Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 14

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    14:1 Atėherė tėrė asambleja ngriti zėrin dhe filloi tė bėrtasė; dhe atė natė populli qau.

    14:2 Dhe tė gjithė bijtė e Izraelit murmurisnin kundėr Moisiut dhe kundėr Aaronit dhe tėrė asambleja u tha atyre: "Sikur tė kishim vdekur nė vendin e Egjiptit ose tė kishim vdekur nė kėtė shkretėtirė!

    14:3 Pse Zoti na ēon nė kėtė vend qė tė biem nga goditja e shpatave? Gratė dhe fėmijėt tanė do tė bėhen pre e armikut. A nuk do tė ishte mė mirė pėr ne tė kthehemi nė Egjipt?".

    14:4 Dhe i thanė njėri tjetrit: "Tė zgjedhim njė kryetar dhe tė kthehemi nė Egjipt!".

    14:5 Atėherė Moisiu dhe Aaroni ranė pėrmbys pėrpara tėrė asamblesė sė mbledhur tė bijve tė Izraelit.

    14:6 Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jenufehut, qė ishin ndėr ata qė kishin vėzhguar vendin, grisėn rrobat e tyre,

    14:7 dhe i folėn kėshtu asamblesė sė bijve tė Izraelit: "Vendi qė kemi pėrshkuar pėr ta vėzhguar ėshtė njė vend i mirė, shumė i mirė.

    14:8 Nė rast se Zoti kėnaqet me ne, do tė na ēojė nė kėtė vend dhe do tė na japė neve, "njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė".

    14:9 Vetėm mos ngrini krye kundėr Zotit dhe mos kini frikė nga populli i vendit, sepse ai do tė jetė ushqimi ynė; mbrojtja e tyre ėshtė larguar nga ata dhe Zoti ėshtė me ne; mos kini frikė nga ata".

    14:10 Atėherė tėrė asambleja foli pėr t`i vrarė me gurė; por lavdia e Zotit iu shfaq nė ēadrėn e mbledhjes tėrė bijve tė Izraelit.

    14:11 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do tė mė pėrēmojė ky popull? Dhe deri kur do tė refuzojnė tė besojnė pas gjithė atyre mrekullive qė kam bėrė nė mes tė tyre?

    14:12 Unė do ta godas me murtajė dhe do ta shkatėrroj, por do tė bėj prej teje njė komb mė tė madh dhe mė tė fuqishėm se ai".

    14:13 Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dėgjojnė Egjiptasit, nga mesi i tė cilėve e ke ngritur kėtė popull pėr fuqinė tėnde,

    14:14 dhe do t`ia bėjnė tė ditur banorėve tė kėtij vendi. Ata kanė dėgjuar qė ti, o Zot, je nė mes tė kėtij populli, i shfaqesh atij sy pėr sy, qė reja jote qėndron mbi ta dhe qė ecėn para tyre ditėn nė njė kolonė reje dhe natėn nė njė kolonė tė zjarrtė.

    14:15 Tani nė se e bėn kėtė popull tė vdesė si njė njeri tė vetėm, kombet qė kanė dėgjuar namin tėnd do tė flasin, duke thėnė:

    14:16 "Me qenė se Zoti nuk ka qenė i zoti ta futė kėtė popull nė vendin qė ishte betuar t`i jepte, e vrau nė shkretėtirė".

    14:17 Por tani, tė lutem, le tė shfaqet fuqia e Zotit tim nė madhėshtinė e saj, ashtu si fole duke thėnė:

    14:18 "Zoti ėshtė i ngadaltė nė zemėrim dhe i madh nė mėshirė; ai fal padrejtėsinė dhe mėkatin, por nuk lė pa ndėshkuar fajtorin, duke dėnuar paudhėsinė e etėrve te bijtė, deri nė brezin e tretė ose tė katėrt".

    14:19 Fale paudhėsinė e kėtij populli, me madhėshtinė e mėshirės sate, ashtu siē e ke falur kėtė popull nga Egjipti deri kėtu".

    14:20 Atėherė Zoti tha: "Unė fal, ashtu si kėrkove ti;

    14:21 por, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė jetoj, e gjithė toka do tė jetė plot me lavdinė e Zotit,

    14:22 dhe tėrė kėta njerėz qė kanė parė lavdinė time dhe mrekullitė qė kam bėrė nė Egjipt e nė shkretėtirė, dhe mė kanė tunduar dhjetė herė dhe nuk e kanė dėgjuar zėrin tim,

    14:23 me siguri nuk kanė pėr ta parė vendin qė u betova t`u jap etėrve tė tyre. Askush nga ata qė mė kanė pėrēmuar nuk ka pėr ta parė;

    14:24 por shėrbėtorin tim Kaleb, duke qenė se veproi i shtyrė nga njė frymė tjetėr e mė ka ndjekur plotėsisht, unė do ta fus nė vendin ku ka shkuar; dhe pasardhėsit e tij do ta zotėrojnė.

    14:25 Amalekitėt dhe Kananejtė banojnė nė luginė, nesėr kthehuni prapa dhe nisuni drejt shkretėtirės, nė drejtim tė Detit tė Kuq".

    14:26 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

    14:27 "Deri kur do tė duroj kėtė asamble tė keqe qė murmurit kundėr meje? Unė dėgjova murmuritjet qė bėjnė bijtė e Izraelit kundėr meje.

    14:28 U thuaj atyre: Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė jetoj, thotė Zoti, unė do t`ju bėj atė qė kam dėgjuar prej jush.

    14:29 Kufomat tuaja do tė bien nė kėtė shkretėtirė; ju tė gjithė qė jeni regjistruar, nga mosha njėzet vjeē e lart, dhe qė keni murmuritur kundėr meje,

    14:30 nuk do tė hyni me siguri nė vendin ku u betova se do tė banoni, me pėrjashtim tė Kalebit, birit tė Jefunehut, dhe tė Jozueut, birit tė Nunit.

    14:31 Tė vegjlit tuaj pėrkundrazi, qė ju thatė se do tė ishin viktima tė armiqve, do t`i fus; dhe ata do tė njohin vendin qė ju keni pėrēmuar.

    14:32 Por sa pėr ju, kufomat tuaja do tė bien nė kėtė shkretėtirė.

    14:33 Dhe bijtė tuaj do tė kullosin kopetė nė shkretėtirė dyzet vjet me radhė dhe do tė mbajnė ndėshkimin pėr pabesitė tuaja, deri sa tė treten kufomat tuaja nė shkretėtirė.

    14:34 Nė bazė tė numrit tė ditėve qė keni pėrdorur pėr tė vėzhguar vendin, domethėnė dyzet ditė, pėr ēdo ditė do tė mbani fajin tuaj njė vit, gjithsej, pra, dyzet vjet; dhe kėshtu do tė kuptoni se ē`do tė thotė qė unė jam tėrhequr nga ju.

    14:35 Unė, Zoti, fola; me siguri, kėshtu do tė veproj kundėr gjithė kėsaj asambleje tė keqe qė u mblodh kundėr meje; nė kėtė shkretėtirė do tė treten dhe kėtu do tė vdesin".

    14:36 Njerėzit qė Moisiu kishte dėrguar pėr tė vėzhguar vendin, mbas kthimit tė tyre e kishin shtyrė tėrė asamblenė tė murmuriste kundėr tij, duke paraqitur njė raport tė keq pėr vendin,

    14:37 ata njerėz, qė kishin pėrpiluar raportin e keq pėr vendin, vdiqėn nga njė plagė pėrpara Zotit.

    14:38 Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetėn tė gjallė midis gjithė atyre qė kishin shkuar tė vėzhgonin vendin.

    14:39 Atėherė Moisiu u njoftoi kėto fjalė tėrė bijve tė Izraelit, dhe populli ndjeu njė dhimbje tė thellė.

    14:40 U ngritėn herėt nė mėngjes dhe u ngjitėn nė majė tė malit, duke thėnė: "Ja ku jemi; ne do tė ngjitemi nė vendin pėr tė cilin na foli Zoti, sepse kemi mėkatuar".

    14:41 Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka pėr t`ju dalė mbarė.

    14:42 Mos u ngjitni, sepse do t`ju mundin armiqtė tuaj, Zoti nuk ėshtė nė mes jush.

    14:43 Para jush nė fakt ndodhen Amalekitėt dhe Kananejtė, dhe ju do tė rrėzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do tė jetė me ju".

    14:44 Me gjithė atė ata patėn guximin tė ngjiten nė majė tė malit; por arka e besėlidhjes sė Zotit dhe Moisiu nuk lėvizėn nga mesi i kampit.

    14:45 Atėherė Amalekitėt dhe Kananejtė, qė banonin mbi kėtė mal, zbritėn poshtė, i thyen dhe i vunė pėrpara deri nė Hormah.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine