Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - GENESIS 38

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    38:1 Por nė atė kohė ndodhi qė Juda la vėllezėrit e tij dhe shkoi tė rrijė me njė burrė nga Adullami, qė quhej Hirah.

    38:2 Kur Juda pa vajzėn e njė burri Kananean tė quajtur Shua e mori pėr grua dhe u bashkua me tė.

    38:3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi njė bir, qė ajo e quajti Er.

    38:4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi njė bir, qė ai e quajti Onan.

    38:5 Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė bir, tė cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte nė Kecib kur ajo lindi.

    38:6 Pastaj Juda i dha Erit tė parėlindurit tė tij, njė grua tė quajtur Tamara.

    38:7 Por Eri, i parėlinduri i Judės, ishte i keq nė sytė e Zotit dhe Zoti e bėri tė vdesė.

    38:8 Atėherė Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vėllait tėnd, martohu me tė dhe krijoi trashėgimtarė vėllait tėnd".

    38:9 Por Onani, duke ditur se kėta pasardhės nuk kishin pėr tė qėnė tė vetėt, kur bashkohej me gruan e tė vėllait, e hidhte farėn e tij pėrtokė pėr tė mos i dhėnė pasardhės vėllait tė tij.

    38:10 Kjo nuk i pėlqeu Zotit, qė e bėri tė vdesė edhe atė.

    38:11 Atėherė Juda i tha Tamarės, nuses sė birit tė tij: "Rri si e ve nė shtėpinė e atit tėnd, deri sa biri im Shelah tė rritet". Sepse mendonte: "Kam frikė se edhe ai ka pėr tė vdekur si vėllezėrit e tij". Kėshtu Tamara u nis dhe banoi nė shtėpinė e tė atit.

    38:12 Mbas njė kohe tė gjatė vdiq gruaja e Judės, qė ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinė, Juda u ngjit tek ata qė qethnin delet e tij nė Timnah bashkė me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.

    38:13 Kėtė e mori vesh Tamara dhe asaj i thanė: "Ja, vjehrri yt po ngjitet nė Timnah pėr tė qethur delet e tij".

    38:14 Atėherė ajo hoqi rrobat e saj tė vejėrisė, u mbulua me njė velo dhe u mbėshtoll e tėra; pastaj u ul te porta e Enaimit, qė ndodhet nė rrugėn drejt Timnahut; nė fakt ajo kishte parė qė Shelahu ishte rritur mė nė fund, por ajo nuk i ishte dhėnė pėr grua.

    38:15 Sa e pa Juda mendoi qė ajo ishte prostitutė, sepse e kishte fytyrėn tė mbuluar.

    38:16 Prandaj ai iu afrua asaj nė rrugė dhe i tha: "Lėrmė tė hyj te ti". Nė tė vėrtetė nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit tė tij. Ajo iu pėrgjegj: "Ēfarė do tė mė japėsh pėr tė hyrė tek unė?"

    38:17 Atėherė ai i tha: "Do tė tė dėrgoj njė kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti: "A mė jep njė peng deri sa tė ma dėrgosh?".

    38:18 Ai i tha: "Ēfarė pengu duhet tė tė jap?". Ajo u pėrgjegj: "Vulėn tėnde, kordonin tėnd dhe bastunin qė ke nė dorė". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me tė.

    38:19 Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi pėrsėri rrobat e saj tė vejėrisė.

    38:20 Por Juda i dėrgoi kecin me anė tė mikut tė tij, Adulamitit, pėr tė rimarė pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atė.

    38:21 Atėherė pyeti njerėzit vendas duke thėnė: "Ku ėshtė ajo prostitutė qė rrinte nė Enaim, nė rrugė?". Ata u pėrgjigjėn: "Nuk ka pasur asnjė prostitutė kėtu".

    38:22 Kėshtu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veē kėsaj vendasit mė thanė: "Nuk ka pasur asnjė prostitutė kėtu"".

    38:23 Atėherė Juda tha: "Le ta mbajė, pra, pengun qė i dhashė, sepse nuk duam tė mbulohemi me turp. Ja, unė i dėrgova kėtė kec dhe ti nuk e gjete".

    38:24 Tre muaj mė vonė erdhėn dhe i thanė Judės: "Tamara, nusja e birit tėnd, ėshtė bėrė prostitutė; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrė". Atėherė Juda u tha: "Nxirreni jashtė dhe digjeni!".

    38:25 Ndėrsa po e nxirrnin jashtė, ajo i ēoi fjalė tė vjehrrit: "Njeriu tė cilit i pėrkasin kėto sende, mė la me barrė". Pastaj tha: "Shiko nė se mund tė dallosh tė kujt janė kėto sende: vula, kordoni dhe bastuni".

    38:26 Juda i njohu dhe i tha: "Ajo ėshtė mė e drejtė se unė, se unė nuk ia dhashė Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati mė marrėdhėnie me tė.

    38:27 Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte nė bark dy binjakė.

    38:28 Ndėrsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtė njė dorė dhe mamia e kapi dhe i lidhi njė fije tė kuqe flakė, duke thėnė: "Ky doli i pari".

    38:29 Por ai e tėrhoqi dorėn e tij, dhe ja qė doli jashtė vėllai i tij. Atėherė mamia tha: "Si ia ēave rrugėn vetes?". Pėr kėtė arėsye u quajt Perets.

    38:30 Pastaj doli vėllai i tij, qė kishte rreth dorės fijen ngjyrė tė kuqe flakė; dhe u quajt Zerah.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine