Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EZRA 7

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    7:1 Mbas kėtyre gjėrave, nėn mbretėrimin e Artasersit, mbretit tė Persisė, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,

    7:2 bir i Shalumit, biri i Tsadokut, bir i Ahitubit,

    7:3 bir i Amariahut, bir i Azarias, bir i Merajothit,

    7:4 bir i Zerajahut, bir i Uzit, bir i Bukit,

    7:5 bir i Abishuas, bir i Finehasit, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, kryeprift;

    7:6 ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte njė shkrues kompetent nė ligjin e Moisiut tė dhėnė nga Zoti, Perėndia i Izraelit. Mbreti i dha tė gjitha ato qė ai kėrkoi, sepse dora e Zotit, Perėndisė tė tij, ishte mbi tė.

    7:7 Nė vitin e shtatė tė mbretit Artasersit, ngjitėn gjithashtu nė Jeruzalem disa nga bijtė e Izraelit dhe tė priftėrinjve, Levitė, kėngėtarė, derėtarė dhe Nethinej.

    7:8 Ezdra arriti nė Jeruzalem nė muajin e pestė, qė ishte viti i shtatė i mbretit.

    7:9 Ai e filloi udhėtimin e tij nga Babilonia ditėn e parė tė muajit tė parė dhe arriti nė Jeruzalem ditėn e parė tė muajit tė pestė, sepse dora mirėbėrėse e Perėndisė tė tij ishte mbi tė.

    7:10 Nė tė vėrtetė Ezdra i ishte kushtur me gjithė zemėr tė studjonte ligjin e Zotit, ta zbatonte nė praktikė dhe tė mėsonte nė Izrael statutet dhe dekretet.

    7:11 Ja kopja e letrės qė mbreti Artasers i dorėzoi priftit Ezdra, shkruesit, njė shkrues kompetent nė urdhėrimet e Zotit dhe nė statutet e tij e dhėna Izraelit.

    7:12 "Artasersi, mbret i mbretėrve, priftit Ezdra, shkruesit kompetent nė ligjin e Perėndisė tė qiellit. Pėrshėndetje, e tė tjera.

    7:13 Unė kam nxjerrė njė dekret sipas tė cilit kushdo nga populli i Izraelit dhe nga priftėrinjtė e tij dhe nga Levitėt e mbretėrisė sime qė ka vendosur lirisht tė shkojė nė Jeruzalem, mund tė vijė me ty.

    7:14 Nė tė vėrtetė ti je dėrguar nga ana e mbretit dhe nga shtatė kėshilltarėt e tij pėr tė bėrė hulumtime nė Judė dhe nė Jeruzalem mbi ligjin e Perėndisė tėnd, qė ėshtė nė duart e tua,

    7:15 dhe pėr t`i ēuar argjendin dhe arin qė mbreti dhe kėshilltarėt e tij ia kanė ofruar spontanisht Perėndisė tė Izraelit, banesa e tė cilit ėshtė nė Jeruzalem,

    7:16 dhe tėrė argjendin dhe arin qė mund tė gjesh nė tėrė krahinėn e Babilonisė, sė bashku me ofertėn vullnetare, qė bėhen nė mėnyrė spontane nga populli dhe nga priftėrinjtė pėr shtėpinė e Perėndisė tė tyre nė Jeruzalem.

    7:17 Prandaj me kėto para ti do tė kujdesesh tė blesh dema, desh dhe qengja me ofertat e tyre tė ushqimit dhe tė libacioneve, dhe do t`i ofrosh mbi altarin e shtėpisė sė Perėndisė tuaj qė ėshtė nė Jeruzalem.

    7:18 Sa pėr pjesėn tjetėr tė argjendit dhe tė arit, do tė bėni atė qė tė duket e mirė ty dhe vėllezėrve tė tu, sipas vullnetit tė Perėndisė tuaj.

    7:19 Edhe veglat qė tė janė dhėnė pėr shėrbimin e shtėpisė sė Perėndisė tėnd, vendosi pėrsėri pėrpara Perėndisė tė Jeruzalemit.

    7:20 Pėr ēfarėdo lloj nevoje tjetėr tė shtėpisė sė Perėndisė tėnd qė tė takon ty ta plotėsosh, do ta plotėsosh me shpenzimet e thesarit mbretėror.

    7:21 Unė, mbreti Artasers, urdhėroj tė gjithė arkėtarėt e krahinės matanė Lumit: gjithēka qė do tė kėrkojė prifti Ezdra, shkruesi i ligjit tė Perėndisė tė qiellit, t`i plotėsohen menjėherė,

    7:22 deri nė njėqind talenta argjendi, njėqind kore gruri, njėqind bate vere dhe njėqind bate vaji dhe kripė nė sasi tė pakufizuar.

    7:23 Tėrė ato qė janė urdhėruar nga Perėndia i qiellit tė zbatohen me zell pėr shtėpinė e Perėndisė tė qiellit. Pse zemėrimi duhet tė bjerė mbi mbretėrinė e mbretit dhe tė bijve tė tij?

    7:24 Pėrveē kėsaj ju njoftojmė se nuk ėshtė e lejueshme tė merren haraēe, tatime ose taksa kalimi nga asnjė prej priftėrinjve, Levitėve, kėngėtarėve, derėtarėve, Nethinejve dhe shėrbėtorėve tė kėsaj shtėpie tė Perėndisė.

    7:25 Dhe ti, o Ezdra, sipas diturisė sė Perėndisė tėnd qė ti zotėron, cakto zyrtarė dhe gjyqtarė qė t`i sigurojnė drejtėsinė tėrė popullit qė ndodhet nė krahinėn matanė Lumit, gjithė atyre qė njohin ligjet e Perėndisė tėnd; dhe ua mėso atyre qė nuk i njohin.

    7:26 Dhe ai qė nuk respekton ligjin e Perėndisė tėnd dhe ligjin e mbretit t`i jepet menjėherė gjyqit, ose me vdekje, ose me dėbim ose me konfiskimin e pasurisė ose me burgim".

    7:27 I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i etėrve tanė, qė i ka shtėnė njė gjė tė tillė zemrės sė mbretit, qė tė zbukurojė shtėpinė e Zotit qė ėshtė nė Jeruzalem,

    7:28 dhe mė bėri tė gėzoj favoret te mbreti, kėshilltarėt e tij dhe tė tėrė princat e fuqishėm mbretėrorė. Kėshtu e ndjeva veten tė trimėruar, sepse dora e Zotit, Perėndisė tim, ishte mbi mua, dhe mblodha krerėt e Izraelit qė tė niseshin me mua.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine