Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1KINGS 15

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    15:1 Nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretėrisė sė Jeroboamit, birit tė Nebatit, Abijami filloi tė mbretėrojė mbi Judėn.

    15:2 Ai mbretėroi tre vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Maakah dhe ishte bijė e Abishalomit.

    15:3 Ai kreu mėkatet qė i ati kishte bėrė para tij dhe zemra e tij nuk iu shenjtėrua plotėsisht Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si zemra e Davidit, atit tė tij.

    15:4 Megjithatė pėr dashurinė qė ushqente pėr Davidin, Zoti, Perėndia i tij, i la njė llambė nė Jeruzalem, dhe e ngriti tė birin mbas tij dhe e bėri tė qendrueshėm Jeruzalemin,

    15:5 sepse Davidi kishte bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit dhe nuk ishte larguar nga ajo qė Zoti i kishte urdhėruar tė bėnte gjatė gjithė kohės sė jetės sė tij, me pėrjashtim tė rastit tė Uriahut, Hiteut.

    15:6 Midis Roboamit dhe Jeroboamit pati luftė sa qe gjallė Roboami.

    15:7 Pjesa tjetėr e bėmave tė Abijamit dhe tė gjitha ato qė ai bėri a nuk janė tė shkruara vallė nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? Pati luftė midis Abijamit dhe Jeroboamit.

    15:8 Pastaj Abijamin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Asa.

    15:9 Nė vitin e njėzet tė mbretėrisė sė Jeroboamit, mbretit tė Izraelit, Asa filloi tė mbretėrojė nė Judė.

    15:10 Ai mbretėroi dyzet e njė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Maakah dhe ishte bijė e Abishalomit.

    15:11 Asa bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, ashtu si i ati Davidi.

    15:12 Eliminoi nga vendi ata qė merreshin me kurvėri tė shenjtė dhe tėrė idhujtė e krijuar nga etėrit e tij.

    15:13 Hoqi nga posti i mbretėreshės nėnėn e tij Maakah, sepse ajo kishte bėrė njė idhull tė neveritshėm tė Asherahut; Asa e rrėzoi atė idhull tė neveritshėm dhe e dogji pranė pėrroit Kidron.

    15:14 Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatė zemra e Asas mbeti plotėsisht e shenjtėruar Zotit gjatė gjithė jetės sė tij.

    15:15 Ai solli nė shtėpinė e Zotit gjėrat e shenjtėruara nga i ati dhe gjėrat qė ai vetė i kishte shenjtėruar: argjendin, arin dhe enėt.

    15:16 Pati luftė midis Asas dhe Baashas, mbretit tė Izraelit, gjatė gjithė jetės sė tyre.

    15:17 Baasha, mbret i Izraelit, doli kundėr Judės dhe ndėrtoi Ramahun, me qėllim qė tė pengonte kėdo qė tė shkonte ose tė vinte nga Asa, mbret i Judės.

    15:18 Atėherė Asa mori tėrė argjendin dhe arin qė kishte mbetur nė thesaret e shtėpisė tė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror dhe ua dorėzoi shėrbėtorėve tė tij; mbreti Asa i dėrgoi pastaj te Ben-Hadadi, bir i Tabrimonit, qė ishte bir i Hezionit, mbretit tė Sirisė, qė banonte nė Damask, pėr t`i thėnė:

    15:19 "Le tė ketė aleancė midis teje dhe meje ashtu si ka pasur midis atit tim dhe atit tėnd. Ja, unė po tė dėrgoj njė dhuratė ari dhe argjendi; shko dhe prishe aleancėn tėnde me Baasham, mbretin e Izraelit, me qėllim qė ai tė tėrhiqet nga unė".

    15:20 Ben-Hadadi dėgjoi kėshillat e mbretit Asa dhe dėrgoi komandantėt e ushtrisė sė tij kundėr qytetit tė Izraelit; pushtoi Ijoin, Danin, Abel-Beth-Maakahun dhe tėrė krahinėn e Kinerothit me gjithė vendin e Neftalit.

    15:21 Sapo Baasha e mėsoi kėtė lajm, ndėrpreu ndėrtimin e Ramahut dhe qėndroi nė Tirtsah.

    15:22 Atėherė mbreti Asa thirri tėrė ata tė Judės, pa pėrjashtuar asnjė; ata morėn nga Ramahu gurėt dhe lėndėn qė Baasha kishte pėrdorur pėr tė ndėrtuar, dhe me kėto materiale mbreti Asa ndėrtoi Geban e Beniaminit dhe Mitspahun.

    15:23 Pjesėn tjetėr tė bėmave tė Asas, tė gjitha trimėritė e tij, tė gjitha ato qė bėri dhe qytetet qė ndėrtoi a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? Por nė pleqėri ai vuante nga njė dhimbje te kėmbėt.

    15:24 Pastaj e zuri gjumi me etėrit e tij dhe e varrosėn bashkė me ta nė qytetin e Davidit, atit tė tij. Nė vendin e tij mbretėroi i biri, Jozafati.

    15:25 Nadabi, bir i Jeroboamit, filloi tė mbretėrojė mbi Izrael vitin e dytė tė Asas, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi nė Izrael dy vjet.

    15:26 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe ndoqi rrugėt e atit tė tij dhe mėkatin nė tė cilin e kishte futur Izraelin.

    15:27 Pastaj Baasha, bir i Ahijahut, nga shtėpia e Isakarit, komplotoi kundėr tij dhe e vrau nė Gibethon qė u pėrkiste Filistejve, ndėrsa Nadabi dhe tėrė Izraeli kishin rrethuar Gibethonin.

    15:28 Baasha e vrau nė vitin e tretė tė Asas, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi nė vend tė tij.

    15:29 Me t`u bėrė mbret, ai shfarosi tėrė shtėpinė e Jeroboamit; nga Jeroboami s`la tė gjallė asnjė, pėr e shfarosi krejt shtėpinė e tij, sipas fjalės qė kishte thėnė Zoit me anė tė shėrbėtorit tė tij Ahijah, Shilonitit,

    15:30 pėr shkak tė mėkateve tė Jeroboamit, tė kryera nga ai dhe qė Izraeli i kreu me nxitjen e tij, duke shkaktuar zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

    15:31 Pjesa tjetėr e bėmave tė Nadabit dhe tė gjitha atė qė ai bėri a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

    15:32 Pati luftė midis Asas dhe Baashas, mbretit tė Izraelit, gjatė gjithė kohės sė jetės sė tyre.

    15:33 Vitin e tretė tė sundimit tė Asas, mbretit tė Judės, Baasha, bir i Ahijahut, filloi tė mbretėrojė mbi tėrė Izraelin nė Tirtsah; dhe mbretėroi njėzet e katėr vjet.

    15:34 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe vazhdoi rrugėt e Jeroboamit dhe mėkatin qė ky e kishte shtyrė Izraelin tė kryente.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine