Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2CHRONICLES 11

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    11:1 Roboami, me tė arritur nė Jeruzalem, thirri shtėpinė e Judės dhe tė Beniaminit, njėqind e tetėdhjetė mijė luftėtarė tė zgjedhur, pėr tė luftuar kundėr Izraelit dhe pėr t`i kthyer kėshtu mbretėrinė Roboamit.

    11:2 Por fjala e Zotit iu drejtua kėshtu Shemajahut, njeriu i Perėndisė, duke thėnė:

    11:3 "Foli Roboamit, birit tė Salomonit, mbretit tė Judės, dhe tėrė Izraelit nė Judė dhe nė Beniamin, dhe u thuaj atyre:

    11:4 Kėshtu flet Zoti: "Mos dilni tė luftoni kundėr vėllezėrve tuaj. Secili tė kthehet nė shtėpinė e vet, sepse kjo gjė vjen nga unė"". Atėherė ata iu bindėn fjalės tė Zotit dhe u kthyen prapa pa dalė kundėr Jeroboamit.

    11:5 Roboami banoi nė Jeruzalem dhe ndėrtoi disa qytete pėr mbrojtje nė Judė.

    11:6 Ai ndėrtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,

    11:7 Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,

    11:8 Gathin, Mareshahun, Zifin,

    11:9 Adoraimin, Lakishin, Azkahun,

    11:10 Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, qė u bėnė qytete tė fortifikuara nė Judė dhe nė Beniamin.

    11:11 Pėrforcoi fortesat dhe vendosi komandantė dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.

    11:12 Nė ēdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bėri jashtėzakonisht tė forta. Kėshtu ai pati me vete Judėn dhe Beniaminin.

    11:13 Pėrveē kėsaj nga tė gjitha territoret e tyre priftėrinjtė dhe Levitėt e tėrė Izraelit morėn anėn e tij.

    11:14 Nė tė vėrtetė Levitėt braktisėn tokat e tyre pėr kullotė dhe pronat e tyre dhe shkuan nė Judė dhe nė Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtė e tij i kishte pėrzėnė nga shėrbimi si priftėrinj tė Zotit,

    11:15 dhe kishte caktuar priftėrinj pėr vendet e larta, pėr demonėt dhe pėr viēat qė kishte bėrė.

    11:16 Mbas Levitėve ata nga gjithė fiset e Izraelit qė kishin vendosur nė zemėr tė tyre tė kėrkonin Zotin, Perėndinė e Izraelit, vajtėn nė Jeruzalem pėr t`i ofruar flijime Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tyre.

    11:17 Kėshtu e pėrforcuan mbretėrinė e Judės dhe e bėnė tė qėndrushėm pėr tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse pėr tre vjet ndoqėn rrugėn e Davidit dhe tė Salomonit.

    11:18 Roboami mori pėr grua Mahalathėn, bijėn e Jerimothit, birit tė Davidit dhe i Abihajlit, bijės sė Eliabit qė ishte bir i Isait.

    11:19 Ajo i lindi fėmijėt Jeush, Shemariah dhe Zaaham.

    11:20 Mbas asaj mori pėr grua Maakahėn, bijėn e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.

    11:21 Roboami e donte Maakahėn, bijėn e Absalomit, mė tepėr se tė gjitha bashkėshortet e konkubinat e tij (ai mori tetėmbėdhjetė bashkėshorte dhe shtatėdhjetė konkubina dhe i lindėn njėzet e tetė djem dhe gjashtėdhjetė vajza).

    11:22 Roboami e caktoi Abijahun, birin e Maakahės, si tė parė qė tė ishte princ midis vėllezėrve tė tij, sepse mendonte ta bėnte mbret.

    11:23 Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpėrndau disa nga bijtė e tij nė tė gjitha vendet e Judės dhe tė Beniaminit, nė tė gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicė dhe kėrkoi pėr ta shumė bashkėshorte.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine