Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2SAMUEL 9

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    9:1 Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjė nga shtėpia e Saulit, ndaj tė cilit mund tė sillem mirė pėr hir tė Jonathanit?".

    9:2 Kishte njė shėrbėtor nė shtėpinė e Saulit, qė quhej Tsiba, dhe atė e ēuan te Davidi. Mbreti i tha: "Ti je Tsiba?". Ai u pėrgjigj: "Jam shėrbėtori yt".

    9:3 Pastaj mbreti pyeti: "A ka njeri tjetėr tė shtėpisė sė Saulit, tė cilit mund t`i kushtoj mirėsinė e Perėndisė?". Tsiba iu pėrgjigj mbretit: "Éshtė akoma njė djalė i Jonatanit, qė ėshtė sakat nga kėmbėt".

    9:4 Mbreti i tha: "Ku ėshtė?". Tsiba iu pėrgjigj mbretit: "Éshtė nė shtėpinė e Makirit, birit tė Amielit, nė Lodebar".

    9:5 Atėherė mbreti David dėrgoi ta marrė nga shtėpia e Makirit, birit tė Amielit, nė Lodebar.

    9:6 Kėshtu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė. Davidi i tha: "Mefibosheth!". Ai u pėrgjigj: "ja shėrbėtori yt!".

    9:7 Davidi i tha: "Mos ki frikė, sepse kam ndėr mend tė sillem mirė me ty pėr dashurinė qė kisha pėr Jonatanin, atin tėnd; do tė tė kthej tėrė tokat e Saulit, tė parit tėnd, dhe ti do tė hash gjithnjė nė tryezėn time".

    9:8 Mefiboshethi ra pėrmbys dhe tha: "Ē`ėshtė shėrbėtori yt, qė ti tė pėrfillėsh njė qen tė ngordhur si unė?".

    9:9 Atėherė mbreti thirri Tsiban, shėrbėtorin e Saulit, dhe i tha: "Tėrė ato qė i pėrkisnin Saulit dhe tėrė shtėpisė sė tij, po ia jap birit tė zotėrisė tėnd.

    9:10 Kėshtu, pra, bashkė me bijtė dhe shėrbėtorėt e tu, do tė punosh tokėn pėr tė dhe do tė mbledhėsh prodhimet e saj, me qėllim qė i biri i zotėrisė tėnd tė ketė bukė pėr tė ngrėnė; por Mefiboshethi, bir i zotėrisė tėnd do tė hajė gjithnjė nė tryezėn time". Tsiba kishte pesėmbėdhjetė bij dhe njėzet shėrbėtorė.

    9:11 Tsiba i tha mbretit: "Shėrbėtori yt do tė bėjė tė gjitha ato qė mbreti, zotėria im, i urdhėron shėrbėtorit tė tij". Kėshtu Mefiboshethi hante nė tryezėn e Davidit si njė nga bijtė e mbretit.

    9:12 Mefiboshethi kishte njė djalė tė vogėl qė quhej Mika; dhe tėrė ata qė rrinin nė shtėpinė e Tsibas ishin shėrbėtorė tė Mefiboshethit.

    9:13 Mefiboshethi banonte nė Jeruzalem, sepse hante gjithnjė nė tryezėn e mbretit. Ishte sakat nga tė dy kėmbėt.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine