Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 26

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    26:1 Dhe ndodhi qė, mbasi Jezusi i mbaroi tė gjitha kėto fjalime, u tha dishepujve tė vet:

    26:2 ``Ju e dini se pas dy ditėsh janė Pashkėt dhe Biri i njeriut do tė dorėzohet pėr t`u kryqėzuar``.

    26:3 Atėherė krerėt e priftėrinjve, skribėt dhe pleqtė e popullit u mblodhėn nė pallatin e kryepriftit qė quhej Kajafa.

    26:4 Edhe bėnin kėshillė pėr ta zėnė Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;

    26:5 por thonin: ``Jo gjatė festės, qė tė mos bėhet ndonjė trazirė nė popull``.

    26:6 Tani, kur Jezusi ishte nė Betani, nė shtėpinė e lebrozit Simon,

    26:7 iu afrua njė grua me njė alabastėr me vaj tė parfumuar shumė tė kushtueshėm, dhe ia derdhi mbi kokėn e tij, kur ai po rrinte nė tryezė.

    26:8 Kur e panė kėtė gjė, dishepujt e tij u zemėruan dhe thanė: ``Pėrse gjithė ky shpenzim i kotė?

    26:9 Ky vaj, nė fakt, mund tė shitej shumė shtrenjtė dhe paratė t`u jepeshin tė varfėrve``.

    26:10 Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ``Pse e shqetėsoni kėtė grua? Ajo kreu nė fakt njė vepėr tė mirė ndaj meje.

    26:11 Sepse tė varfėrit do t`i keni pėrherė me ju, por mua nuk do tė mė keni pėrherė.

    26:12 Sepse, duke derdhur kėtė vaj tė parfumuar mbi trupin tim, ajo e bėri pėr ta pėrgatitur trupin tim pėr varrim.

    26:13 Nė tė vėrtetė unė po ju them se kudo qė do tė predikohet ky ungjill, nė gjithė botėn, do tė tregohet edhe ēfarė bėri kjo grua, nė pėrkujtim tė saj``.

    26:14 Atėherė njė nga tė dymbėdhjetėt, me emėr Judė Iskarioti, shkoi te krerėt e priftėrinjėve,

    26:15 dhe u tha atyre: ``Sa do tė mė jepni qė unė t`jua dorėzoj?``. Dhe ata i numėruan tridhjetė sikla argjendi.

    26:16 Dhe qysh atėherė ai kėrkonte rastin e pėrshtatshėm pėr ta tradhtuar.

    26:17 Tani ditėn e parė tė ndormėve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanė: ``Ku don tė shtrojmė pėr tė ngrėnė Pashkėn?``.

    26:18 Dhe ai u pėrgjigj: ``Shkoni nė qytet te filani dhe i thoni: "Mėsuesi thotė: Koha ime ėshtė afėr; do tė bėj Pashkėn nė shtėpinė tėnde bashkė me dishepujt e mi"``.

    26:19 Atėherė dishepujt bėnė ashtu si i kishte urdhėruar Jezusi dhe pėrgatitėn Pashkėn.

    26:20 Dhe, kur u ngrys, ai u ul nė tryezė bashkė me tė dymbėdhjetėt;

    26:21 dhe, ndėrsa po hanin, tha: ``Nė tė vėrtetė unė po ju them se njė nga ju do tė mė tradhtojė``.

    26:22 Ata u pikėlluan shumė dhe secili prej tyrefilloi tė thotė: ``Mos jam unė; Zot?``.

    26:23 Dhe ai duke u pėrgjigjur, tha: ``Ai qė ka ngjyer bashkė me mua dorėn nė ēanak, ai do tė mė tradhtojė.

    26:24 Sikurse ėshtė shkruar pėr tė, Biri i njeriut pa tjetėr shkon; por mjerė ai njeri me anė tė tė cilit Biri i njeriut tradhtohet! Pėr tė do tė ishte mė mirė tė mos kishte lindur kurrė``.

    26:25 Dhe Juda, ai qė do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ``Rabbi, mos jam unė ai?``. Ai i tha: ``Ti po thua!``.

    26:26 Dhe ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ``Merrni, hani; ky ėshtė trupi im``.

    26:27 Pastaj mori kupėn, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thėnė: ``Pini prej tij tė gjithė,

    26:28 sepse ky ėshtė gjaku im, gjaku i besėlidhjes sė re, i cili ėshtė derdhur pėr shumė pėr faljen e mėkatėve.

    26:29 Dhe unė po ju them, se qė tani e tutje unė nuk do tė pi mė nga ky fryt i hardhisė, deri nė atė ditė kur, bashkė me ju, do ta pi tė re nė mbretėrinė e Atit tim``.

    26:30 Dhe, mbasi kėnduan himnin, dolėn jashtė te mali i Ullinjve.

    26:31 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Kėtė natė tė gjithė ju do tė skandalizoheni pėr shkakun tim, sepse ėshtė shkruar: "Do tė godas bariun dhe delet e kopesė do tė shpėrndahen".

    26:32 Por, mbasi tė jem ngjallur, do tė shkoj pėrpara jush nė Galile``.

    26:33 Atėherė Pjetri duke u pėrgjigjur i tha: ``Edhe sikur tė gjithė tė skandalizohen pėr shkakun tėnd, unė nuk do tė skandalizohem kurrė!``.

    26:34 Jezusi i tha: ``Nė tė vėrtetė po tė them se pikėrisht kėtė natė, para se tė kėndojė gjeli, ti do tė mė mohosh tri herė``.

    26:35 Pjetri i tha: ``Edhe sikur tė duhej tė vdisja bashkė me ty, nuk do tė tė mohoj kurrsesi``. Po atė thanė edhe tė gjithė dishepujt.

    26:36 Atėherė Jezusi shkoi bashkė me ta nė njė vend, qė quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni kėtu, ndėrsa unė po shkoi aty tė lutem``.

    26:37 Dhe mori me vete Pjetrin dhe tė dy djemtė e Zebedeut, dhe filloi tė ndjeje trishtim dhe ankth tė madh.

    26:38 Atėherė ai u tha atyre: ``Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar bashkė me mua``.

    26:39 Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke thėnė: ``Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti``.

    26:40 Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti qė flinin, dhe i tha Pjetrit: ``Po si, nuk mundėt tė vigjėloni me mua tė paktėn pėr njė orė?

    26:41 Rrini zgjuar dhe lutuni, qė tė mos bini nė tundim; sepse fryma ėshtė gati, por mishi ėshtė i dobėt``.

    26:42 U largua pėrsėri pėr herė tė dytė dhe u lut duke thėnė: ``Ati im, nė qoftė se nuk ėshtė e mundur qė kjo kupė tė largohet prej meje pa u pirė prej meje, u bėftė vullneti yt!``.

    26:43 Pastaj u kthye dhe i gjeti pėrsėri qė flinin, sepse sytė u ishin rėnduar.

    26:44 Dhe, mbasi i la ata, u largua pėrsėri dhe u lut pėr tė tretėn herė, duke thėnė tė njėjtat fjalė.

    26:45 Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ``Tani vazhdoni tė flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do tė bjerė nė duart e mėkatarėve.

    26:46 Ēohuni, tė shkojmė; ja, ai qė po mė tradhėton ėshtė afėr``.

    26:47 Dhe ndėrsa ai ende po fliste, ja Juda, njė nga tė dymbėdhjetėt, erdhi, dhe bashkė me tė njė turmė e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dėrguar nga krerėt e priftėrinjve dhe nga pleqtė e popullit.

    26:48 Tani ai qė e tradhtonte u kishte dhėnė atyre njė shenjė, duke thėnė: ``Atė qė unė do tė puth, ai ėshtė; kapeni``.

    26:49 Dhe menjėherė iu afrua Jezusit dhe i tha: ``Tungjatjeta, Mėsues!``. Dhe e puthi pėrzemėrsisht.

    26:50 Dhe Jezusi i tha: ``Mik, ēfarė ke ardhur tė bėsh?``. Atėherė ata iu afruan, vunė duart mbi Jezusin dhe e zunė.

    26:51 Dhe ja, njė nga ata qė ishte me Jezusin, zgjati dorėn, nxori shpatėn e vet, iu hodh shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin.

    26:52 Atėherė Jezusi i tha: ``Ktheje shpatėn nė vendin e vet, sepse tė gjithė ata qė rrokin shpatėn, prej shpate do tė vdesin.

    26:53 A kujton ti, vallė, se unė nuk mund t`i lutem Atit tim, qė tė mė dėrgojė mė shumė se dymbėdhjetė legjione engjėjsh?

    26:54 Po atėherė si do tė pėrmbusheshin Shkrimet, sipas tė cilave duhet tė ndodhė kėshtu?``.

    26:55 Nė atė moment Jezusi u tha turmave: ``Ju dolėt tė mė zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundėr njė kusar; e pra, ēdo ditė isha ulur midis jush duke mėsuar nė tempull, dhe ju nuk mė kapėt.

    26:56 Por tė gjitha kėto ndodhėn qė tė pėrmbushen Shkrimet e profetėve``. Atėherė tė gjithė dishepujt e lanė dhe ikėn.

    26:57 Dhe ata qė e kishin arrestuar Jezusin e ēuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmė ishin mbledhur skribėt dhe pleqtė.

    26:58 Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri nė pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkė me rojet pėr tė parė fundin.

    26:59 Tani krerėt e priftėrinjve, pleqtė dhe gjithė sinedri kėrkonin ndonjė dėshmi tė rreme kundėr Jezusit, pėr ta vrarė,

    26:60 por nuk gjetėn asnjė; ndonėse u paraqitėn shumė dėshmitarė tė rremė, nuk e gjetėn. Por nė fund u paraqitėn dy dėshmitarė tė rremė,

    26:61 tė cilėt thanė: ``Ky ka thėnė: "Unė mund ta shkatėrroj tempullin e Perėndisė dhe ta rindėrtoj pėr tri ditė"``.

    26:62 Atėherė kryeprifti u ēua dhe i tha: ``Nuk po pėrgjigjesh fare pėr ēka po dėshmojnė kėta kundėr teje?``.

    26:63 Por Jezusi rrinte nė heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thėnė: ``Unė po tė pėrbej pėr Perėndinė e gjallė tė na thuash nė se ti je Krishti, Biri i Perėndisė``.

    26:64 Jezusi i tha: ``Ti po thua! Madje unė po ju them se nė tė ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndėnjur nė tė djathtėn e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retė e qiellit``.

    26:65 Atėherė kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thėnė: ``Ai blasfemoi; ē`na duhen mė dėshmitarėt? Ja, tani e dėgjuat blasfeminė e tij.

    26:66 Si ju duket juve?``. Dhe ata, duke u pėrgjigjur, thanė: ``Ai ėshtė fajtor pėr vdekje!``.

    26:67 Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta,

    26:68 duke thėnė: ``O Krisht, profetizo! Kush tė ra?``.

    26:69 Tani Pjetri ndėnji pėrjashta, nė oborr dhe njė shėrbėtore iu afrua duke thėnė: ``Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin``.

    26:70 Por ai e mohoi pėrpara tė gjithėve, duke thėnė: ``Nuk di ē`po thua!``.

    26:71 Dhe kur ai po dilte nė hajat, e pa atė njė shėrbėtore tjetėr dhe u tha tė pranishmėve: ``Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!``.

    26:72 Por ai pėrsėri e mohoi me be, duke thėnė: ``Unė nuk e njoh atė njeri``.

    26:73 Mbas pak edhe tė pranishmit iu afruan dhe i thanė Pjetrit: ``Sigurisht, edhe ti je njė nga ata, sepse e folura jote tė tradhton!``.

    26:74 Atėherė ai nisi tė mallkojė dhe tė bėjė be, duke thėnė: ``Unė nuk e njoh atė njeri``. Dhe nė atė ēast kėndoi gjeli.

    26:75 Atėherė Pjetri kujtoi atė qė i kishte thėnė Jezusi: ``Para se tė kėndojė gjeli, do tė mė mohosh tri herė``. Dhe ai doli pėrjashta dhe qau me hidhėrim.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine