Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2KINGS 17

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    17:1 Nė vitin e dymbėdhjetė tė Ashazit, mbretit tė Judės, Hosea, bir i Elahut, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin dhe e mbajti fronin nėntė vjet.

    17:2 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, por jo si mbretėrit e Izraelit qė qenė para tij.

    17:3 Shalmaneseri, mbret i Asirisė, doli kundėr tij; Hosea u bė kėshtu shėrbėtor i tij dhe i paguante njė haraē.

    17:4 Por mbreti i Asirisė zbuloi njė komplot te Hosea, sepse ky kishte dėrguar lajmėtarė te So, mbret i Egjiptit dhe nuk i sillte mė haraēin mbretit tė Asirisė, siē bėnte zakonisht ēdo vit. Prandaj mbreti i Asirisė e futi nė burg dhe e mbante tė lidhur.

    17:5 Pastaj mbreti i Asirisė pushtoi tėrė vendin, doli kundėr Samarisė dhe e rrethoi gjatė tre vjetve.

    17:6 Nė vitin e nėntė tė Hoseas, mbreti i Asirisė pushtoi Samarinė, i shpėrnguli Izraelitėt nė Asiri dhe i vendosi nė Halah dhe mbi Haborin, lumė i Gozanit, si dhe nė qytetet e Medit.

    17:7 Kjo ndodhi sepse bijtė e Izraelit kishin kryer mėkate kundėr Zotit, Perėndisė tė tyre, qė i kishte nxjerrė nga vendi i Egjiptit duke i ēliruar nga pushteti i Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe kishin nderuar perėndi tė tjera;

    17:8 kėshtu ata kishin ndjekur zakonet e kombeve qė Zoti i kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit dhe ato tė futura nga mbretėrit e Izraelit.

    17:9 Bijtė e Izraelit kishin kryer gjithashtu nė mėnyrė tė fshehtė kundėr Zotit, Perėndisė tė tyre, gjėra jo tė drejta dhe kishin ndėrtuar vende tė larta nė tė gjitha qytetet e tyre, nga kullat e rojes deri nė qytetet e fortifikuara.

    17:10 Kishin ndėrtuar pėr veten e tyre shtylla tė shenjta dhe Asherime mbi ēdo kodėr tė lartė dhe poshtė ēdo druri gjelbėrues;

    17:11 dhe aty, nė tėrė vendet e larta, kishin djegur temjan, ashtu si kishin bėrė kombet qė Zoti kishte dėbuar pėrpara tyre, dhe kishin kryer veprime tė liga, duke shkaktuar zemrimin e Zotit;

    17:12 u kishin shėrbyer gjithashtu idhujve, pėr tė cilėt Zoti u pat thėnė: "Mos bėni njė gjė tė tillė!".

    17:13 Megjithatė Zoti e kishte paralajmėruar Izraelin dhe Judėn me anė tė tė gjithė profetėve dhe tė shikuesve, duke thėnė: "Kthehuni prapa nga rrugėt tuaja tė kėqija dhe respektoni urdhėrimet dhe statutet e mia, sipas tėrė ligjit qė u caktova etėrve tuaj dhe qė ju dėrgova me anė tė shėrbėtorėve tė mi, profetėve".

    17:14 Por ata nuk dėgjuan ēfarė thuhej dhe u bėnė edhe mė kokėfortė, si kishin vepruar etėrit e tyre, qė nuk patėn besim tek Zoti, Perėndia i tyre.

    17:15 Dhe hodhėn poshtė statutet dhe besėlidhjen qė ai kishte lidhur me etėrit e tyre dhe paralajmėrimet qė u kishte dhėnė. Prandaj ndoqėn gjėra tė kota duke u bėrė ata vetė mendjelehtė dhe shkuan pas kombeve qė i rrethonin, qė Zoti i kishte ndaluar t`i imitonin.

    17:16 Kėshtu ata braktisėn tėrė urdhėrimet e Zotit, Perėndisė tė tyre; bėnė dy viēa prej metali tė shkrirė, bėnė njė Asherah, adhuruan tėrė ushtrinė e qiellit dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit;

    17:17 kaluan nėpėr zjarr bijtė dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinė, interpretuan shenjat e kėqija dhe bėnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke shkaktuar zemėrimin e tij.

    17:18 Prandaj Zoti u zemėrua shumė me Izraelin dhe e largoi nga prania e tij; mbeti vetėm fisi i Judės.

    17:19 As Juda nuk i respektoi urdhėrimet e Zotit, Perėndisė tė tij, por ndoqi zakonet e futura nga Izraeli.

    17:20 Prandaj Zoti hodhi poshtė tėrė fisin e Izraelit, i poshtėroi dhe i braktisi nė duart e cubave, deri sa i pėrzuri nga prania e tij.

    17:21 Kur ai e shkėputi Izraelin nga shtėpia e Davidit, ata shpallėn mbret Jeroboamin, birin e Nebatit; pastaj Jeroboami e shmangu Izraelin nga rruga e Zotit dhe e bėri tė kryente njė mėkat tė madh.

    17:22 Kėshtu bijtė e Izraelit ndoqėn tėrė mėkatet e kryera prej Jeroboamit dhe nuk u larguan prej tyre,

    17:23 deri sa Zoti e largoi Izraelin nga prania e tij, ashtu si kishte thėnė me anė tė tėrė profetėve tė tij, shėrbėtorėve tė tij; dhe Izraeli u shpėrngul kėshtu me dhunė nė vendin e Asirisė, ku ndodhet sot e kėsaj dite.

    17:24 Pastaj mbreti i Asirisė solli njerėz nga Babilonia, nga Kuthahu, nga Ava, nga Hamathi dhe nga Sefarvaimi dhe i vendosi nė qytetet e Samarisė nė vend tė bijve tė Izraelit; kėshtu ata futėn nė dorė Samarinė dhe banuan nė qytetet e saj.

    17:25 Por nė fillim tė ngulimit tė tyre atje, ata nuk kishin frikė nga Zoti; prandaj Zoti dėrgoi nė mes tė tyre, disa luanė, tė cilėt vranė disa banorė.

    17:26 Atėherė i thanė mbretit tė Asirisė: "Njerėzit qė ti i ke kaluar dhe vendosur nė Samari nuk njohin ligjin e Perėndisė tė vendit; prandaj ai ka dėrguar nė mes tyre luanė qė i vrasin ata, sepse nuk njohin ligjin e Perėndisė tė vendit".

    17:27 Atėherė mbreti i Asirisė dha kėtė urdhėr, duke thėnė: "Bėni qė tė kthehet njė nga priftėrinjtė qė keni internuar qė andej; ai tė shkojė tė vendoset pranė tyre dhe t`u mėsoj ligjin e Perėndisė tė vendit".

    17:28 Kėshtu njė nga priftėrinjtė, qė ishin internuar nga Samaria, shkoi dhe u vendos nė Bethel dhe u mėsoi atyre si duhet t`i druheshin Zotit.

    17:29 Megjithatė, tėrė kėto kombe vazhduan tė bėjnė perėnditė e tyre dhe i vendosėn nė tempujt e vendeve tė larta qė kishin ndėrtuar Samaritanėt, ēdo komb nė qytetin ku banonte.

    17:30 Ata tė Babilonisė bėnė Sukoth-Benothin, ata tė Kuthit Nergalin, ata tė Hamathit Ashiman;

    17:31 ata tė Avas bėnė Nibhazin dhe Tartakun; dhe ata tė Sefarvaimit i digjnin bijtė e tyre pėr nder tė Adramelekut dhe tė Anamelekut, perėndi tė Sefarvaimit.

    17:32 Ata kishin frikė nga Zoti, por zgjodhėn priftėrinj tė vendeve tė larta tė ardhur nga ēdo klasė dhe qė ofronin flijime pėr ta nė tempujt e vendeve tė larta.

    17:33 Kėshtu ata kishin frikė nga Zoti dhe u shėrbenin perėndive tė tyre, sipas zakoneve tė kombeve nga tė cilat qenė shpėrngulur.

    17:34 Edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė ndjekin zakonet e vjetra; nuk kanė frikė nga Zoti dhe nuk veprojnė sipas statuteve dhe urdhėrimeve tė tij dhe as sipas ligjeve dhe urdhėrimeve qė Zoti u kishte dhėnė bijve tė Jakobit, tė quajtur prej tij Izrael.

    17:35 Me ta nė fakt Zoti kishte vendosur dhe u kishte urdhėruar: "Mos kini frikė nga perėndi tė tjera, mos bini pėrmbys para tyre, mos u shėrbeni dhe mos u ofroni flijime,

    17:36 por kini frikė nga Zoti, qė ju bėri tė dilni nga vendi i Egjiptit me fuqi tė madhe dhe me krahun e tij tė shtrirė; para tij bini pėrmbys dhe atij i ofroni flijime.

    17:37 Kini kujdes tė zbatoni gjithnjė statutet, dekretet, ligjin dhe urdhėrimet qė ai shkroi pėr ju; por mos kini frikė nga perėnditė e tjera.

    17:38 Mos harroni besėlidhjen qė kam lidhur me ju dhe mos kini frikė nga perėndi tė tjera;

    17:39 por kini frikė nga Zoti, Perėndia juaj, dhe ai do t`ju ēlirojė nga duart e tėrė armiqve tuaj".

    17:40 Por ata nuk e dėgjuan dhe vazhduan pėrkundrazi tė ndjekin zakonet e tyre tė lashta.

    17:41 Kėshtu kėto kombe kishin frikė nga Zoti dhe u shėrbenin idhujve tė tyre. Edhe bijtė e tyre dhe bijtė e bijve tė tyre kanė vazhduar tė veprojnė deri mė sot siē kanė vepruar etėrit e tyre.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine