Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NEHEMIAH 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Kur Sanballati dėgjoi qė ne po rindėrtonim muret, u zemėrua, u revoltua thellė dhe filloi tė tallet me Judejtė,

    4:2 dhe u tha pėrpara vėllezėrve tė tij dhe ushtarėve tė Samarisė: "Ēfarė po bėjnė kėta Judej matufė? Do tė fortifikohen? Do tė ofrojnė flijime? A do tė mbarojnė brenda njė dite? Mos vallė do tė ringjallin gurėt e konsumuar nga zjarri i togjeve tė rrėnojave?".

    4:3 Tobiahu, Amoniti, qė i rrinte pranė, tha: "Le tė ndėrtojnė! Por nė rast se njė dhelpėr hipėn sipėr, do ta rrėzojė murin e tyre prej guri!".

    4:4 Dėgjo, o Perėndia ynė, sepse na pėrēmojnė! Bėj qė tė bjerė mbi kokėn e tyre fyerja e tyre dhe braktisi nė pėrbuzje nė njė vend robėrie!

    4:5 Mos e mbulo paudhėsinė e tyre dhe mos lejo qė mėkati i tyre tė fshihet para teje, sepse kanė provokuar zemėrimin tėnd para ndėrtuesve".

    4:6 Ne, pra, i rindėrtuam muret qė u bashkuan deri nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre; populli e kishte marrė me zemėr punėn.

    4:7 Por kur Sanballati, Tobiahu, Arabėt, Amonitėt dhe Asdodejtė mėsuan qė riparimi i mureve tė Jeruzalemit po pėrparonte dhe tė ēarat kishin filluar tė mbylleshin, ata u zemėruan shumė,

    4:8 dhe tė gjithė sė bashku komplotuan pėr tė ardhur nė Jeruzalem dhe pėr tė krijuar trazira nė tė.

    4:9 Por ne iu lutėm Perėndisė tonė dhe pėr shkak tė tyre vumė roje natė e ditė kundėr tyre.

    4:10 Por ata tė Judės thonin: "Forcat e mbartėsve tė peshave vijnė duke u pakėsuar dhe gėrmadhat janė aq tė shumta sa nuk do tė arrijmė tė ndėrtojmė muret!

    4:11 Pėrveē kėsaj kundėrshtarėt tanė thonin: "Ata nuk do tė dinė dhe nuk do tė shohin asgjė, deri sa ne do tė sulemi nė mes tė tyre dhe do t`i vrasim; kėshtu do tė bėjmė qė tė ndėrpriten punimet".

    4:12 Por kur Judejtė qė banonin pranė tyre erdhėn dhjetė herė rrjesht pėr tė na thėnė: "Ngado qė tė ktheheni, do tė na sulen".

    4:13 Unė vendosa njerėz tė armatosur nė vendet mė tė ulta prapa mureve; e vendosa popullin sipas familjeve, me shpatat e tyre, shtizat e tyre dhe harqet e tyre.

    4:14 Mbasi e shqyrtova situatėn u ngrita dhe u thashė parisė, gjyqtarėve dhe pjesės tjetėr tė popullit: "Mos kini frikė nga ata! Kujtoni Zotin e madh dhe tė tmerrshėm dhe luftoni pėr vėllezėrit tuaj, pėr bijtė dhe bijat tuaja, pėr bashkėshortet tuaja dhe pėr shtėpitė tuaja!".

    4:15 Kur armiqtė tanė mėsuan qė ne ishim tė informuar mbi kėtė gjė dhe qė Perėndia e kishte bėrė tė dėshtonte plani i tyre, ne tė gjithė u kthyem tek muret, secili nė punėn e tij.

    4:16 Qysh prej asaj dite, gjysma e shėrbėtorėve tė mi merrej me punėt, ndėrsa gjysma tjetėr kishte rrokur shtizat, mburojat, harqet dhe kishte veshur parzmoret; komandantėt qėndronin prapa tėrė shtėpisė sė Judės.

    4:17 Por ata qė ndėrtonin muret dhe ata qė mbartnin o ngarkonin peshat, me njė dorė merreshin me punimet dhe me dorėn tjetėr mbanin armėn e tyre.

    4:18 Tėrė ndėrtuesit, duke punuar, mbanin secili shpatėn e ngjeshur nė ijet, ndėrsa borizani rrinte pranė meje.

    4:19 Atėherė unė u thashė parisė, zyrtarėve dhe pjesės tjetėr tė popullit: "Puna ėshtė e madhe dhe e shtrirė, dhe ne jemi tė shpėrndarė mbi muret, larg njeri tjetrit.

    4:20 Kudo qė tė dėgjoni tingullin e borisė, atje mblidhuni pranė nesh; Perėndia ynė do tė luftojė pėr ne".

    4:21 Kėshtu e vazhdonim punėn, ndėrsa gjysma e njerėzve kishte rrokur shtizėn qė nė agim e deri sa dilnin yjet.

    4:22 Nė tė njėjtėn kohė i thashė gjithashtu popullit: "Secili nga ju tė rrijė me shėrbėtorin e tij brenda Jeruzalemit, pėr tė na ruajtur natėn dhe pėr tė punuar pastaj ditėn".

    4:23 Kėshtu as unė, as vėllezėrit e mi, as shėrbėtorėt e mi, as njerėzit e rojes qė mė ndiqnin, nuk i hiqnim rrobat; por secili kishte armėn e tij me ujė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine