, u ngjit nė mal dhe u ul atje.

    15:30 Dhe iu afruan turma tė mėdha qė sillnin me vete tė ēalė, tė verbėr, memecė, sakatė dhe shumė tė tjerė; i ulėn pėrpara kėmbėve tė Jezusit dhe ai i shėroi.

    15:31 Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecėt flisnin, sakatėt shėroheshin, tė ēalėt ecnin dhe tė verbėrit shihnin; dhe lėvdonin Perėndinė e Izraelit.

    15:32 Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranė vetes dhe u tha: ``Unė kam mėshirė pėr turmėn, sepse u bėnė tri ditė qė rri me mua dhe nuk ka asgjė pėr tė ngrėnė; nuk dua t`i nis tė pangrėnė, se mos ligėshtohen gjatė rrugės``.

    15:33 Dhe dishepujt e tij i thanė: ``Po ku mund tė gjejmė nė kėtė vend tė shkretė aq bukė sa tė ngopim njė turmė kaq tė madhe?``.

    15:34 Dhe Jezusi u tha atyre: ``Sa bukė keni?``. Ata thanė: ``Shtatė dhe pak peshq tė vegjėl``.

    15:35 Atėherė ai u dha urdhėr turmave qė tė uleshin pėr tokė.

    15:36 Pastaj i mori shtatė bukėt dhe peshqit, falėnderoi, i theu dhe ua dha dishepujve tė tij, dhe dishepujt turmės.

    15:37 Dhe tė gjithė hėngrėn dhe u ngopėn; dhe ngritėn tepricėn e copave, shtatė kosha plot.

    15:38 Dhe ata qė hėngrėn ishin katėr mijė burra, pa i numėruar gratė dhe fėmijėt.

    15:39 Pastaj, mbasi e lejoi turmėn, hipi nė barkė dhe u drejtua pėr nė krahinėn e Magdalas.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine