Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EZEKIEL 29

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    29:1 Vitin e dhjetė, nė muajin e dhjetė, ditėn e dymbėdhjetė tė muajit, fjala e Zotit m`u drejtua duke thėnė:

    29:2 "Bir njeriu, kthe fytyrėn tėnde kundėr Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe profetizo kundėr tij dhe kundėr tėrė Egjiptit.

    29:3 Fol dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ja, unė jam kundėr teje, o Faraon, mbret i Egjiptit, dragua i madh, qė rri nė mes tė lumenjve tė tu dhe qė ke thėnė: "Lumi im ėshtė imi dhe e kam bėrė unė vetė".

    29:4 Do tė vendos gremēa nė nofullat e tua dhe do tė bėj qė peshqit e lumenjve tė tu tė ngjiten nė luspat e tua; pastaj do tė tė bėj tė dalėsh nė mes tė lumenjve tė tu dhe gjithė peshqit e lumenjve tė tua do tė ngjiten me luspat e tu.

    29:5 Do tė tė hedh nė shkretėtirė, ty dhe tėrė peshqit e lumenjve tė tu, dhe do tė biesh nė fushė tė hapur, nuk do tė tė varrosin as nuk do tė mbledhėn; do tė tė jap si ushqim kafshėve tė tokės dhe shpendėve tė qiellit.

    29:6 Atėherė tėrė banorėt e Egjiptit do tė pranojnė qė unė jam Zoti, sepse kanė qenė pėr shtėpinė e Izraelit si njė mbėshtetje prej kallami.

    29:7 Kur tė kanė kapur pėr dore, je thyer dhe u ke copėtuar atyre gjithė shpatullėn; kur u mbėshtetėn te ti, u theve dhe ke bėrė tė tronditen tėrė ijėt e tyre".

    29:8 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė do tė sjell mbi ty shpatėn dhe do tė shkatėrroj mes teje njerėz dhe kafshė;

    29:9 kėshtu vendi i Egjiptit do tė bėhet njė mjerim dhe njė shkreti, dhe do tė pranojnė qė unė jam Zoti, sepse ai ka thėnė: "Lumi ėshtė imi dhe e kam bėrė unė vetė".

    29:10 Prandaj ja, unė jam kundėr teje dhe lumit tėnd; do ta katandis vendin e Egjiptit nė njė mjerim tė plotė dhe nė shkreti nga Migdoli deri nė Sienė, deri nė kufijtė me Etiopinė.

    29:11 Nuk do tė kalojė asnjė kėmbė njeriu, as do tė kalojė ndonjė kėmbė kafshe, dhe nuk do tė banohet pėr dyzet vjetė me radhė.

    29:12 Do tė bėj vendin e Egjiptit njė shkreti midis vendeve tė shkretuara, dhe qytetet e tij do tė jenė njė shkreti pėr dyzet vjet, nė mes tė qyteteve tė shkatėrruara; do t`i shpėrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t`i hedh nėpėr vende tė ndryshme".

    29:13 Megjithatė kėshtu thotė Zoti, Zoti. "Nė fundin e dyzet vjetėve unė do t`i bashkoj Egjiptasit ndėr popujt nėpėr tė cilėt ishin shpėrndarė.

    29:14 Do t`i riēoj Egjiptasit nė shtėpi nga robėria dhe do t`i bėj qė tė kthehen nė vendin e Pathrosit, nė vendlindjen e tyre, dhe atje do tė jenė njė mbretėri e pėrulur.

    29:15 Do tė jetė mė e pėrulura midis mbretėrive dhe nuk do tė ngrihet mė mbi kombet; do tė pakėsoj numrin e tyre, me qėllim qė tė mos sundojė mė mbi kombet.

    29:16 Ai nuk do tė jetė mė burim besimi pėr shtėpinė e Izraelit, por do t`u kujtojė fajin kur u drejtoheshin pėr ndihmė. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti, Zoti".

    29:17 Nė vitin e njėzeteshtatė, nė muajin e parė, ditėn e parė tė muajit, ndodhi qė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

    29:18 "Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, e vuri ushtrinė e tij nė njė shėrbim tė rėndė kundėr Tiros; ēdo kokė ėshtė bėrė e shogėt dhe ēdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kanė nxjerrė nga Tiro ndonjė shpėrblim pėr mundin qė kanė bėrė kundėr tij".

    29:19 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė i jap Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, vendin e Egjiptit; ai do tė marrė pasuritė e tij; ai do tė marrė me vete robėr dhe do ta plaēkitė; dhe ky do tė jetė shpėrblimi pėr ushtrinė e tij.

    29:20 Pėr mundin qė ke bėrė kundėr tij unė i jap vendin e Egjiptit, sepse kanė punuar pėr mua", thotė Zoti, Zoti.

    29:21 "Atė ditė unė do ta rilind fuqinė e shtėpisė sė Izraelit dhe do tė hap gojėn tėnde nė mes tė tyre. Atėherė ata do tė pranojnė qė unė jam Zoti".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine