Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 109

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    109:1 O Perėndi i lėvdimit tim, mos hesht,

    109:2 sepse njerėz tė pabesė dhe tė pandershėm kanė hapur gojėn e tyre kundėr meje dhe kanė folur kundėr meje me njė gjuhė gėnjeshtare;

    109:3 mė kanė sulmuar me fjalė urrejtjeje dhe mė kanė luftuar pa shkak.

    109:4 Nė kėmbim tė dashurisė sime mė akuzojnė, por unė i drejtohem lutjes.

    109:5 Ata mė kanė larė tė mirėn me tė keqen dhe dashurinė time me urrejtje.

    109:6 Vendos njė njeri tė keq mbi tė dhe njė akuzues le tė jetė nė tė djathtė tė tij.

    109:7 Kur tė gjykohet, bėj qė tė gjendet fajtor dhe lutja e tij tė bėhet mėkat.

    109:8 Qofshin tė pakta ditėt e tij dhe njė tjetėr zėntė vendin e tij.

    109:9 Bijtė e tij mbetshin jetimė dhe gruaja e tij e ve.

    109:10 U bėfshin endacakė dhe lypsarė bijtė e tij dhe e kėrkofshin ushqimin larg shtėpive tė tyre tė rrėnuara.

    109:11 Fajdexhiu i marrtė tė gjitha pasuritė e tij dhe tė huajtė i vjedhshin frytin e mundit tė tij.

    109:12 Askush mos pastė mėshirė pėr tė dhe askujt mos i ardhtė keq pėr jetimėt e tij.

    109:13 U shkatėrrofshin pasardhėsit e tij; nė brezin e dytė emri i tyre u shoftė.

    109:14 U kujtoftė para Zotit paudhėsia e etėrve tė tij dhe mėkati i nėnės sė tij mos u shoftė.

    109:15 U dalshin gjithnjė mėkatet e tyre para Zotit, me qėllim qė ai tė zhdukė nga toka kujtimin e tyre.

    109:16 Sepse atij nuk i shkoi ndėr mend tė kishte dhemshuri, por e ka pėrndjekur tė varfėrin, nevojtarin dhe atė qė ishte zemėrthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen.

    109:17 Mbasi e ka dashur mallkimin, rėntė ai mbi tė; dhe mbasi nuk ėshtė kėnaqur me bekimin, ky u largoftė prej tij.

    109:18 Mbasi u mbulua me mallkim si me njė rrobe, i hyftė ai si ujė nė trupin e tij dhe si vaj nė kockat e tij;

    109:19 Qoftė pėr tė si njė rrobe qė e mbulon dhe si njė brez qė e lidh pėrjetė.

    109:20 Qoftė ky nga ana e Zotit shpėrblimi pėr kundėrshtarėt e mi dhe pėr ata qė flasin keq kundėr meje.

    109:21 Por ti, o Zot, o Zot, vepro nė favorin tim pėr hir tė emrit tėnd, ēliromė me dhemshurinė dhe mirėsinė tėnde,

    109:22 sepse unė jam i varfėr dhe nevojtar, dhe zemra ime ėshtė plagosur brenda meje.

    109:23 Unė iki si njė hije qė zgjatet, jam i tronditur si njė karkalec.

    109:24 Gjunjėt e mi dridhen nga tė pangrėnėt dhe trupi im ėshtė dobėsuar pėr mungesė tė dhjamit.

    109:25 Jam bėrė njė faqezi pėr ta; kur mė shohin, tundin kokėn.

    109:26 Ndihmomė, o Zot, Perėndia im, shpėtomė pėr dhemshurinė tėnde,

    109:27 dhe ta dinė qė kjo ėshtė vepėr e duarve tė tua, dhe qė ti, o Zot, e ke bėrė.

    109:28 Ata do tė mallkojnė, por ti do tė bekosh; kur tė ngrihen, do tė mbeten tė hutuar, por shėrbėtori yt do tė gėzohet.

    109:29 U mbulofshin me turp kundėrshtarėt e mi dhe u mbėshtjellshin me turp si me mantel,

    109:30 Unė do tė kremtoj me tė madhe Zotin me gojėn time dhe do ta lėvdoj nė mes tė njė turme tė madhe,

    109:31 sepse ai rri nė tė djathtė tė tė varfėrit pėr ta shpėtuar nga ata qė e dėnojnė me vdekje.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine