Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2CHRONICLES 35

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    35:1 Josia kremtoi nė Jeruzalem Pashkėn pėr nder tė Zotit; Pashka u kremtua ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė parė.

    35:2 Ai i caktoi priftėrinjtė nė detyrat e tyre dhe i nxiti nė shėrbimin e shtėpisė tė Zotit.

    35:3 Pastaj u tha Levitėve qė udhėzonin tėrė Izraelin dhe qė i ishin shenjtėruar Zotit: "Vendoseni arkėn e shenjtė nė tempullin e ndėrtuar nga Salomoni, bir i Davidit, mbret i Izraelit; ajo nuk do tė jetė mė barrė pėr shpatullat tuaja. Tani shėrbejini Zotit, Perėndisė tuaj, dhe popullit tė tij tė Izraelit.

    35:4 Vendosuni sipas shtėpive tuaja atėrore, sipas klasave tuaja, nė bazė tė udhėzimeve tė shkruara tė Davidit, mbretit tė Izraelit, dhe tė Salomonit, birit tė tij;

    35:5 qėndroni nė shenjtėrore sipas ndarjeve tė shtėpive atėrore tė vėllezėrve tuaj, bij tė popullit, dhe pjesa e shtėpisė atėrore tė Levitėve.

    35:6 Flijoni Pashkėn, shenjtėrohuni dhe vihuni nė dispozicion tė vėllezėrve tuaj, duke ndjekur fjalėn e Zotit tė transmetuar me anė tė Moisiut".

    35:7 Pastaj Josia u dha njerėzve tė popullit, gjithė atyre qė ishin tė pranishėm, bagėti tė imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetė mijė kokė, tė tėra pėr Pashkėt, si edhe tre mijė qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit.

    35:8 Edhe princat i bėnė njė dhuratė spontane popullit, priftėrinjve dhe Levitėve. Hilkiahu, Zakaria dhe Jehieli, drejtues tė shtėpisė sė Perėndisė, u dhanė priftėrinjve pėr flijimet e Pashkės dy mijė e gjashtėqind qengja dhe keca si edhe treqind qe.

    35:9 Pėrveē kėsaj Konaniahu, bashkė me vėllezėrit e tij Shemajah dhe Nethaneel, dhe Hashabiahu, Jeijeli dhe Jozabadi, krerė tė Levitėve, u dhanė Levitėve pėr flijimet e Pashkės pesė mijė qengja dhe keca si edhe pesėqind qe.

    35:10 Sa u pėrgatit shėrbimi, priftėrinjtė zunė vendet e tyre, dhe Levitėt sipas klasave tė tyre, nė bazė tė urdhrit tė dhėnė nga mbreti.

    35:11 Pastaj flijuan Pashkėn; priftėrinjtė e spėrkatnin gjakun me duart e tyre, ndėrsa Levitėt ripnin kafshėt.

    35:12 Kėshtu vunė mėnjanė olokaustet pėr t`ua shpėrndarė bijve tė popullit, sipas ndarjeve tė shtėpive atėrore, me qėllim qė t`ia ofronin Zotit, siē ėshtė shkuar nė librin e Moisiut. Vepruan njėlloj me qetė.

    35:13 Pastaj poqėn qengjat e Pashkės mbi zjarr sipas normave tė pėrcaktuara; por ofertat e tjera tė shenjtėruara i gatuan nė tenxhere, nė kazanė dhe nė tiganė dhe ua shpėrndanė menjėherė tėrė bijve tė popullit.

    35:14 Pastaj pėrgatitėn racione pėr vete dhe pėr priftėrinjtė, sepse priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, ishin tė zėnė deri nė mbrėmje pėr tė ofruar olokaustet dhe pjesėt me dhjamė; kėshtu Levitėt pėrgatitėn racione pėr vete dhe pėr priftėrinjtė, bij tė Aaronit.

    35:15 Kėngėtarėt, bij tė Asafit, ishin nė vendin e tyre, sipas urdhrit tė Davidit, tė Asafit, tė Hemanit dhe tė Jeduthunit, shikuesit tė mbretit. Nė ēdo portė kishte derėtarė; kėta nuk patėn nevojė tė largoheshin nga shėrbimi i tyre, sepse Levitėt, vėllezėrit e tyre, kishin pėrgatitur racione pėr ata.

    35:16 Kėshtu atė ditė tėrė shėrbimi i Zotit u pėrgatit pėr tė kremtuar Pashkėn dhe pėr tė ofruar olokauste mbi altarin e Zotit, sipas urdhrit tė mbretit Josia.

    35:17 Bijtė e Izraelit, qė ishin tė pranishėm, e kremtuan atėherė festėn e Pashkės dhe festėn e tė ndormėve shtatė ditė me radhė.

    35:18 Nė Izrael nuk ishte kremtuar njė Pashkė si ajo qė nga koha e profetit Samuel. Asnjė nga mbretėrit e Izraelit nuk kishte kremtuar ndonjėherė njė Pashkė si ajo qė u kremtua nga Josia, me pjesėmarrjen e priftėrinjve, tė Levitėve, tė gjithė Judės dhe tė Izraelit, tė pranishėm bashkė me banorėt e Jeruzalemit.

    35:19 Kjo Pashkė u kremtua nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretėrimit tė Josias.

    35:20 Mbas gjithė kėtyre gjėrave, kur Josia e vuri nė rregull tempullin, Neko, mbret i Egjiptit, doli nė Karkemish mbi Eufrat pėr tė luftuar; dhe Josia u ngrit kundėr tij.

    35:21 Por Neko i dėrgoi lajmėtarė pėr t`i thėnė: "Ēfarė ka midis meje dhe teje, o mbret i Judės? Kėtė herė unė nuk kam ardhur kundėr teje, por kundėr njė shtėpie me tė cilėn ndodhem nė luftė; Perėndia mė ka urdhėruar tė shpejtohem; mos e kundėrshto, pra, Perėndinė qė ėshtė me mua, qė ai tė mos tė tė shkatėrrojė".

    35:22 Por Josia nuk deshi tė tėrhiqet nga ai; por pėr tė luftuar kundėr tij u vesh me rroba tė tjera qė tė mos njihej dhe nuk i dėgjoi fjalėt e Nekos, qė vinin nga goja e Perėndisė. Kėshtu doli tė ndeshet nė luginėn e Megidos.

    35:23 Por disa harkėtarė gjuajtėn kundėr mbretit Josia; atėherė mbreti u tha shėrbėtorėve tė tij: "Mė largoni qė kėtej, sepse jam plagosur rėndė".

    35:24 Shėrbėtorėt e tij e hoqėn nga qerrja e tij, e vunė nė njė qerre tė dytė qė ai kishte dhe e ēuan nė Jeruzalem. Kėshtu ai vdiq dhe u varros nė varrezat e etėrve tė tij. Tėrė Juda dhe Jeruzalemi mbajtėn zi pėr Josian.

    35:25 Jeremia kompozoi njė vajtim pėr Josian; tėrė kėngėtarėt dhe kėngėtaret nė vajtimet e tyre kanė folur pėr Josian deri nė ditėn e sotme; dhe kėto janė bėrė njė zakon nė Izrael; dhe ja, ata janė shkruar nė Vajtimet.

    35:26 Pjesa tjetėr e bėmave tė Josias, veprat e tij tė mira sipas asaj qė ėshtė shkruar nė ligjin e Zotit,

    35:27 veprimet e tij, nga tė parat deri nė tė fundit janė tė shkruara nė librin e mbretėrve tė Izraelit dhe tė Judės.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine