Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1CHRONICLES 17

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    17:1 Ndodhi qė Davidi, mbasi u vendos nė shtėpinė e vet, i tha profetit Nathan: "Ja, unė banoj nė njė shtėpi prej kedri, ndėrsa arka e besėlidhjes tė Zotit ndodhet nėn njė ēadėr".

    17:2 Nathani iu pėrgjegj Davidit: "Bėj tė gjitha ato qė ke nė zemėr, sepse Perėndia ėshtė me ty".

    17:3 Por po atė natė fjala e Perėndisė iu drejtua Nathanit, duke i thėnė:

    17:4 "Shko t`i thuash shėrbėtorit tim David: "Kėshtu thotė Zoti: Nuk do tė jesh ti ai qė do tė mė ndėrtojė njė shtėpi nė tė cilėn unė tė mund tė banoj.

    17:5 Nė fakt nuk kam banuar kurrė nė njė shtėpi nga dita qė kam nxjerrė Izraelin nga Egjipti deri mė sot; por kam shkuar nga njė ēadėr te tjetra dhe nga njė banesė te tjetra.

    17:6 Kudo kam shkuar me gjithė Izraelin, a i kam folur vallė ndonjerit prej gjyqtarėve tė Izraelit, tė cilėt i kisha urdhėruar tė ushqenin popullin tim, duke thėnė: "Pse nuk mė ndėrtoni njė shtėpi me dru kedri?".

    17:7 Tani do t`i flasėsh kėshtu shėrbėtorit tim David: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Unė tė mora nga vatha, kur po shkoje pas deleve, dhe tė bėra princ mbi popullin tim, Izraelin.

    17:8 kam qenė me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur pėrpara teje tėrė armiqtė e tu dhe e kam bėrė emrin tėnd si atė tė njerėzve tė mėdhenj qė janė mbi dhe.

    17:9 Pėrveē kėsaj do t`i jap popullit tim tė Izraelit njė vend ku tė banojė nė shtėpinė e tij dhe tė mos e lėvizin mė, dhe tė kėqijtė tė mos vazhdojnė ta shkretojnė si mė parė,

    17:10 qysh prej kohės qė kam vendosur gjyqtarėt mbi popullin tim tė Izraelit. Do tė poshtėroj edhe tėrė armiqtė e tu. Tė njoftoj gjithashtu qė Zoti do tė tė ndėrtojė njė shtėpi.

    17:11 Kur tė mbushen ditėt e tua dhe tė shkosh tė bashkohesh me etėrit e tu, unė do tė nxjerrė njė pasardhėsin tėnd, qė do tė jetė njė nga bijtė e tu, dhe do ta konsolidoj mbretėrinė e tij.

    17:12 Ai do tė mė ndėrtojė njė shtėpi dhe unė do ta bėj tė qėndrueshėm fronin e tij pėrgjithnjė.

    17:13 Unė do tė jem pėr tė njė atė dhe ai pėr mua njė bir; dhe nuk do t`ia heq pėrkrahjen time ashtu siē ia kam hequr atij qė tė ka paraprirė.

    17:14 Unė do ta bėj tė qėndrueshėm pėr gjithnjė nė shtėpinė time dhe nė mbretėrinė time, dhe froni i tij do tė jetė i qėndrueshėm gjithnjė"".

    17:15 Nathani i foli Davidit duke pėrdorur tėrė kėto fjalė dhe sipas gjithė vizionit tė tij.

    17:16 Atėherė mbreti David hyri, u ul pėrballė Zotit dhe tha: "Kush jam unė, o Zot Perėndi, ē`ėshtė shtėpia ime, qė ti mė bėre tė arrij deri kėtu?

    17:17 Megjithatė kjo t`u duk njė gjė e vogėl para syve tė tu, o Perėndi; ti fole edhe pėr shtėpinė e shėrbėtorit tėnd pėr njė tė ardhme tė largėt dhe mė konsiderove sikur tė isha njė njeri i rangut tė lartė, o Zot Perėndi.

    17:18 Ēfarė mund tė thotė akoma Davidi pėr nderin qė i ke bėrė shėrbėtorit tėnd? Ti e njeh nė tė vėrtetė shėrbėtorin tėnd.

    17:19 O Zot, pėr dashurinė e shėrbėtorit tėnd dhe sipas zemrės sate, ti ke kryer gjithė kėto vepra tė fuqishme pėr t`i bėrė tė njohura tėrė kėto gjėra tė mėdha.

    17:20 O Zot, askush nuk ėshtė i ngjashėm me ty dhe nuk ka tjetėr Perėndi veē teje, sipas tėrė ato qė kemi dėgjuar me veshėt tona.

    17:21 Dhe kush ėshtė si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokė qė Perėndia erdhi pėr ta ēliruar dhe pėr ta bėrė popullin e tij, pėr tė tė dhėnė njė emėr me gjėra tė mėdha dhe tė tmerrshme, duke i dėbuar kombet pėrpara popullit tėnd qė ti ke ēliruar nga Egjipti?

    17:22 Ti e ke bėrė popullin e Izraelit popullin tėnd pėr gjithnjė; dhe ti, o Zot, je bėrė Perėndia i tyre.

    17:23 Prandaj fjala qė ke shqiptuar, o Zot, pėrsa i pėrket shėrbėtorit tėnd dhe shtėpisė sė tij, tė ruajė vlerėn e saj pėr gjithnjė! Bėj siē ke thėnė!

    17:24 Po, tė mbetet e vlefshme, me qėllim qė emri yt tė shkėlqejė pėr gjithnjė dhe tė kemi mundėsinė tė themi: "Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, ėshtė me tė vėrtetė Perėndia pėr Izraelin"; dhe shtėpia e shėrbėtorit tėnd David u bėftė e qėndrueshme para teje!

    17:25 Ti vetė, o Perėndia im, i ke treguar shėrbėtorit tėnd se do t`i ndėrtoje njė shtėpi. Prandaj shėrbėtori yt pati guximin tė lutet nė praninė tėnde.

    17:26 Dhe tani, o Zot, ti je Perėndia dhe i ke premtuar kėtė tė mirė shėrbėtorit tėnd.

    17:27 Ndėrkaq le tė tė pėlqejė tė bekosh shtėpinė e shėrbėtorit tėnd, me qėllim qė ajo tė qėndrojė gjithnjė para teje, sepse atė qė bekon ti, o Zot, ėshtė e bekuar pėr gjithnjė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine