Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2SAMUEL 8

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    8:1 Pas kėtyre gjėrave, Davidi i mundi Filistejtė, i poshtėroi dhe u hoqi nga dora qytetin e tyre mė tė rėndėsishėm.

    8:2 Mundi edhe Moabitėt dhe i mati me litar, mbasi i shtriu pėr tokė. Me dy litarė mati ata qė duhet tė vriteshin dhe me njė litar tė plotė ata qė do tė mbeteshin tė gjallė. Kėshtu Moabitėt u bėnė nėnshtetas dhe taksapagues tė Davidit.

    8:3 Davidi mundi edhe Hadadezerin, birin e Rehobit, mbret tė Tsobahut, ndėrsa ai shkonte tė rivendoste sundimin e tij gjatė lumit Eufrat.

    8:4 Davidi i mori njėmijė e gjashtėqind kalorės dhe njėzet mijė kėmbėsorė. Ai u preu gjithashtu leqet e kėmbėve tėrė kuajve, por la mjaft prej tyre pėr njėqind qerre.

    8:5 Kur Sirėt e Damaskut erdhėn pėr tė ndihmuar Hadadezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njėzet e dy mijė prej tyre.

    8:6 Pastaj Davidi vendosi garnizone nė Sirinė e Damaskut dhe Sirėt u bėnė nėnshtetas dhe taksapagues tė Davidit; Zoti e mbronte Davidin kudo qė shkonte.

    8:7 Davidi mori monedhat prej ari qė shėrbėtorėt e Hadadezerit kishin me vete dhe i ēoi nė Jeruzalem.

    8:8 Mbreti David mori edhe njė sai tė madhe bronzi nė Betah dhe nė Berothai, qytete tė Hadedezerit.

    8:9 Kur Toi, mbret i Hamathit, mėsoi qė Davidi kishte mundur tėrė ushtrinė e Hadedezerit,

    8:10 i dėrgoi mbretit David tė birin Joram, pėr ta pėrshėndetur dhe pėr ta bekuar, sepse i kishte bėrė luftė Hadedezerit dhe e kishte mundur. Nė fakt Hadedezeri ishte gjithnjė nė luftė me Toin; Jorami kishte me vete enė argjendi, ari dhe bronzi.

    8:11 Mbreti David ia shenjtėroi edhe kėto Zotit, ashtu siē i kishte shenjtėruar atij argjendin dhe arin qė vinte nga kombet qė kishte nėnshtruar:

    8:12 nga Sirėt, nga Moabitėt, nga Amonitėt, nga Filistejtė nga Amalekitėt dhe nga plaēka e Hadedezerit, birit tė Rehobit, mbret i Tsobahut.

    8:13 Davidi i bėri emėr vetes kur u kthye, mbasi kishte mundur tetėmbėdhjetė mijė Sirė nė luginėn e Kripės.

    8:14 Vendosi garnizone edhe nė Idumea; kėshtu tėrė Idumea dhe tėrė Edomitėt u bėnė nėnshtetas tė Davidit; dhe Zoti e mbronte Davidin kudo qė shkonte.

    8:15 Kėshtu Davidi mbretėroi mbi tėrė Izraelin, duke dhėnė vendime dhe duke administruar drejtėsinė tėrė popullit tė tij.

    8:16 Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisė; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;

    8:17 Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin priftėrinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;

    8:18 Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i Kerethejve dhe i Pelethejve, dhe bijtė e Davidit ishin ministra.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine