Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EZEKIEL 48

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    48:1 Kėto janė emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatė rrugės sė Hethlonit, nė hyrje tė Hamathit deri nė Hatsar-Enon, nė kufi me Damaskun nė veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri nė krahun perėndimor: njė pjesė pėr Danin.

    48:2 Nė kufirin e Danit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Asherin;

    48:3 Nė kufirin e Asherit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Neftalin.

    48:4 Nė kufirin e Asherit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Manasin.

    48:5 Nė kufirin e Manasit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Efraimin.

    48:6 Nė kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Rubenin.

    48:7 Nė kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Judėn.

    48:8 Nė kufirin e Judės, nga kufiri lindor deri nė kufirin perėndimor, do tė jetė pjesa e vendit qė do ta ofroni si dhuratė, e gjerė njėzet e pesėmijė kubitė dhe e gjatė sa pjesėt e tjera, nga kufiri lindor deri nė kufirin perėndimor; nė mes tė saj do tė jetė shenjtėrorja.

    48:9 Pjesa qė do t`i ofroni si dhuratė Zotit do tė ketė njė gjatėsi prej njėzet e pesėmijė kubitė dhe njė gjerėsi prej dhjetėmijė kubitė.

    48:10 Kjo pjesė e shenjtė do t`u pėrkasė priftėrinjve; njėzet e pesėmijė kubitė gjatėsi nė veri, dhjetėmijė gjerėsi nė perėndim, dhjetėmijė gjerėsi nė lindje dhe njėzet e pesėmijė gjatėsi nė jug; nė mes tė saj do tė jetė shenjtėrorja e Zotit.

    48:11 Ajo do t`u pėrkasė priftėrinjve tė shenjtėruar, ndėr bijtė e Tsadokut, qė mė kanė shėrbyer dhe qė nuk devijuan kur devijuan bijtė e Izraelit, dhe ashtu si devijuan pėrkundrazi Levitėt.

    48:12 Pjesa qė do t`u ofrohet atyre do tė merret nga pjesa e ofruar dhuratė e vendit, njė gjė shumė e shenjtė, pranė territorit tė Levitėve.

    48:13 Pėrballė territorit tė priftėrinjve, Levitėt do tė kenė njė sipėrfaqe prej njėzet e pesėmijė kubitė gjatėsi dhe dhjetėmijė gjerėsi; tėrė gjatėsia do tė jetė njėzet e pesėmijė kubitė dhe gjerėsia dhjetėmijė.

    48:14 Ata nuk do tė mund as ta shesin as ta kėmbejnė; nuk do tė mund ta shkėputin pjesėn mė tė mirė tė vendit, sepse ėshtė e shenjtė pėr Zotin.

    48:15 Pesėmijė kubitėt e gjerėsisė qė do tė mbeten pėrballė njėzet e pesė mijėve, do tė caktohen pėr pėrdorim profan pėr qytetin, pėr banesa dhe pėr toka pėr kullotė; qyteti do tė jetė nė mes.

    48:16 Pėrmasat e tij do tė jenė kėto: ana veriore do tė jetė katėrmijė e pesėqind kubitė, ana jugore katėrmijė e pesėqind, ana lindore katėrmijė e pesėqind, ana perėndimore katėrmijė e pesėqind.

    48:17 Tokat pėr kullotė tė qytetit do tė jenė: dyqind e pesėdhjetė kubitė nė veri, dyqind e pesėdhjetė nė jug, dyqind e pesėdhjetė nė lindje dhe dyqind e pesėdhjetė nė perėndim.

    48:18 Kusuri i gjatėsisė, gjatė pjesės sė shenjtė tė ofruar si dhuratė, do tė jetė dhjetėmijė kubitė nė lindje dhe dhjetėmijė nė perėndim; ajo do tė jetė pranė pjesės sė shenjtė tė ofruar si dhuratė, dhe prodhimet e saj do tė shėrbejnė si ushqim pėr punonjėsit e qytetit.

    48:19 Punonjėsit e qytetit, qė do ta punojnė, do tė vijnė nga tė gjitha fiset e Izraelit.

    48:20 Gjithė pjesa e ofruar si dhuratė do tė jetė njėzet e pesėmijė kubitė pėr njėzet e pesėmijė, njė katror i pėrsosur. Ju do tė ofroni, si zotėrim tė qytetit, pjesėn e shenjtė tė ofruar si dhuratė.

    48:21 Kusuri do tė jetė i princit; nga njėra anė dhe nga ana tjetėr e pjesės sė shenjtė tė ofruar si dhuratė dhe tė zotėrimit tė qytetit, ballė njėzet e pesėmijė kubitėve tė pjesės sė ofruar si dhuratė deri nė kufirin lindor, dhe nė perėndim ballė njėzet e pesėmijė kubitėve nė drejtim tė kufirit perėndimor pėrbri pjesėve tė fiseve; kjo do tė jetė e princit; pjesa e shenjtė e ofruar si dhuratė dhe shenjtėrorja do tė jenė nė mes.

    48:22 Kėshtu, duke pėrjashtuar zotėrimin e Levitėve dhe zotėrimin e qytetit qė gjenden nė mes tė asaj qė i pėrket princit, sipėrfaqja midis kufirit tė Judės dhe kufirit tė Beniaminit do t`i pėrkasė princit.

    48:23 Pėr kusurin e fiseve, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Beniaminin.

    48:24 Nė kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Simeonin.

    48:25 Nė kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Isakarin.

    48:26 Nė kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Zabulonin.

    48:27 Nė kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Gadin.

    48:28 Nė kufirin e Gadit, nga ana jugore nė drejtim tė jugut, kufiri do tė shkojė nga Tamari nė ujėrat e Meribahut afėr Kadeshit, dhe pastaj gjatė Detit tė Madh.

    48:29 Ky ėshtė vendi qė do t`u ndani me short nė trashėgimi fiseve tė Izraelit, dhe kėto janė pjesėt", thotė Zoti, Zoti.

    48:30 "Kėto janė daljet e qytetit: nga ana veriore do tė maten katėrmijė e pesėqind kubitė.

    48:31 Portat e qytetit do tė mbajnė emrat e fiseve tė Izraelit; nė veri do tė ketė tri porta: njė portė pėr Rubenin, njė portė pėr Judėn dhe njė portė pėr Levin.

    48:32 Nga ana lindore, katėrmijė e pesėqind kubitė dhe tri porta: njė portė pėr Jozefin, njė portė pėr Beniaminin dhe njė portė pėr Danin.

    48:33 Nga ana jugore, katėrmijė e pesėqind kubitė dhe tri porta: njė portė pėr Simeonin, njė portė pėr Isakarin dhe njė portė pėr Zabulonin.

    48:34 Nga ana perėndimore, katėrmijė e pesėqind kubitė dhe tri porta: njė portė pėr Gadin, njė portė pėr Asherin dhe njė portė pėr Neftalin.

    48:35 Gjithė perimetri do tė jetė tetėmbėdhjetėmijė kubitė. Prej kėsaj ditė emri i qytetit do tė jetė: "Zoti ėshtė atje"".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine