Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - OBADIAH 1

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    1:1 Vegimi i Abdias. Kėshtu thotė Zoti, Zoti, pėr Edomin: "Ne kemi dėgjuar njė mesazh nga Zoti dhe njė ambasador ėshtė dėrguar midis kombeve pėr tė thėnė: "Lėvizni dhe tė ngrihemi kundėr tij pėr tė luftuar".

    1:2 Ja, unė do tė tė bėj tė vogėl midis kombeve; ti do tė jesh shumė i pėrbuzur.

    1:3 Krenaria e zemrės sate tė ka mashtruar, o ti qė banon nė tė ēarat e shkėmbinjve, ku ke bėrė banesėn tėnde tė lartė, qė thua nė zemrėn tėnde: "Kush do tė mė zbresė pėr tokė?"

    1:4 Edhe sikur ti tė ngrihesh lart si njė shqiponjė dhe ta vije folenė tėnde midis yjeve, unė do tė tė zbres nga atje lart", thotė Zoti.

    1:5 "Po tė tė vinin natėn cuba ose kusarė, si do tė shkatėrroheshe! A nuk do tė vidhnin aq sa u mjafton? Po tė tė vinin vjelėsit e rrushit, a nuk do tė linin disa vile pėr tė mbledhur?

    1:6 Oh, sa do ta zhbirojnė Esaun, si do t`i rrėmojnė skutat e tij!

    1:7 Tėrė aleatėt e tu do tė tė shtrėngojnė nė kufi, ata qė ishin nė paqe me ty do tė tė mashtrojnė dhe do tė kenė epėrsi mbi ty; ata qė hanė bukėn tėnde do tė kurdisin gracka; por ai nuk e kupton kėtė.

    1:8 Atė ditė", thotė Zoti, "unė do tė zhduk nga Edomi njerėzit e ditur dhe nga mali i Esaut mėnēurinė.

    1:9 Atėherė trimat e tu do t`i zėrė tmerri, o Teman, derisa ēdo njeri tė shfaroset nga mali i Esaut nė masakėr.

    1:10 Pėr shkak tė dhunės kundėr vėllait tėnd Jakob, turpi do tė tė mbulojė dhe do tė shfarosesh pėrjetė.

    1:11 Sepse ti ishe i pranishėm ditėn qė ti rrije mėnjanė, ditėn qė tė huajt e ēonin nė robėri ushtrinė e tij dhe tė huajt hynin nga portat e tij dhe hidhnin nė short fatet e Jeruzalemit, edhe ti ishe si njė prej tyre.

    1:12 Por ti nuk duhet tė shikoje me gėzim ditėn e vėllait tėnd, ditėn e fatkeqėsisė sė tij, as duhet tė gėzoheshe pėr bijtė e Judės ditėn e shkatėrrimit tė tyre dhe as tė flisje me arrogancė ditėn e fatkeqėsisė sė tyre.

    1:13 Nuk duhet tė hyje nga porta e popullit tim, ditėn e fatkeqėsisė sė tij, as tė sodisje edhe ti me kėnaqėsi mjerimin e tij, ditėn e fatkeqėsisė sė tij dhe as tė shtrije duart mbi pasuritė e tij ditėn e fatkeqėsisė sė tij.

    1:14 Nuk duhet tė viheshe nė udhėkryqet pėr tė masakruar ikanakėt e tij dhe as t`i jepje nė dorė tė armikut ata qė kishin mbijetuar ditėn e fatkeqėsisė.

    1:15 Sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt pėr tėrė kombet; atė qė u bėre tė tjerėve do tė ta bėjnė ty, shpėrblimi i veprimeve tė tua do tė bjerė mbi kokėn tėnde.

    1:16 Sepse ashtu si keni pirė mbi malin tim tė shenjtė, kėshtu do tė pinė tėrė kombet vazhdimisht; po, do tė pinė, do tė rrėkėllejnė dhe do tė jenė si tė mos kenė qenė kurrė".

    1:17 "Por mbi malin e Sionit do tė jenė ata qė mbijetuan dhe do tė jetė njė vend i shenjtė; dhe shtėpia e Jakobit do tė shtjerė nė dorė pronat e veta.

    1:18 Shtėpia e Jakobit do tė jetė njė zjarr, shtėpia e Jozefit njė flakė, por shtėpia e Esaut do tė jetė si kallamishte: ata do ta djegin dhe do ta gllabėrojnė, dhe shtėpisė sė Esaut nuk do t`i mbetet asnjė trashėgimtar", sepse ka folur Zoti.

    1:19 Ata tė Negevit do tė zotėrojnė malin e Esaut dhe fushėn e vendit tė Filistejve; do tė zotėrojnė edhe fushat e Efraimit dhe fushat e Samarisė dhe Beniamini do tė zotėrojė Galaadin.

    1:20 Mėrgimtarėt e kėsaj ushtrie tė bijve tė Izraelit qė ndodhen midis Kananeasve, do tė zotėrojnė vendin deri nė Sarepta, mėrgimtarėt e Jeruzalemit qė ndodhen nė Sefarad do tė zotėrojnė qytetet e Negevit.

    1:21 Atėherė disa ēlirimtarė do tė ngjiten nė malin e Sionit pėr tė gjykuar malin e Esaut, dhe mbretėria do tė jetė e Zotit.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine