Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 23

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    23:1 Atėherė Jezusi u foli turmave dhe dishepujve tė vet,

    23:2 duke thėnė: ``Skribėt dhe farisenjtė ulen mbi katedrėn e Moisiut.

    23:3 Zbatoni, pra, dhe bėni gjithēka t`ju thonė tė zbatoni; por mos bėni si bėjnė ata, sepse thonė, por nuk e bėjnė.

    23:4 Por lidhin barrė tė rėnda qė barten me vėshtirėsi, dhe ua vėnė mbi kurrizin e njerėzve; Por ata nuk duan tė luajnė vetė as me gisht.

    23:5 Por tė gjitha veprat e tyre i bėjnė pėr t`u dukur nga njerėzit; i zgjėrojnė filateritė e tyre dhe i zgjatin thekėt e rrobave tė tyre.

    23:6 Duan kryet e vendit nė gostira dhe vendet e para nė sinagoga,

    23:7 si edhe pėrshėndetjet nė sheshe dhe tė quhen rabbi, rabbi nga njerėzit.

    23:8 Por ju mos lejoni qė t`ju quajnė rabbi, sepse vetėm njė ėshtė mėsuesi juaj: Krishti, dhe ju tė gjithė jeni vėllezėr.

    23:9 Dhe pėrmbi tokė mos thirrni askėnd atė tuaj, sepse vetėm njė ėshtė Ati juaj, ai qė ėshtė nė qiej.

    23:10 As mos lejoni qė t`ju quajnė udhėheqės, sepse vetėm njė ėshtė udhėheqėsi juaj: Krishti.

    23:11 Dhe mė i madhi prej jush le tė jetė shėrbėtori juaj.

    23:12 Sepse kush do tė lartėsojė veten, do tė poshtėrohet; dhe kush do tė pėrulė veten, do tė lartėsohet.

    23:13 Por mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse mbyllni mbretėrinė e qiejve para njerėzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini tė hyjnė ata qė janė pėr tė hyrė.

    23:14 Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse gllabėroni shtėpitė e tė vejave dhe pėr sy e faqe bėni lutje tė gjata; pėr kėtė arsye ju do tė pėsoni njė dėnim mė tė rreptė.

    23:15 Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse pėrshkoni detin dhe dheun pėr tė bėrė prozelitė, dhe kur ndokush bėhet i tillė, e bėni bir tė Gehenas dhe dy herė mė tė keq se ju!

    23:16 Mjerė ju, udhėheqės tė verbėr, qė thoni: "Nė qoftė se dikush betohet pėr tempullin, kjo s`ėshtė gjė; por nė qoftė se betohet pėr arin e tempullit, ėshtė i detyruar".

    23:17 Tė marrė dhe tė verbėr! Sepse cili ėshtė mė i madh: ari apo tempulli qė e shenjtėron arin?

    23:18 Dhe nė qoftė se dikush betohet pėr altarin, s`ėshtė gjė; por ne qoftė se betohet pėr ofertėn qė ėshtė mbi tė, ėshtė i detyruar".

    23:19 Tė marrė dhe tė verbėr! Sepse cila ėshtė mė e madhe, oferta apo altari qė e shenjtėron ofertėn?

    23:20 Ai, pra, qė betohet pėr altarin, betohet pėr tė dhe pėr ēdo gjė qė ėshtė pėrmbi tė!

    23:21 Ai qė betohet pėr tempullin, betohet pėr tė dhe pėr atė qė banon atje.

    23:22 Dhe ai qė betohet pėr qiellin, betohet pėr fronin e Perėndisė dhe pėr atė qė ėshtė ulur mbi tė.

    23:23 Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse ju llogaritni tė dhjetėn e mėndrės, tė koprės dhe tė barit tė gjumit, dhe lini pas dore gjėrat mė tė rėndėsishme tė ligjit: gjyqin, mėshirėn dhe besimin; kėto gjėra duhet t`i praktikoni pa i lėnė pas dore tė tjerat.

    23:24 Udhėheqės tė verbėr, qė sitni mushkonjėn dhe kapėrdini devenė!

    23:25 Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse pastroni anėn e jashtme tė kupės dhe tė pjatės, ndėrsa pėrbrenda janė plot me grabitje dhe teprime.

    23:26 Farise i verbėr! Pastro mė parė pėrbrenda kupėn dhe pjatėn, qė edhe pėrjashta tė jetė e pastėr.

    23:27 Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse u ngjani varreve tė zbardhuara (me gėlqere), qė nga jashtė duken tė bukur, por brenda janė plot eshtra tė vdekurish dhe gjithfarė papastėrtish.

    23:28 Kėshtu edhe ju nga jashtė u paraqiteni njerėzve si tė drejtė; por pėrbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhėsi.

    23:29 Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse ndėrtoni varrezat e profetėve dhe zbukuroni monumentet e tė drejtėve,

    23:30 dhe thoni: "Po tė kishim jetuar nė kohėn e etėrve tanė, nuk do tė kishim bashkėpunuar me ta nė vrasjen e profetėve".

    23:31 Duke folur kėshtu, ju dėshmoni kundėr vetes suaj, se jeni bijtė e atyre qė vranė profetėt.

    23:32 Ju e kaloni masėn e etėrve tuaj!

    23:33 O gjarpėrinj, o pjellė nėpėrkash! Si do t`i shpėtoni gjykimit tė Gehenas?

    23:34 Prandaj, ja unė po ju dėrgoj profetė, dijetarė dhe skribė; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqėzoni, disa tė tjerė do t`i fshikulloni nė sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga njė qytet nė tjetrin,

    23:35 qė tė bjerė mbi ju gjithė gjaku i drejtė i derdhur mbi dhe, nga gjaku i tė drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit tė Barakias, qė ju e vratė ndėrmjet tempullit dhe altarit.

    23:36 Nė tė vėrtetė po ju them se tė gjitha kėto gjėra do tė bien mbi kėtė brez.

    23:37 Jeruzalem, Jeruzalem, qė i vret profetėt dhe i vret me gurė ata qė tė janė dėrguar! Sa herė kam dashur t`i mbledh bijtė e tu ashtu si i mbledh klloēka zogjtė e vet nėn krahė, por ju nuk deshėt!

    23:38 Ja, shtėpia juaj po ju lihet e shkretė.

    23:39 Sepse unė po ju them, se tash e tutje nuk do tė mė shihni mė deri sa tė thoni: "I bekuar qoftė ai qė vjen nė emėr tė Zotit!"``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine