Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 25

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    25:1 Ndėrsa Izraeli ndodhej nė Shitim, populli filloi tė shthurret me bijat e Moabit.

    25:2 Ato e ftuan popullin tė kryejė flijime pėr perėnditė e tyre dhe populli hėngri dhe ra pėrmbys pėrpara perėndive tė tyre.

    25:3 Kėshtu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Izraelit.

    25:4 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr tė gjithė krerėt e popullit, vriti e vari para Zotit pėrjashta, nė diell me qėllim qė zemėrimi i zjarrtė i Zotit tė largohet nga Izraeli".

    25:5 Kėshtu u foli Moisiu gjykatėsve tė Izraelit: "Secili nga ju tė vrasė ata njerėz tė tij qė janė bashkuar me Baal-Peorin".

    25:6 Dhe ja, qė njė nga bijtė e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vėllezėrve tė tij njė grua madianite, para syve tė Moisiut dhe tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit, ndėrsa kėta po qanin nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes.

    25:7 Duke parė kėtė skenė, Finehasi, bir i Eleazarit, qė ishte bir i priftit Aaron, u ngrit nė mes tė asamblesė dhe mori nė dorė njė shtizė,

    25:8 ndoqi pastaj burrin e Izraelit nė alkovėn e tij dhe i shpoi qė tė dy, burrin e Izraelit dhe gruan, nė pjesėn e poshtme tė barkut. Kėshtu u ndal fatkeqėsia nė mes tė bijve tė Izraelit.

    25:9 Nga kjo fatkeqėsi vdiqėn njėzet e katėr mijė veta.

    25:10 Atėherė Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

    25:11 "Finehasi, bir i Eleazarit, qė ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemėrimin tim nga bijtė e Izraelit, sepse ai ishte i frymėzuar nga po ajo xhelozia ime; kėshtu nė xhelozinė time nuk i kam shfarosur bijtė e Izraelit.

    25:12 Prandaj i thuaj: "Ja, unė po lidh njė aleancė paqeje me tė,

    25:13 qė do tė jetė pėr tė dhe pėr pasardhėsit pas tij besėlidhja e njė priftėrie tė pėrjetshme, sepse ėshtė treguar i zellshėm pėr Perėndinė e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit pėr bijtė e Izraelit".

    25:14 Burri i Izraelit, qė u vra bashkė me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i njė shtėpie patriarkale tė Simeonitėve.

    25:15 Dhe gruaja qė u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijė e Tsurit, qė ishte i pari i njė shtėpie patriarkale nė Madian.

    25:16 Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thėnė:

    25:17 "Bjeruni Madianitėve dhe i sulmoni,

    25:18 sepse ju kanė rėnė mė qafė me dredhitė e tyre dhe ju kanė mashtruar nė rastin e Peorit dhe nė atė tė Kozbit, bijė e njė princi tė Madianit, motėr e tyre, qė u vra ditėn e fatkeqėsisė pėr ēėshtjen e Peorit".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine